EscapeHere, website që njihet në të gjithë botën si një guidë aventurash dhe udhëtimesh, në një artikull të saj shkruan: “5 arsyet pse duhet të vizitojmë Shqipërinë?”.
E në fakt, këto 5 arsye lidhen ngushtësisht me 5 qytete të vendit tonë, Tirana, Berati, Riviera Jugore, Gjirokastra, Kruja, për të cilat tregohet gjatë në artikull historia dhe pikat kryesore të atraksionit që gjendet në të.
Në kategorinë e njohur “Destinacione”, autorët e faqes shkruajnë për Shqipërinë, duke i sugjeruar lexuesve se kohë më parë, shumica e njerëzve thonin “Pse të vizitojmë Shqipërinë?”, “Atje nuk je i sigurt” etj., por e vërteta është, shkruajnë ata, se Shqipëria është e mbushur me bukuri natyrore dhe kulturore.
“ Ti do të pyesësh veten se pse nuk ke shkuar më parë në këtë vend të nënvlerësuar.
Sa i përket sigurisë, shqiptarët janë të hapur dhe shumë mirëpritës, sidomos para turistëve ku dhe i tregojnë vendin e tyre”, vijon artikulli, raporton Monitor.
Më tej, tregohet se si Shqipëria ka pasur një të shkuar të vështirë, por që ka ruajtur pjesët më të mira të vetat.
I vetmi “shqetësim” i turistëve në botë është se si të shkosh në Shqipëri sa më shpejt. (cilat linja ajrore të përdoren).
po pra vijne per pushime dhe hasin malokun qe u bie nkallash pa pik lidhje me turistin. ose cmimet evropiane qe po na e fusin dhe neve shqiptareve, ose , me e bukura jet-skia lale, dhe benzina (hajt mo te ishte pa plumb) qe duhet te besh not zhyt deri ne itali qe mos te te kap. ju rent melingjiti ne byth, jugu eshte zaptuar nga injorant qe spjerdhin per ambientin. escapehere shum shpejt do ta ndryshoj titullin ne escapefromhere kur behet fjal per bukurit tona. sepse po ktyre injorateve u duket se celsi per sukses eshte investimi material, hotele ( pak pik arkitekture ), infrastruktur “moderne”, dhe ca lidhje rrugore qe duket sikur i kan ber me byth mbasi i ka ren melingjiti.
se per pak harrova, dhe shkuma party e perzier me djers dhe pordh. shum lart jena