80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ka tërhequr edhe vëmendjen e shtypit të huaj. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton Kadaresë një shkrim me titullin “Klima e rebelimit”.
Ismail Kadare zëri letrar i patriotizmit shqiptar mbush 80-vjet shkruan publicisti dhe shkrimtari i njohur austriak, Karl-Markus Gauss në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung (28.01) duke theksuar se është pikërisht Ismail Kadare ai që e bëri letërsinë shqiptare-pjesë të letërsisë botërore. “Romanet e tij ngritën lart krenarinë e shqiptarëve, durimin në vuajtje të një populli të vogël, i kërcënuar disa herë nga shpërbërja në historinë e tij, një populli, të cilin ai e vlerëson si ‘popullin më rebel në botë….fryma e rebelimit ishte kaq e përhapur dhe e pandryshueshme si klima e vendit.'”
Süddeutsche Zeitung e vlerëson Kadarenë si një “autor patriotik i vendosur, i cili me mjetet e letërsisë moderne kërkon të rimarrë dhe vazhdojë një mision të vjetër të epikës. “Fakti që Kadare shkrin në një magjinë dhe realizimin, nuk ka të bëjë vetëm me brumosjen e tij artistike dhe talentin, por edhe me vendlindjen e tij, së cilës ai i kushtohet me një fuqi të admirueshme që prej 60 vjetësh. Nga magjia dhe realizmi kanë dalë vepra grandioze si Kronikë në gur, e botuar në 1971 në shqip dhe më pas e sjellë në gjermanisht nga Joachim Röhm.”
Kritiku i ideologjisë neoosmane
Shkrimtari e publicisti Karl-Markus Gauss thekson se “patriotizmi e ka futur Kadarenë nganjëherë edhe në ngushticat e nacionalizmit duke bërë që fqinjët sllavë sidomos ata serbë të reagojnë me sulme të forta. Pakthyeshëm ai pohon prej kohësh, se janë pikërisht shqiptarët kombi i vetëm i lashtë europian i Ballkanit. Kjo ka bërë që Kadareja të jetë në vitet e fundit një nga kritikët e pakompromis të ideologjisë së re neoosmane, me të cilën Turqia, përkundër çdo lloj realiteti përpiqet të kthejë në një kohë të artë, sundimin e detyruar osman.”
“Madhështia artistike e Ismail Kadaresë është e pamohueshme, si romancier veprash të mrekullueshme ai i meriton të gjitha vlerësimet dhe çmimet, që mund të marrë një shkrimtar” nënvizon Süddeutsche Zeitung në artikullin e publikuar posaçërisht në 80-vjetorin e shkrimtarit Ismail Kadare.
Flet rrufe Lavderimi per IK-un e partis ,
lere lere e cfar nuk beri thuj ,
ishte aq pran t’ja kkalonte edhe shekspirit ,
por ne finish e zuri bizga
shyqyr qe pame nje shkrim,te behet 180 vjec
Mendoj se si shume jemi mare me z.Kadare,zhdervjellsin e te menduarit dhe te shkruarit nuk ja mohon njeri por ne nje drejtim,duke i sherbyer ne menyre prefekte kultit te individit dhe askujt tjeter. Ne opinionin europian eshte vlersuar si shkrimtar i oborit liderit te PPSH. Prandaj mos e lodhni me ceshtjen Kadare.
Shyqyr qe e njofin nderkombtaret kete shpirtshitur,ky mund te jete shkrimtar i mire,po Jo njeri.
Pergjigje komentatorit””drejtesia””. Tani qe po na keshillon ti te mos merremi me Kadarene ka mundesi te besh edhe ndonje verejtje tjeter si p. sh.:” te ndalohet lumi te rrjedhe”,ose “te mos kete dite dhe nate”” etj etj.Po kush je ti more qe na dole kaq i mencur .Mos ke alucinacione? apo ke dale nga ndonje diskutim i nivelit te larte te vepres se Kadarese dhe i le me goje hapur te pranishmit?.rri urte more lumemadh se fajin e ka interneti qe u jep mundesi njerezve si ty te shprehen.Gjete dhe diten pale.
Zotin Karl-Markus Gauss e falenderojme per vleresimin e vepres se Kadarese ,por lidhur me naconalizmin qe ai pretendon se cfaq Kadare,kur shprehet se shqiptaret jane me te vjeter se sllavet,ky nuk eshte nje pretendim i Kadarese por i vertetesise historike.