E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

27 Janar 2016, 12:02Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka një shpjegim bindës se pse të mërkurën – një ditë pas tryezës me Ramën, Bashën, Metën dhe ambasadorin amerikan – u bë publike me një shpejtësi rrufe një letër e Tim Schreiber, avokatit të zyrës Clifford Chance, e cila kishte si personazh kryesor kryetarin e Kuvendit. Nuk ka shpjegim gjithashtu edhe se pse, letra e firmosur që në datën 18 janar dhe që i drejtohej ministrit të energjisë dhe drejtorit të OSHEE-së, duhet të përfshinte pikërisht Ilir Metën, njeriun e akuzuar fort se qëndronte në mes të skandalit CEZ – DIA.

Vetë Meta të mërkurën e me gjasë edhe më pas, reagoi duke heshtur, pikërisht në finalen e një beteje dëshpëruese që ai e luftoi i vetëm kundër një aleance jashtëzakonisht të gjerë, të shpallur e të pashpallur armiqsh që e donin të rrënuar dhe miqsh që u leverdiste të ishte humbës.

Ai u gjet befas i vetëm përballë një koalicioni që minimumi kërkonte asgjesimin e tij politik në një lojë që luhej brenda Tiranës, por e furnizuar në dukje me municion shpërthyes që vinte nga jashtë Tiranës. Vetë Meta i kishte vënë një emër të ndërlikuar dhe enigmatik këtij  koalicioni që i kërkonte kokën: aleancë mafioze, politike, mediatike e financiare. Me të njëjtët personazhe që kishin qenë përballë edhe në beteja të tjera. Duke u vënë emër armiqve, ai kishte dhënë sinjalin e parë domethënës se pranonte dhe duelin. Dhe kur të gjithë vinin bast se do të humbte, në mënyrë pothuaj të pashpjegueshme, siç do të thoshte në një editorial të tij në fundjavë Blendi Fevziu, arriti të fitojë i vetëm kundër të gjithëve. Duke pasur kundër më shumë se çdo gjë tjetër absurdin, paragjykimin dhe paranojën, tre “kaktusë” tipikë për një mjedis ende parapolitik si Tirana e sotme.

Sa më absurde akuza, aq më e vështirë është çmontimi i saj dhe sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme ajo bëhet: pikërisht një aksiomë të tillë e vuajti deri në mëngjezin e të mërkurës kryetari i Kuvendit. Atëherë kur – saktësisht kjo nuk do të mësohet kurrë – një sinjal nga një qendër e madhe dhe e shumë e largët pushteti, “e lejoi” atë të përdorë për në publik letrën e Clifford Chance. Që nuk bën vetëm saktësimin e rolit të tij në historinë e shumëpërfolur CEZ – DIA, që nuk e çon atë në epilog, por përkundrazi, mund të shpërbejë si prolog për të hapur kapituj dramatikë të lidhjeve politike, ekonomike dhe të liga në nëntokën plot dritë të Tiranës së sotme.

Letra e zyrës britanike të jurisprudencës ka disa të vërteta të thëna siç i thonë zakonisht britanikët. Edhe kur u drejtohen me çudi e habi ballkanasve. Ajo nis me lëvdatë me emër për tre zyrtarë shqiptarë, që kontribuan në zgjidhjen frymëlehtësuese të mosmarrëveshjes CEZ – DIA për 130 milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar. Eshtë një gjë e rrallë, por krenare që punonjës të administratës të meritojnë një stimë të tillë në anglisht. Por ky është njëlloj si momenti kur një infermiere lag me alkool vendin ku do të ngulë gjilpërën.

Për ta dezifektuar, por dhe për ta mpirë.

Letra vijon me një sërë shqetësimesh jashtëzakonisht serioze. Duke përshkruar se çfarë ka ndodhur përmes dhe përgjatë kalvarit të mbrojtjes së 130 milionë eurove që rrezikonin t’ja mbathnin nga Shqipëria: “…na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë në Tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur”, shkruhet në letrën e Clifford Chance. Një akuzë e tillë e thënë me kaq mirësjellje mund të përkthehet në shqipen e zakonshme njëlloj si ato lajmet e zakonshme të kronikës së zezë që tregojnë për dekonspirim aksionesh të policisë nga policë të korruptuar. Që dëshmojnë se është ende i gjallë, në jetë dhe shumë i shendetshëm nervi i lig i shpërdorimit të detyrës zyrtare nga shumëkush. Një shpërdorim i bërë nëpërmjet gënjeshtrash, supozimesh dhe dyshimesh të ndryshme, siç ngul këmbë ftohtë dhe ashpër zyra e avokatisë. Por ajo nuk mjaftohet me kaq sepse ngul direkt në mish akuzën tjetër, edhe më dëshpëruese se e para: “Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e kryetarit të Kuvendit me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona”. Eshtë vetë zyra e avokatisë që ka bërë zbulimin ndoshta tronditës për ta, por normal për Tiranën që gjithçka e sheh me syze politike: përmendja e Metës në këtë skandal ka qenë për arsye të ndryshme politike dhe në funksion të luftës politike.

Zyra saktëson edhe njëherë atë që kishte thënë në mënyrë lakonike muaj më parë, që në verën e vitit të kaluar se emri i Metës nuk përmendej fare në këtë histori. Kësaj here në dimër shprehet më gjatë dhe më qartë se “…na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”.

Më tej akoma, Clifford Chance “tradhëton” pa dashur edhe një nga kundërshtarët e tij nga Tirana që i quan oponentë të OSHEE-së, të cilët me përpjekje shumë të forta dëshironin të shkaktonin “konfuzion publik”. Kjo duket se është njëkohësisht edhe psherëtima lehtësuese e kompanisë juridike britanike e cila e pa veten të përfshirë në një intrigë të vogël ballkanike, që mbas çdo ferre kërkon dhe gjen vetëm Ibrahimin, që nuk ka asnjë lidhje mes asaj që është reale dhe asaj që shfaqet duke gënjyer dhe që tenton të prodhojë shumë më shumë politikë sesa mund të konsumojë. Njëlloj siç bënte dikur gadishulli me historinë. Por kësaj rradhe, ky skandal nuk mund të përfundojë thjesht në arkivat e historisë. Aty duhet ruajtur si model për të treguar se si nuk duhet të sjellë keq me interesat e mëdha të vendit, përballë interesave meskine të ditës.

Blendi Fevziu, në një editorial të së martës pyeste që në titull: Përse Ilir Meta ironizoi Ramën dhe Bashën duke ju referuar takimit të së martës së kryeministrit, kryetarit të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit me ambasadorin amerikan në një tryzë për të diskutuar për korrupsionin e proceseve zgjedhore. Sipas drejtuesit të Opinion-it Meta ishte: “… më i shpenguari, më ironiku e pse jo edhe më befasuesi. Kishte një qetësi olimpike dhe një shpoti që shkonte shpesh deri në tallje…”. Ndoshta ishte siguria e letrës nën tryezë, që i jepte Metës qetësi edhe në tryezën e të martës. Ndoshta ishte “leja” e marrë nga qendra të largëta pushteti për ta nxjerrë në dritë atë letër që tregonte të vërtetën e ftohtë dhe të thjeshtë për të dhe miqarmiqtë. Ndoshta as njëra dhe as tjetra, por dhe një fill paranoje që lidh tre korridore të pushtetit në Shqipëri që shkojnë nga ish-zyra e Enver Hoxhës në Komitetin Qëndror, tek ish-zyra e Mehmet Shehut në kryeministri dhe për të plotësuar trekëndëshin, tek ish-ambientet e ushqimit të zgjedhur të ish-oficerëve të dikurshëm që betoheshin për Hoxhën dhe Shehun.

Kjo është situata deri të mërkurën e fundit të janarit. Meta që merr frymë lirisht me shpagim të kryer, ndërsa armiqtë e tij politikë vazhdojnë të rrëmojnë për fantazma në dollap dhe skelete në sënduqet e së shkuarës. Pa ditur një të vërtetë të thjeshtë që komplekson shumë llogari politike në Tiranë: Metës duhet t’i japin paqe për ta mundur. Nëse i japin luftë, çuditërisht ai vetëm rrit partinë e tij. Deri në betejen e rradhës, kësaj rradhe me fund të paracaktuar.

Javanews.al

32 komente në “E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës”

  1. asd says:

    Mender artikullshkruesi e fiton buken dhe ndez mercedesin me leket e turpit, kunder interesave te popullit shqiptar.

    1. TAFUTI says:

      O BYTHLEPIRES PROFESIONIST ,,,HIQE GJUHEN NGA BYTHA E ILIR KOKMISHIT

      1. Afa says:

        Lorenc i hoqe vizen vetes si gazetar me kete artikull.
        Ilir Meta mund te jete i pafajshem per te gjitha krimet per te cilat ai akuzohet sot dhe kete gje nuk e vej ne dyshim aspak. Por per sa kohe nje gazetar del ne mbrojtje te nje politikani te korruptuar me prove video me ze, athere ja heq te gjitha atributet vetes.
        MOS E HARRO ASNJEHERE:
        SALI BERISHA DO TE MBAHET MEND PER ’97, GERDECIN DHE 21 JANARIN. KURSE ILIR META DO TE MBAHET MEND PER VIDEON ME 700.000E (kaq sa per tani se nuk i dihet ca do ndodhi ne te ardhmen).
        Le te hidhet perpjete Meta, ajo video nuk do te harrohet kurre.
        Une kam votuar kete koalicion per te kundershtuar nje te keqe me te madhe me merin SALI, por une si votues KURRE KURRE nuk e amnistoj Ilir Meten. Prandaj ne rastin e pare qe do dali nje parti konkurente perballe ketyre palo politikaneve, une do ta votoj.
        Prandaj o zoti “Gazetar” me kete shkrim qe bere sot, une dhe besoj shume te tjere te hoqen vizen!

    2. Dielli mbi Korab says:

      Me vrap mori me shkrujt Vangjelika…
      Un kisha shpresu se Lori esht gazetar i pergjegjshem,por me ket shkrim e ke tregu hapur dhe qarte se je veç nji Bythlepires i Hjadutit Like Metes.
      Qe dyshja Like-Monik Meta jane çifti ma i korruptu ne Shqiperi ket gje nuk e mohon askush,Por qe aza jane dhe dinak dhe te zgjuar dhe kjo gje duhet pranu.Ne vitin 2013 LSI,e Like-Monikes me bekimin dhe tolerimin e PD dhe te PS bleu votat ne te gjithe Shqiperin hapur fare.
      Berishes i duhej LSI ne Qeveri qe ti siguronte mbrojtjen per poshteriste dhe krimet qe kishin bere bashk
      me Zenin dhe Argiten ,ndersa PS i duhej LSI per te realizu endrren qe Edi Rama te behej Kryeminister.
      Mbas Sali Gerdecit dhe Bashibuzikut tradhtar Lule Basha ,Ilir Meta asht e keqja ma e vogel por qe po rritet dhe po fryhet si tollumbace .megjithse ka ra ne peshe dhe rrudhat tregojne permasat makabera te vjedhjeve qe mban brenda vetes Mister 7 %.
      Shqiptaret kane nje fjale te vjeter.Nuk mbulohet MUTI me SHURRE moj Vangjelike

      1. ????? says:

        nuk gjej fjale ta pershkruaj pershtirosjen qe me solli kjo pacavure! Qe nga momenti qe me ndergjegje more persiper te mbroje nje delinkuent me pushtet I bere mune integritetit dinjitetit dhe burrerise. Tashme je thjesht nje bufon oborri me pagese! TURP!

      2. elvin says:

        edhe une ate pershtypje ndaja per Lorencin, por me zhgenjeu. perfundimisht mendoj qe ne si popull i kesaj toke na eshte hequr shpresa per nje jete me te mire. ulkonjat nuk e lene pushtetin kollaj

    3. shok shkolle i lencit says:

      talenti provincial letrar i lencit eshte blere nga parate e pista te provincialit like meta

  2. lukja says:

    rueju nga termeti politik

  3. Shpetim says:

    O Lorec Vangjeli, mos u bej sahan lepires i Ilir Metes. Ilir Meta eshte politikani me i korruptuari ne vend. Te gjithe politikanet e korruptuar do ta kene vendin ne burg, si dhe ndaj tyre do te zbatohet ligji antimafia me sekuestrim pasurie. Haku i popullit ka per ti zene keta politikane kriminele.

  4. Xha Temja says:

    Ta spjegoj une Lorenco pse idhulli yt Meta ishte me i shpenguari dhe me befasuesi. Sepse vec teje si bythelepires profesionist(qe perfaqson median e kriminalizuar) ka edhe te tjere ne pushtetin e trete(palo Drejtesi) si e shoqja e Fullhanit qe videon me bllok ne dore te idhulit tend e shpalli te pavlefshme. Ka edhe me teper sharlatane te huaj qe majmen me parate e atij populli fukara
    Prandaj nga ai mut vend qe quhet jo random Albanistan duhet te ikesh dhe te marresh mallet dhe te lesh ty, Liken , Adriana Fullhanin dhe Cliffordet ta gezoni ate mender toke.

