Studentja 21-vjeçare e Ekonomikut, gjobë 15 mijë euro të dashurit të saj biznesmen

13 Janar 2016, 09:07Politika TEMA

Policia e Tiranës ka ndaluar një 21-vjeçare nga Vlora, e cila ishte dënuar me 1.4 vite burg, pasi kishte shantazhuar të dashurin e saj biznesmen.

Desilvja Menaj, studente në Fakultetin Ekonomik, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2014, pas denoncimit të të dashurit të saj.

Ajo i kishte dërguar një mesazh në telefon atij, ku i kërkonte 15 mijë euro, në mënyrë që të mos bënte publike lidhjen e tyre.

Por, ai e ka denoncuar atë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar në mungesë me me 1 vit e 4 muaj burg, me akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Vetë vajza pretendon se ajo kishte bërë shaka.

Edhe pse është dënuar me burg, 21-vjeçarja pritet të përfitojë nga amnistia e fundit.

6 komente në “Studentja 21-vjeçare e Ekonomikut, gjobë 15 mijë euro të dashurit të saj biznesmen”

  1. Te dy mashtrues says:

    Perse nuk e nxirrni emrin e burrit te martuar???????? Ku e keni etiken e punes, perse del vetem emri i vajzes???

    Ajo nuk e kapi me zor kete burrin “zotni te ndershem” ! Te dy jane mashtrues! Apo keni frike se po i prishni marredhenien e bukur qe ka me gruan e tij?? Nivel shume i ulet gazetaresk. O nxirrjani emrin te dyve, o asnjerit!

    1. tiku says:

      O kuluf po ai .arin I duti me deshiren e saj ndersa kjo I vuri gjobe. Si qenkan te dy njesoj fajtor?

    2. neda says:

      Natyrisht qe emeri i se dashures duhet te dale, ajo ka vajtur vullentarisht ne shtrat te tij se donte seks, dhe natyrisht cdo mashkull te njejten gje do bente, pastaj kjo i ka bere presion dhe gjykata shume mire ka bere qe e ka denuar, sepse edhe kerkojne dem e pastaj duan edhe para ne formen e shantazhit. Sigurisht ai ka qene zoteni burre, i plotesoi kerkesen per te bere seks dhe me tej e denoncoi per shantazhin e saj

  2. qytetari says:

    Ej o palo gazetare a i lexoni ato tituj idiote qe vini apo s’ju ka dale akoma hashashi qe keni pire dje? Qekur gjoba eshte baraz me shantazhin o ditezinj qe s’dini as gjuhen tuaj(!!!!)

  3. xxx says:

    do te behej me makine goca ja prishet planet,, pasuri me p,,, dhe pastaj mburren, si kjo ka shume ne shqiperi,,qe ebejne lekun me p,,, dhe nga ana tjeter te bejne si arisokrate,, fshatarja e vlores donte jete lluksi kjo,,ti nuk e ke pse duhet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje