Në prag të 80-vjetorit të lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare
Nga Mimoza Cika-Kelmendi
Si gazetare e Deutsche Welle-s, përmes intervistave e bisedave të zhvilluara përgjatë dy dekadave me shkrimtarin Ismail Kadare, pata fatin ta njoh jo vetëm si intelektual, shkrimtar, por edhe si njëri që, krahas veprimtarisë publike, ka edhe jetën e tij private.
Këtë privilegj ia dedikoj multimedias gjermane, Deutsche Welle/Bon, e cila ka qenë vijueshmërisht e interesuar për mendimin e I. Kadaresë rreth zhvillimeve në Shqipëri, në Kosovë e në rajonin e Europës Juglindore; Deutsche Welle e ka ndjekur me simpati punën e tij si shkrimtar, si mendimtar, si personalitet me ndikim në botën shqiptare në kuptimin më të gjerë; po edhe në mjediset intelektuale dhe politike europiane, atje ku janë marrë dhe vazhdojnë të merren vendime me rëndësi historike, madje edhe epokale, për shqiptarët.
Sa i takon “besojmës”, Kadare është i njëjti si në ligjërimin e shkruar dhe në atë të folur, si në Francë dhe në Shqipëri, si në periudhën totalitare dhe në atë të lirisë së mendimit, si me mikrofonin e “Deutsche Welles”, përpara dhe me atë të “France International”. Sepse, siç shprehet Kadare: “Letërsia është realiteti më i pavarur prej të gjithë realiteteve: prej rendeve shoqërorë dhe ideologjive të tyre, prej historisë së vërtetë dhe asaj të legjendarizuar, prej vijës dhe projekteve qeveritare, përveç rastit kur ajo nuk është letërsi e vërtetë”.
Sepse vetë shkrimtari është një tiran, por një tiran për të mirë, që robëron vetveten dhe jo të tjerët; që sundon tiranisht dhe në vetmi totalitare kohën e vet subjektive, perandorinë e vet të letrave; që kthehet në një “outsider” edhe brenda familjes së vet; që arratiset në kohë e nëpër globin e ngushtë të njerëzimit; që meritën e tij mund ta ndajë – më së shumti – me gjuhën që ka trashëguar prej të vetëve.
Sipas Kadaresë gjuha letrare kombëtare është kryeshenja e identitetit shqiptar, arritje e një procesi shumë të gjatë historik, faktori më homogjenizues; ajo duhet të hapet për pasurinë leksikore ndërdialektore, por jo të rindërtohet sipas trilleve të pafundme të qeverisësve. “Gjuha shqipe është një makinë e mrekullueshme e të shprehurit, një nga makinat më të përsosura të Europës, nga ana e mundësive të shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim këtë makinë për t’u dukur që dimë anglisht, italisht frëngjisht. Ruajtja e pastërtisë së gjuhës që shoqërohet me procesin e pasurimit tregon mjeshtërinë e lartë dhe moralitetin e një kulture”.
Eshtë për t’u ritheksuar se I. Kadare mund të ketë ndryshuar mendim për individë që kanë dominuar jetën shtetërore në Shqipëri e në Kosovë më herët e në kohët e reja, për I. Rugovën dhe A. Demaçin, për A. Pipën dhe S. Berishën. Por ai nuk ka ndryshuar qendrim dhe nuk ka gabuar në asnjë rast në çështje që kanë të bëjnë me fatin historik të një kombi: në çështjen e Kosovës; në çështjen e gjuhës, letërsisë, historisë dhe identitetit kombëtar; në mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar kundrejt çfarëdo faktori që është shfaqur si rrezik ndaj tyre.
“Besoj që shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit europian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, të gjymtuar ose të modifikuar për shkak të një robërie të gjatë. Identiteti është edhe historia e përbashkët, është të ndjerit e përbashkët, janë emocionet e përbashkëta si komb, të cilat janë të krijuara gjatë shekujve, të mijëvjeçarëve”.
Identiteti i shqiptarëve është prej burimit me karakter europian dhe cenimi i shenjave themelore të këtij identiteti (Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, gjuha dhe letërsia kombëtare) përbën një regres historik, po aq sa dhe “farkimi” i identiteteve të rremë mbi bazën e dallimit rajonal, fetar, apo qoftë dhe shtetëror.
“Skënderbeu është figura më imediate e sotme për Shqipërinë. Është figura që tregon se si shqiptarët janë ndjerë europianë nëpër shekuj. Gjergj Kastrioti është argumenti i parë, flamuri i parë që plotësisht e hedh poshtë çdo etiketim kundëreuropian ndaj shqiptarëve. Do ta kishin zili shumë popuj në Ballkan ta kishin këtë figurë”.
Jeta vetjake e I. Kadaresë dhe e familjes së tij, sikurse ndodh shpesh në shoqëritë e paqytetëruara, është lënduar barbarisht prej njerëzve shqiptarë. Por Kadare në mikrofonin e DË është ndryshe dhe për faktin që shpërfill realitetin e thashethemeve shqiptare dhe kumton me kursim për aq sa është e fisme për një shkrimtar të përdorë jetën e vet në publik.
“Unë kam kryer gjënë themelore në jetën time. Kam mbetur shkrimtar, kur atëherë ishte shumë vështirë të ishe shkrimtar, në periudhën më të zezë për letërsinë. Unë kam kryer gjënë themelore që kam dashur në jetën time, e kam realizuar atë”.
Ne folëm ashpër për gjëra serioze, ne folëm qetë për zgjidhje paqësore, ne folëm shtruar për perspektiven e shqiptarëve, ne buzëqeshëm për dashuritë e përhershme, për femrat dhe meshkujt, por, kur e përmendëm vdekjen… ‐ subjektin më të trishtuar, madhështia e krijuesit e shndërroi në një kategori aq të rëndomtë e lehtësisht të kalueshme. “Një krijues, zakonisht normal, duhet të mos i trembet vdekjes. Sepse vepra e mëson të mësohet me vdekjen. Vetë krijimi e mëson që të mësohet me atë. Ai shkruan për kohën që është gjallë do ose s’do. Ai shkruan edhe për kohën që nuk do të jetë. Do ose nuk do. Vetë mjeshtëria e letërsisë është e tillë. Letërsia e mirë jeton, jeton gjatë“.
Dhe ashtu si bënte Tomas Mani, edhe Kadare shkruan në mëngjes dy ose tri orë, duke nisur të përditshmen e tij krijuese pa u ndalur kurrë edhe sot në prag të 80 vjetorit të tij duke shoshitur vazhdimisht midis imagjinares dhe reales…
(Nga libri “Kadare ndryshe”, botimet “Naimi”, Tiranë 2014)
Provova ta rilexoj “D
imri i vetmise se madhe” por mbas dhjete faqesh e lashe se pashe qe ishte kohe e humbur. Ju qe me kundershtoni , provoni ta rilexoni.
Lexo Kronikë në gur, dhe flasim…
https://www.youtube.com/watch?v=MzkCPiel3cY
ik ore legen burre ke surrat ti me fol per kadaren . turqit na moren ne qafe mer legen
Mire shume moj Mimoza Cika, po qenke goce e mencme ti, debile pe Kelmendi, meqe Isa eshte mesuar ti jape cmime partia, ndoshta kete here Akademia Suedeze po mer ne konsiderate lutjet e ca kurvave dhe zuzareve te akademise se shkencave shqiptare qe ti japin nje dekorate Kadarese, se i ra pika qe nuk u bie ne mend ky Gavroshi i Argjirose, zevendesi i Nexhmije Hoxhes!
keqardhje per ty ?
E pastaj???? Ti mor bir mbase nuk ke qene i predispozuar per te lexuar.Ti mbase lexon per te mesuar histori te reja dhe rileximi tu duk i rendomte.Merr me mire dhe lexo ndonje novele dashurie se ne veprat e Kadarese nuk gjen “”dasma te lumtura””,dhe mos u shpreh ashtu per nje veper qe ndoshta nuk ke kellqe per ta rilexuar.
eshte shkrimtar qe ka bere fame dhe jo shkrimtar i madh..
famen e ka marre ne kohen e xhaxhit dhe pas 1990 u be
biznesmen intervistash
im ate ne vitet 70 me tha PROFECINE E TIJ : Kadareja qe hiqet sikur i plasi
shpirti per enverin,,neser do ja bluaje edhe kockat.
ngushellime kadare
pse ngushellime ?? sepse pas 1990 te ka vdekur memedheu
qe dhe ky me berishen kane pjesen e tyre
Njerezit e tu te duan, o Njeri…
S’ka si te mos duan, sepse ti ke shkruar dhe krijuar ne Gjuhen e Tyre.
Krijimtaria, e secilit, eshte ne radhe te pare vetiake, por perderisa Gjuha dhe Kultura dhe Mitet e Legjendat dhe Trashegimia dhe…jetet, po edhe Jetet, vijojne prej njera tjetres, nuk eshte aq lehte t’i ndajme prej njera tjetres, zor se do te rrekej dot ndokush ta mendonte veten jashte saj…
S’ka si te mos duan, dhe kjo eshte aq e qarte sa edhe krijimtaria e krijuesve te tij, ka nisur dhe vazhdon deri ne fund ne kete gjuhe: sepse lexuesi e vleresuesi i pare, eshte ai, ne Gjuhen e Memes…
Eshte e dhuruar prej memes, prej nenave, kukllave tona te bukura, o Njeri…
Mos u qaj per njerezit e tu…se je njeri prej tyre…!
Do s’do ti, duan s’duan ata, jemi e mira dhe e paplotesuara e e njeri-tjetrit…
Njeriu, ndodh, te ndjehet jo aq mire, edhe me Veten, po, ndodh edhe t’i trishtohet Veteja qe sheh tek tjetri, apo Tjetrit t’i duket e mugullt vetja e vete…Jane te njeriut keto gjendje…
Por mos e shko ndermend se nuk te dashkan sa i do ti ata…Jo dhe jo dhe jo…
Kane ndodhur gjera qe edhe mund te mos ndodhnin, ca gjera duheshin thene me kohe dhe nuk jane thene, por le t’i leme te gjitha ne ate qe s’e beme dot, se bashku, le te ndjehemi njelloj ne brerje ndergjegje, ne mos ne brerje shpirti…
Kur eshte fjala per Dashurine Midis, me mire le te mos i themi ca gjera,
por edhe nese ndokush prej nesh, cilido qofte ai, thote dicka me shume, le ta mendojme si dicka qe mund ta thoshim te gjithe, pra le ta kalojme duke qeshur…Sepse te gjithe, pa asnje perjashtim, ndonjehere kemi folur kur nuk duhej folur, madje na ka ndodhur te flasim kur kane rene kambane zie…
Pra, le t’i falim edhe ata qe na merzisin, pa na ditur mire, ose ngaqe ne nuk kemi qene deri ne fund te hapur e te sinqerte me ta…
Perderisa jetet jane dhurate, dikujt duhet t’i dhurohemi, qofte edhe thjesht duke e falur
qe kete dhurate nuk arritem dot ta ruajme aq te shenjte sa ne lindje, per shkak te jeteve jo aq te lehta qe na ndodhi te benim…
Por, dashjen ndaj njeri tjetrit…? Asnjehere jo, lurre te mos e veme ne dyshim…
Le te kalojne vjetet, duke u urtesuar…
pa shiko… as emrin s’e ben publik… Perse eshte kohe e humbur? Si mund te flasesh per nje liber qe s’e ke lexuar tetere?
Nuk mund te ja mohosh Kadarese ato qe ka shkruar, por se eshte ketu ku thone nje pjese, eshte merite vetem e Enver Hoxhes dhe jo e tij. Shqiperia edhe sot ka shkrimtare me te mire se Kadare, njerez me ndjenja e pasione, me erudit e enciklopedist, me njohes te historise dhe gureve shqiptare qe nga lindja e ketij vendi, me te dashur per kete vend me thjeshtesine qe i karakterizon, ka poet qe vargu u tingellon si jehone malesh ne kaltersine e qiellit, por thjeshtesia e tyre flet me shume se revolucionet per ata qe dine te vleresojne e per ata qe dine lexojme pa ngritur keshtjella rere dhe jeta e tyre personale eshte e jeta e nje qytetari te thjeshte , pa fryrje tullumbacesh, pa mbeshtetje politike, pushteti dhe hymne te pa merituar. Merrni dhe lexoni shkrimet dhe librat e Moikom Zeqos se çfare do te gjeni ne to. Do te futeni ne lambirithet e Tokes, te Jetes shqiptare qe prej krijimit me nje vertetesi historike e dokumentare, me nje thjeshtesi te pa shoqe nga ku do te gjeni krenarine tuaj per ata qe e ndiejne veten krenar se jane shqiptare, me nje kenaqesi te jashtezakoneshme per te mos marrur fryme kur i lexon e pa i perfunduar. Kadare eshte si nje reklame qe del ne monitorin e kompjuterit dhe nuk te le te zgjedhesh çfare do ti te lexosh, por te bezdis dhe kjo ja ul me shume vleren vepres se tij, pa le te tregosh dhe gjithe theniet e tij qe kemi degjuar sidomos pas viteve -90′-te qe njerezit e drejte dhe te ndershem i ka bere qe shpesh ta kritikojne edhe atje ku nuk e meriton, duke patur parasysh se ai çdo kritike kunder tij e quan si thashetheme! Ketu bie pazari ankandit te Kadarese. Ka dhe personalitete te tjera shqiptare shume me larte, por nuk eshte vendi per ti permende ne nje koment rutine te nje gazete online. B.C
une Kadaren e lexoj gjithmon…me pelqen stili i tij i te shkruarit…do te me pelqente qe ky shkrimtar i madh te ishte i till edhe si njeri…te ngrihej mbi egon e tij dhe ti kerkonte falje ketij populli ..sepse e vuri talentin e tij ..deri ne vitet ’90 ne sherbim te diktatorit dhe sistemit te qelbur te komunizmit.
Ka ndryshuar mendim mbi disa figura te historise…thot artikullshkrusja…vertet po ata te cileve Kadareja u ka bere keq e i ka pergojuar jane shume…
Ta kemi te qart.Kadareja edhe pse nje shkrimtar i madh ka qene nje vegel e e peshtire e diktatures.
Kushe tha qe shqiperia ska pas apo ska personalitete sipas fushes perkatse…ka si ska..Kadare eshte nje ngs ata.Nja shkrimtare i madhe,pa diskutim,.Nuk eshte faji i Kadarese se i rs ne pjese te jetoje ne kohen e diktatures kur nuk ishe i lire te shkruaje..E me gjithate ay shkroi dhe i mbijetoi represionit me mendje jo me pushke sic do te desheronin disa skeptik qe zdine ckerkojne.,..duke thene qe kadare u formua si shkrimtsre ne kohen e komunizmit..por duke harruar se si cdo krijimtari tjeter edhe shkrimtsret jane prezent ne cdo periudhe te xhvillimit politik e shoqeror ,edhe ne skkllavopronari , feudalizem ,mbreteri ,komunizem e demokraci….nuk ka boshllek ne letersi pavaresisht regjimeve..perkundrazi!..
Mire more Aleko, i ra ne pjese qe te shkruente nen diktature dhe shume mire ka shkruar. Po kunder shkrimtareve te tjere si Gj. Fishta, E. Koliqi etj. ç’pati? S’mund te rrinte pa folur? Apo e kishte detyre partie? Nuk e di a ka ndryshuar mendim per keta shkrimtare tani, se ne vargun e emrave qe na sjell gazetarja nuk bejne pjese.
Is nuk mbijetoi ne diktature,por Is lulezoi dhe madheshtoi ne diktature.Kur diktatura perfundoi ciklin,perfundoi ciklin edhe Is.Kur ishim ushtare punimesh,ne ate kolibe katramaje qe oficeret e quanin banjo,mbiu nje fik.Fiku u rrit si nje rrap madheshtor ne fund te halese dhe piqte kokrra te embela,pamvaresisht se rrenjet i kishte ne m..t. Mbaruan punimet,u shperngulen ushtaret,u tha dhe fiku.
Eshte me fat qe e kemi,or te mjere!
Kadare eshte nje nga gjerat me te mira qe ka Shqiperia dhe qe do te kete per shume kohe te mevonshme.
Inat kiheni,por jepini hakun mjeshtrit!