  5. Skrap Ari says:

    Investigo sektorin energjetiken ne detaje per 2009-2013 pastaj fol o trapi shkurter.Apo po deshe skrapin
    Nuk mbulohet dielli me m.t.
    Nuk behet fjale per eleminim politik, por para te thata
    MAJMUN

  6. temujin says:

    “miq qe u leverdis te dalesh humbes”…ktij i dhemb me shume koalicioni (uniteti) se Meta…me kujton nje skec te Fadil Hases me Rremen e Durresit…”per te ruajt unitetin”-tha Fadili-“une te spiunova ty(Rremen), ti hyne mrena, une dola jashte (ke zbulimi i jashtem/ngritje ne detyre)”…nejse une sdi asgje, ja fus kot…ata i dine me mire punet e veta…inshallah mendojne pak per popullin se eshte ne gjendje shume te veshtire…

  7. Jugu says:

    Ka raste kur shkrimet e ketij Vangjelit me pelqejne dhe kane thellsi. Por ky shkrim is sotem me duket totalish BUTHLEPIRJE e peshtire.
    Te dalesh te shkruash per Meten qe gjoja eshte I paster por Rama-Berisha duan ta kruqezojne eshte marrezi. Arma e Metes nuk eshte kjo leter pacavurre e ardhur nga Anglia, por numuri I deputeteve hajdute ne parlament.

  8. timmy says:

    studiot ligjore apo halet ligjore po tu japesh pare dhe sidomos ato qe quhen avokati ligjore e bejne gjarperin njeri dhe po deshe kryetar mbiemrat veri vet lorenc .mos na fyej mor burre se ka interneti sa te duash informacione dhe kjo leter nuk gjendet ne websit-in e te ashtuquajtur studio ligjore e cila paguhet nga qeveria pjese e te ciles eshte dhe lsi me kryekar legjendarin ilir meta-morfoza.

  9. Jimi says:

    Per shqiptaret more Lorenc kjo nuk eshte ndonje cudi! Ti kujton se deklarata e zyres se avokatise eshte nje certifikate virgjerie per Liken?
    Te vetmen certifikate virgjerie ne kete vend te korruptuar mund ta jape vetem sovrani popull. E verteta, vertet zhytet, por asnjehere nuk mbytet.

  10. xaxiqi says:

    o Lorenc shkrimet e tua i kam lexuar gjithmon dhe me kan pelqyer ,po sot me kete shkrim duket hapur nje servilizem ti mund ta dishme mire nga un qe ILIR META eshte kanceri i shqiperis

  11. Devolliu says:

    Pak vulgare por filosofike është ajo shprehja popullore “Muti nuk mbulohet me shurrë”. Kështu që le të përmjerë sa të dojë ky zëdhënës Lorenci i Likes. Like Floriri, ky skile, ky hajdut me çizme, ky Sanço Panço i Donkishot Sali Shpellarit, bllokun nuk e mban për hallet e Popullit por për “hallet” e veta.

  12. Kapter Jari says:

    Lorenc, mbas dites se sotme duhet te heqesh dore nga gazetarija. Shko te te punesoje Likja diku sa. Nuk eshte vone. Shpresoj te jesh shitur me cmim te shtrenjte megjithe se si gazetar je medioker. Bashkohu me gazetaret e deshtuar qe i jane futur politikes. I hyri detit me kembe. Hajdutlleqet e Likes as Zoti me te madh te tij nuk i mbulon dot. Do rrosh dhe do ta shofes Liken tend prapa hekurave. Shpresoj mos e shesesh dhe atehere.

  13. xaxa says:

    Dmth Lorencit i pelqen te rrotulloje Meten neper goje.. Anal’ist profesionist

  14. Treviso says:

    Shqiptaret te mos harrojne lidhjet e floririt me mafjen puliese. Qendra qe i bashkonte ishte qyteti i Lecess. Mos harrohet edhe ngulmimi qe beri me ane te nje gazetari per te takuar ish ministrin e jashtem te Italise, zotin Fratini. Ky gazetar qe ishte shoku i florinit u denua si mafjos pasi u kap ne arrati, ne shtetin e Panamase. Kaq di une si nje punonjes i thjeshte, por sa dine te tjeret .
    Shenim
    Kam punuar 3 muaj ne nje bazes ushtarake ne Galatina te Lecess dhe kur dilnim xhiro ne qytetin e bukur te Lecess shikoja qe u fliste skraparlirshe.
    Nje nate kur po hyja ne nje resorante per te ngrene darke shikoj perseri kete grup qe po bisedonin per historine e kishes qe ishte ngjitur me restoranitin. Njeri prej ketyre ishte shume i pregatitur nga ana historike. Pse? Eshpjegonte aq mire historine e kishes sa qe me detyruan qe ti pyes se nga ishin. Jemi nga Skrapari me kthyen pergjigje. Mua dhe pse mi kishin shpjeguar koleget e mi italian qe banonin ne Lece, njeri prej atije grupi i dinte me mire.

  15. kaonia says:

    Lorenc je si gjithe legenat e tjere.VK

  16. kaktus says:

    Sa poshtë paske rënë more Lorenc. Që këtej e tutje ti ke humbur të drejtën morale të jesh gazetar, sepse ti tregon për gjëra që shqiptarët i dinë si buka që han. Ti ke marr pare nga Meta, që nuk besoj se do të dalin për gjithë jetën, ndërkohë ke humbur profesionin. Nuk të kamë vlerësuar si profesionist asnjëherë por tani je edhe me i neveristshëm se vetë Meta. Meta çtë ka ty, të blen pa ju dridhur qerpiku, po do Zoti nuk blen dhe nja dy të tjerë gazetarë që nuk i ka blerë ende. Nejse gazetaret janë bërë njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët, por për të zezën e tyre dhe të fëmijëve të tyre e kanë. Kësaj i thon të hash një lugë çorbë dhe të vjellësh gjithë jetën. Paske qënë i babëzitur.

  17. Ben Dibrani says:

    Lenci eshte specializuar ne orale me Liken, por kete rradhe e ka bere me mire se here te tjera. Nuk thone kot “vegla e mire e nderon ustain”, edhe Lencit i ra ne dore nje leter, keshtu qe po e ben higjenikisht. Kujdes Lenco se mos te griset letra dhe po ngelesh me barre nga goja.

  18. kastrioti says:

    A MUND TE PERFQESOJE KY SHKRIM NJE GAZETAR ME INTEGRITET? SHUME ZHGENJYESE. PER FATN TONE TE KEQ , KEMI TE BEJME ME NJE PRODUKT TE DOBET GAZETARESK QE U SHIT PERPARA SE TE SHKRUHET. DHE PER ME TEPER ESHTE PRODUKT QE NUK KAPERDIHET E SI I TILLE NUK KA ASNE VLERE.

  19. shkurt says:

    Po, po, shumë drejt shkruan zotrote por ky shefi yt është politikisht i djegur në një vend me dinjitet. Them me dinjitet sepse nuk ka asnjë vend ose popull qe të zgjedhë e rizgjedhë një politikan kaq pragmatist të paskrupullt si Meta. Është më një krah ditën e një krah natën, pa menduar dinjitetin.

  20. arvanites says:

    Shprehja popullore e sakte eshte Muti nuk shplahet me shurre.
    Lorenc Vangjeli eshte keshilltar i Ilir Metes, pra eshte i punesuar nga ai ne Kuvendin e Shqiperise.

  21. sulo Permeti says:

    E gjeta Vangjel! Perralle nga “14 vjc dhender”…tani na shpjego se si Meta beri perandorine ekonomike,vetem me rroga shteti???

  22. zekthi says:

    kushedi ne sa copa e shqyen meten ky, po te gjeje padron tjeter

  23. petrit says:

    Shqiptaret ne pergjithesi e dine se armiqt me te medhenj te shqiprise jane vete gazetaret,natyrisht nje pijese e mire e tyre..

  24. islam says:

    une isha fansi yt por me keto shkrime e ke dhjerre rrende.Atij mutit meta mos ja zerr emrin ne goje se ndotesh dhe vete,edhe une cfar them po nuk ka ne shqiperi njerez por kafshe me dy kembe qe vertiten te te heqin ndonje cope mish,edhe ti do lepish bythe se dhembe nuk ke.

  25. astrit says:

    Jam befasuar nga ky shkrim super servil i Vangjelit, megjithese per shumekush qe nuk e di, ai eshte punesuar si keshilltar i Metes nga Kuvendi i Shqiperise. Cdo gje mund te prisja prej tij por te beje armiq te Metes dyshen Rama-Basha, kjo eshte pak te quhet bythelepirje.

  26. Sul Korriku says:

    Ok, me qe qenka e rendesishme te shpetojme Meten, e shpetuam
    Tashti une po heq nga “beteja” ish kryeministrat …Meksi,Fino, Nano dhe Ramen qe nuk eshte “ish” por “eshte”.
    Atehere cili mbetet te jete ISH KRYEMINISTRI i korrupsionit ?
    Kush do ta thote kete? Apo shyqyr qe shpetuam meten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje