Tirana, për një pushim të mrekullueshëm

28 Janar 2016, 10:43Kulturë TEMA

Duket se nuk kanë të ndalur mediat e huaja online që e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion tërheqës turisik. Këtë herë në fokus është Tirana, kryeqyteti shqiptar.

Storify.com është një faqe e krijuar nga një grup të rinjsh me origjinë kryesisht nga Belgjika.

Ja sesi e fragmentizojnë ata Tiranën e parë me syrin e një tuisti, raporton Monitor:

“Po planifikoni të fluturoni drejt Tiranës? Po përpiqeni të gjeni biletat me çmimin më të arsyeshëm. Shumë njerëz e konsiderojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë si një destinacion për një pushim perfekt. Një qytet bashkëkohor i pasur me histori.

Atraksionet që mund të gjeni në Tiranë janë aq të shumta  sa turistët nuk do të mund të zhgënjehen.

Kur është koha më e mirë për të planfikuar një fluturim

Gjatë periudhës midis qershorit dhe gushtit mund të gjeni oferta të favorshme për fluturime drejt Tiranës, por çmimet më të lira janë apdyshim në janar dhe shkurt. Nëntori dhe dhjetori ofron tarifa të larta, ndaj janë të përshtatshme për buxhete më të mëdha.

Zgjatja e fluturimit

Një fluturim direkt nga aeroporti Gatëick i Londrës drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës zgjat rreth 3 orë. Të dy klasat si ai ekonomik dhe biznes ofrojnë ushim dhe pije gjatë fluturimit.

Disa nga emrat kryesorë në industri, si : skyscanner.net, expedia.co.uk dhe cheapflights.co.uk më kanë dhënë oferta të arsyeshme. Megjithatë bëni kërkime, krahasoni tarifat dhe nëni zgjedhjen tuaj.

Në qytet

Pasi të keni prekur tokën shqiptare, është koha për të shkruar drejt akomodimit. Dijeni se rruga me taksi nga aeroporti në qendër të qytetit zgjat rreth 20-25 minuta.

A jeni një tip aventurier?

A ju pëlqen të zbuloni monumentet historike? Doni të argëtoheni? Qyteti ka shumë se çfarë t’ju ofrojë dhe për shijet e çdo udhëtari. Tërheqjet turistike janë të ndryshme, si : Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar, Xhamia e Et’hem Beut dhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar.

Është koha që ju dëshmoni si qyteti i madh europian  po vjen në jetë përsëri!

1 komente në “Tirana, për një pushim të mrekullueshëm”

  1. kashi says:

    ne pyetem se ku nisen autobusat per ne bukerart dhe resepsionista e hotelit nuk e kishte idene fare
    as edhe nje broshur nuk kishin
    i pajisni hotelet me informacionin e duhur qe turistat tea marin qe aty ate qe duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje