Fundi i muajit shkurt do të jetë një ndër momentet më të rëndësishme për kinematografinë, për shkak të ndarjes së çmimeve “Oscar”. “Google” ka bërë listën e fituesve të mundshëm, bazuar në numrin e kërkimeve në faqen e saj.
Megjithatë, ky mund të mos jetë një parashikim i saktë. Renditja është bërë në bazë të frekuencës së kërkimeve në internet, për të cilat njerëzit kanë përdorur motorin e kërkimit “Google”.
Sipas “Google”, renditja kënaq pritshmëritë e adhuruesve të aktorit Leonardo di Caprio, i cili rezulton aktori më i kërkuar, ndoshta edhe për shkak të diskutimit të madh të hapur në media për faktin se nuk ka fituar ende një “Oscar”, transmeton shekulli.
“The Revenant”, filmi ku ai është protagonist, është në krye të parashikimeve për kategoritë “Fotografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë”.
Fotografia më e mirë
“The Revenant”
“The Big Short”
“Brooklyn”
“Spotlight”
“Mad Max: Fury Road”
Aktori më i mirë
Leonardo DiCaprio – “The Revenant”
Eddie Redmayne – “The Danish Girl”
Matt Damon – “The Martian”
Michael Fassbender – “Steve Jobs”
Bryan Cranston – “Trumbo”
Aktorja më e mirë
Brie Larson – “Room”
Jennifer Lawrence – “Joy”
Saoirse Ronan – “Brooklyn”
Charlotte Rampling – “45 years”
Cate Blanchett – “Carol”
The Revenant eshte film qesharak.
Ngjarja: eshte e dobet. Nuk justifikohet pse personazhi i pikturuar si negativ donte te vriste DiCaprion dhe pse vrau te birin? Cili ishte konflikti ? Si ka mundesi qe Dicaprio i plagosur dhe i shqyer gati per vdekje nga nje ari ( histori e sajuar – aventure Deux ex machina ), cohet te nesermen, ecen, vrapon, noton, peshkon, ha mish, kaleron bile edhe lufton.
Llogjika eshte e paqendrueshme.
Interpretimi : nuk ka nevoje per Di caprion. Ne kete rast e kane shfrytezuar imazhin e tij per et shitur.
Kryevepra e interpretimit te Di Caprio eshte “The Wolf of Wallstreet” Per kete meriton patjeter Oscar.