Humb jetën edhe një ushtar shqiptar nga orteku në Alpet franceze

19 Janar 2016, 18:07Kronika TEMA

Një i ri shqiptar 22 vjeçar ka humbur jetën nga orteku në Alpet franceze, pasi ishte bërë pjesë e një kampi legjinorësh të huaj që stërviten për llogari të ushtrisë franceze.

Denis Halili, 22 vjeç nga Dibra, është viktima shqiptare e kësaj tragjedie natyrore në Francë, ku kanë humbur jetën pesë ushtarë.

Humbjen e djalit e konfirmoi për gazetën TemA familja e Denisit, si dhe ambasada shqiptare në Francë.

Nga ekipet e shpëtimit u gjenden 14 ushtarë, 4 prej të cilëve ishin plagosur sipas zyrtarëve francez.

Sipas medieve franceze, ata ishin pjesë e një grupi prej 50 ushtarësh të cilët po bënin ski në afërsi të qendrës së skive në Valfrez.

 

3 komente në “Humb jetën edhe një ushtar shqiptar nga orteku në Alpet franceze”

  1. Den says:

    Titull kaqol
    “Ushtar shqiptar”shkruaj o trap ushtar francez me kombesi shqiptare

    1. Korabi says:

      As njera e as tjetra. Ka qene nje hallexhi qe eshte futur ne legjionin e huaj. Legjioni i huaj eshte nje trupe e ushtrise franceze e perbere nga mercenare nga e gjithe bota, te cilet pas perfundimit te kontrates kane te drejte te marrin nenshtetesine Franceze dhe nje identitet te ri nese duan.

  2. bobi says:

    Tu prefte shpirti ne paqe , jam i sigurte qe nuk ka qen aventurier apo i ndjekur nga nga shteti qe zgjodhi te futeje ne repartin e legjendave. Po ka qen fukara dhe pa te artheme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje