Ministria e Financave ka shpallur nisjen e një lotarie me faturat e TVSH-së me të cilat mund të shpërblehet kujt I bie bingo. Me një fjalë do të kemi dhe taksa, edhe shou, por edhe ankth. Por si është procedura dhe si mund të fitohet le të ndjekim kronikën e gazetares Teuta Shamku
Loja promocionale e kuponit tatimor për shumë qytetarë është parë si një shpresë për të fituar para. Por pak prej tyre dinë detajet e lojës dhe rregullat që i kualifikon ata për tu bërë pjesë e kësaj lotarie.
Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve janë institucionet organizatore të lojës promocionale. Ndonëse tatimet janë instucioni përgjegjes për mbikqyrjen e kasave fiskale dhe kuponave tatimorë, ende prej këtij institucioni nuk ka asnjë prononcim lidhur me organizimin e lojës, kontrollin e kuponave, sistemin e përgjedhjes së fituesve.
Drejtuesit e Financave kanë deklaruar se do të përdoret një sistem interneti për përgjedhjen e fituesve, por asgjë e qartë nuk është thënë se cfarë sistemi interneti do të përdoret, ai aktual i tatimeve apo një ri. Në lojë janë 8 milionë lekë të reja, shumë e cila do ti shpërndahet e gjitha fituesve.
Ndonëse qeveria ka miratuar 12 milionë lekë për organizimin e kësaj loje, pasi 4 milionë lekë do të shkojnë për pagesën e administratës që do të merret me të.
Në kaq pak transparencë nga Financat dhe Tatimet, të shpresojmë se shuma 8 milionë lekë të shkojë tek qytetarët, duke i shërbyer edhe qëllimit final të qeverisë nxitjes së popullatës për të tërhequr kuponin tatimor dhe jo të shërbejë thjesht për të nxitur dëshirën e bixhozit tek shqiptarët, e cila gjithsesi nuk mungon.
Cfare domethene titulli: qytetaret interes, por pak te interesuar ?
Nga 12 milion, 4 milion shkojne per ogranizmin, administraten?? Pse ku do organizohet ne hene?
Te nderuar artikull shkrues, a mund ta shpjegoni pak titullin: “Qytetaret interes, por pak te interesuar”???!!!
Ministria e Financave po tall k….!
Asnje njeri per te kontrolluar,ne supermarket,blerjet 2000(te reja)dergoheshin ne sistemin e taksave,sikur kishe blere nje sikers !
Te na rroje llotaria !
Qeveria e deshtakeve vetem ide deshtake prodhon.Po mbledhkam kupona e po i postokam se ndoshta fitoj?Me mbarimin e “aksionit policor” kuponat u rizhduken nga qarkullimi. Une do merrem me shitesit duke kerkuar kuponin?Jo!Vendosni te rimbursoni 3-4-5% e nuk le me kupon pa marre, ndryshe me mire le ta mbaje shitesi se ta vjedhi qeveria me tendera fals e zbukurime fasadash.
sakte…kritizeri !
Jam i sigurte qe asnjeri nuk do te me besonte, por une e di se cili eshte fituesi i kesaj llotarie. Si mundesh do te thoni ju? Te mos e dija do ishte abnormal, edhe ju e dini te dashur por thjesht nuk dini emrin. Lexoni dostojevskin me Idiotin dhe do ta kuptoni. Emra nuk them, porbesoj ju e dini se si luan qeveria me ju e mua bashke. Mjere ju qe besoni ne keto lojra e ne kete qeveri. Emri thjesht po pritet te shpallet se per tu zgjedh ka mbaru procedura
I them nje trapi si EDI RAMES qe eshte mender kryeminister dhe SHKELQIM CANIT nje trap e nje lloji tjeter qe eshte minister i financave. Kjo puna e kuponit qe te grombullohet eshte mashtrim i gjalle nga ana e juaj qe si maskarenj qe jeni. Edhe kuponin doni ta ktheni ne llotari ne fund te vitit, jo mo jo, te harxhoj edhe kohen duke ruajtur kupona dhe ne fund te vitit paska nje llotari. Kodra mbas bregut, filloj edhe “sporti” i koleksionimit te kuponave, qe nuk eshte asgje.
Kuponat ne qoftese kerkoni te beni pune ne rregull, grumbullohen dhe ne fund te muajit shkohet tek ndonje dyqan ushqimor dhe merr ushqime ne baze te perqindjes qe percaktoni ju si qeveri dhe ministri financash. Cdo gje nuk behet llotari dhe kazino.
Pra, nuk me intereson “loja” e kuponit.