Ndërsa akuzat për ministrat dhe ish- ministrat vijojnë të artikulohen çdo ditë në foltoret e parlamentit apo në selitë e partive, deri tani rezulton se prokuroria ka provuar dhe ka çuar para drejtësisë vetëm ish- ministrin Myqerem Tafai.
Ndërsa vijojnë të mbeten ende pa vendimarrje nga apo në fazë verifikimi dosje të tjera përfshirë ato për ministrat aktual.
Zyrtarisht nga organi i hetimit thuhet se materialet janë voluminozë dhe duhet kohë për t’i verifikuar nëse ka apo je elemente të veprës penale, raporton Ora News
Në morinë e shumtë të dosjeve që kanë mbytur për gati dy vjet prokurorinë nga kallëzimet e ministrave të qeverisë Rama për paraardhësit e tyre demokrat apo të KLSH për ministrat aktualë, organi i akuzës ka mundur deri tani të perfundojë hetimet dhe të dërgojë në gjykatë të pandehur për abuzim me detyren vetëm ish ministrin e arsimit Myqerem Tafai.
Kallzimet e tjera që kanë si subjekt zyrtar të këtij niveli janë ende në fazën hetimore apo të verifikimeve, përveç kallzimit ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, për të cilin u vendos pushimi pasi u verifikua se nuk kishte elementë të veprës penale në lidhje me abuzimet me reklamat shtetërore.
Të pyetur nga Ora News burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se ndodhet ende nën hetim po pa vendimarrje dosja ndaj Ish-ministrit të Ekonomisë dhe Ridvan Bode, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me kredinë e marrë si dhe për deklarim të rremë të pasurisë.
Ndërsa janë ende në proces verifikimi për dosjen e privatizimit të OSHE, pas kallzimit të bërë së fundi nga Ministria e Energjitikës ndaj 3 ish-ministrave në Qeverinë Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Florion Mima, si dhe ish-zv.ministrave Anno Bozdo dhe Neritan Alibali, si dhe ish-Këshilltares së ish-Kryeministrit Sali Berisha, Zana Guxholli,
Gjithashtu në fazë verifikimi ndodhet edhe kallzimi i bërë nga KLSH për ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe avokaten e Shtetit Alma Hicka për marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe kompanisë ceke CEZ, e cila shmangu arbitrazhin.
Ndërkohë që kallzimi i nisur kryesisht për 3 koncesionet të firmosura nga ministri Beqaj është regjistruar nën akuzën e papabarazinë në tendera po pa emër të akuzuari.
prisni o gomere te mbije bari e te hani.po pse Llalla do beje drejtesine ne Albanistan ore amani.As Llalla as shalegjati Ed Rama askush.