Falja e detyrimeve për rreth 88.360 drejtues automjetesh që janë debitorë ndaj shtetit pasi nuk kanë paguar taksat vjetore për një kohë të gjatë, pritet të bëhet në Janar 2016.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën me dije se në arkivin kombëtar rezulton se ky numër drejtuesish automjetesh nuk ka kryer asnjë veprim, nuk ka paguar taksa apo shërbime të tjera në lidhje me mjetin, që nga data 1.11.1999 . Drejtoria bën me dije se këtyre mjeteve në zbatim të ligjit të faljes të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010, por duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim , ata mbeten debitorë për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura për vitet 2011-2015.
Nga një përllogaritje e përafërt, vlera e taksës për një vit është rreth 939 milion lekë, ndërsa për pese vite është rreth 4.7 miliardë lekë. Burime nga ky dikaster, bëjnë me dije se sinjalet nga ana e qeverisë janë pozitive, dhe pritet një vendim përfundimtar, transmeton Scan.
Aktualisht, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndërprerë shërbimet për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar borxhet e prapambetura, duke mos u mundësuar atyre tërheqjen e lejeve të qarkullimit dhe patentave ndërkombëtare, marrjen e vërtetimeve nga tatimet, si dhe shërbimeve të tjera, me qëllim mbledhjen e saj.
Por ky mision duket i pamundur, pasi këta debitorë edhe pas amnistisë, kanë ndjekur të njëjtën rrugë duke mos i paguar detyrimet, të cilat shtohen çdo vit, duke bërë që borxhi i tyre me shtetin të thellohet. Një pjesë e mirë e këtyre mjeteve mund të mos jenë fare ekzistente, mund të jenë çuar për skrap apo kanë dalë nga qarkullimi, por detyrimi vijon për shkak të mos çregjistrimit.
Ligji duhet korigjuar, kur nje qytetar nuk e perterin lejen vjetore do te thote se ky qytetar nuk do te qarkulloj me me mjet, atehere pse duhet te vazhdoje detyrimi? Ky eshte shantazh ndaj qytetareve. Shteti dhe ligji shume mire mund te parashikoje ne ligje qe ne se nuk paguan lejen vjetore por ne fakt dele me mjet ne qarkullim ketu gjoba duhet te jete shume e larte. Shteti nuk mund t’i mbaje klient me detyrim. Eshte pak a shume si faturat elektrike kur qytetari nuk paguan faturen e radhes operatori shperndarjes i pret rrymen, e megjithese nderprerja e rrymes vazhdon me muaj te tere qytetarit i vjene fatura cdo muaj si abonent i elektrikut, megjithese praktikisht ai nuk do me rryme elektrike,por operatori shperndarjes nuk ja cfuqizon kontraten me pretekstin se eshte debitor,kur ai debitor duhet te jete deri ne momentin qe operatori shperndarjes i pret rrymen, por ama ne kete forme qe aplikohet qytetari vazhdon te thelloje debin jo per faje te tij,por per faj te ligjeve qe jo vetem nuk mbrojne konsumatorin por jane kunder tyre,
ajde shtet rrempalle ajde amisti per taksat e mjeteve, amisti per taksat e bizneseve .amisti per dritat amisti per ujin d m th ata qe i paguajne ne rregull qenka budallenje
normal qe do shtohen pasi me keto amisti shteti i inkurajon njerezit qe te mos paguajne
Bekim nuk e ke kuptuar perse flitet.
Mjetet ne fjale faktikisht nuk ekzistojne, nuk kane paguar taksat para vitit 2010 sepse pronaret i kane hedhur. Cfare ka per tu falur ketu? Keto mjete nxiren jashte qarkullimit automatikisht. Pronaret, ne se jane gjalle, detyrohen te dorezojne targat. Me kete ligj ju hiqet e drejta e rinxjerrjes ne qarkullim perfundimisht.
Keto mjete, jo vetem nuk kane perfituar gje nga shteti, por perkundrazi, per arsye ekonomike a shendetsore te pronareve, apo teknike te mjeteve, kane çuar dem pagesen e kryer per çdoganimin dhe venien ne qarkullim te mjeteve.
Nje ore e me pare te pastrohet regjistri nga mjete inekzistente.