Arrestimi i Kserës, PD: Nuk bëhemi pengesë. Lufta ndaj korrupsionit, jetike

30 Janar 2016, 14:36Politika TEMA

Ka reaguar edhe Partia Demokratike pas lajmit të arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera.

Deputeti Ristani tha se lufta ndaj korrupsionit është jetike për vendin.

“Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin.

Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime”, deklaroi Ristani.

1 komente në “Arrestimi i Kserës, PD: Nuk bëhemi pengesë. Lufta ndaj korrupsionit, jetike”

  1. ha ha ha ha says:

    Ja rrasi derrin Sala jevgjitit Ksera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje