Në kërkim biznesmeni 35-vjeçar, tentoi të korruptonte gjyqtaren me 5 milion lekë

27 Janar 2016, 16:17Kronika TEMA

Një biznesmen 35-vjeçar është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë pasi ka tentuar që të korruptojë një gjyqtare në Tiranë.

I kërkuari Ervin Braho sipas policisë ka tentuar t’i japë 500 mijë lekë gjyqtares së shkallës së parë administrative Selvie Gjonçaj, e cila kishte prej dy vitesh nën gjykim një çështje për të.

Ka qënë gjyqtarja Gjonçaj ajo që ka njoftuar prokurorinë, e cila ka sekuestruar lekët e lëna në zarf nga i kërkuari, si edhe kamerat e sigurisë ku shfaqet 35-vjeçari duke hyrë e duke dalë nga gjykata.

Braho, i cili rezulton të jetë biznesmen në fushën e hekurit dhe bashkëortak në ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumin Mat, ka paditur Ministrine e Ekonomisë për dëmshpërblim, çështje e cila është nën shqyrtim nga Gjonçaj.

Në proces Braho ka pretenduar se ministria ka prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Shuma prej 500 mijë lekë janë lënë nga biznesmeni në zyrën e gjyqtares Gjonçaj, që ajo të shpallte vendimin në favor të tij.

3 komente në “Në kërkim biznesmeni 35-vjeçar, tentoi të korruptonte gjyqtaren me 5 milion lekë”

  1. loli says:

    Ne fakt per pranga eshte dhe gjyqtarja sepse paska dy vite ne shkall te pare per nje ceshjte administrative qe kax duhet te mbaronte per 1 muaj

  2. 1 says:

    e paska fyer gjyqtare ? pse budallaqe eshte ajo te marri 5 million leke aq me teper ne gjyq me ministrine… ndonje 50 edhe mund te bente pune.

  3. BlackSmith says:

    Po normal se ndaj dhe e ka paditur zonja gjygjtare, se 5 milion leke do vetem sekretarja e saje qe ka dale ta therrase ne dere, prishen perpune pazaresh mileti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje