“Kadare në Panairin e Lajpcigut, e mbante sallën pa frymë”

31 Janar 2016, 09:37Kulturë TEMA

Në librin e tij të ri “Për Gjermaninë, histori diplomatike dhe kujtime”, diplomati i njohur Bashkim Zeneli tregon rreth opinioneve të politikanëve të lartë gjermanë për shkrimtarin tonë të njohur, Ismail Kadare. Ai rrëfen se në takimin e parë që pati me Presidentin gjerman Johannes Rau, pasi mori detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Gjermani, ka mësuar se kreu i shtetit gjerman e vlerësonte Kadarenë. “Presidenti Johannes Rau më tha se e konsideronte si një nga shkrimtarët më të mirë të kohës”, shkruan Zeneli në librin e tij.

Gjithashtu, ambasadori Zeneli ka marrë vlerësime për Kadarenë dhe nga zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Barbara Stamm. Ambasadori ynë në Gjermani, në 1997­2002, tregon edhe takimin e tij në Berlin me Ismail Kadarenë dhe shoqërimin e tij në Panairin e Librit në Lajpcig, ku interesi gjatë fjalës së shkrimtarit ka qenë shumë i madh nga auditori. Madje, Zeneli tregon dhe një detaj, kritikat që ka marrë nga ministrat gjermanë Zopel dhe Scharping se nuk i njoftoi për ardhjen e Kadarëse në Gjermani.

Takimet e para në Bavari

Vetëm pak ditë pas paraqitjes së kredencialeve, më erdhi një letër në Ambasadë. Zv.kryeministrja dhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, zonja Barbara Stamm, më uronte për detyrën dhe më ftonte për një vizitë në Bavari. Mësova se këtë e kishte rregulluar Konsulli i Nderit, zoti Modl, që kishte shumë miqësi me zonjën Stamm, siç do të merrja vesh në Mynih. …. Folëm shumë miqësisht. E informova mirë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. I kërkova mbështetje nga Landi për nevojat që kishim, sidomos në drejtim të rendit dhe për ndihmë ekonomike…”Patjetër, patjetër, z. Ambasador, prandaj edhe dëshiroja t’ju takoja e të bisedonim… kemi parë tmerre në televizion, apo jo zoti Modl…

Më vjen shumë keq… Si ndodhi kështu? Ç’ishin këto firma piramidale? E tmerrshme z. Modl, apo jo, sa herë kemi folur bashkë… Ne i duam dhe i respektojmë shumë shqiptarët. Unë kam lexuar për Shqipërinë, po… kam lexuar për Skënderbeun, një hero i madh… keni qenë një vend tmerrësisht i izoluar. Zoti ambasador, ­m’u drejtua duke qeshur ­unë kam lexuar edhe Ismail Kadarenë… Ne kemi të përkthyer disa libra të tij. Një shkrimtar shumë i madh. Vazhdon të shkruajë?”… … Presidenti Meidani u prit edhe nga Presidenti i sapozgjedhur gjerman, Johannes Rau. Ishte një takim shumë i hapur dhe miqësor. Presidenti gjerman ishte tepër i komunikueshëm. Ai u interesua të njihej me zhvillimet në Shqipëri, jo vetëm në fushën politike, por edhe atë historike dhe kulturore.

Kishte lexuar Ismail Kadarenë dhe foli për të si një shkrimtar “ndër më të mirët e kohës”. Më tej u interesua të dinte diçka më shumë nga CV­ja edhe për prof. Meidanin dhe për lidhjet e tij akademike me Gjermaninë. Me shkrimtarin tonë të shquar, Ismail Kadare, do të takohesha në Berlin, krejt rastësisht. Një mik i imi nga Shtëpia e Shkrimtarëve në Wannsee, afër Berlinit, do të më telefononte dhe kërkonte të dinte nëse do të shkoja në Panairin e Librit në Lajpcig ku do të ishte edhe Kadareja. Nga Panairi kisha ftesë dhe nuk kisha vendosur se kur do të shkoja, në një ndër ditët që do të qëndronte hapur. Por nuk kisha asnjë njoftim për ardhjen e Kadaresë.

Bëra sikur dija çdo gjë dhe e pyeta mikun tim nëse do të dilte ai apo ndonjë tjetër për ta pritur, pasi do të isha edhe unë në aeroport. Shumë mirë, më tha, atëherë takohemi atje në orën… Ishte e padurueshme dhe vërtet revoltuese të mos merrje njoftim për pjesëmarrjen e Ismail Kadaresë në një panair libri. Ne merrnim disa telefonata dhe shkresa, jo vetëm nga MPJ, por edhe nga ministritë përkatëse, për të pritur edhe një drejtor në ministri, pale një zëvendësministër. Dhe nuk kishte asgjë të keqe, sepse do të përfaqësonin vendin në një mbledhje apo veprimtari të linjës. Por edhe teprohej shumë. Dhe, nga ana tjetër, askush nuk dinte se do të vinte një akademik, një shkrimtar, një artist i madh, një këngëtar i madh, një albanolog që i bënte nder dhe i jepte emër Shqipërisë. Nuk funksiononte dhe nuk funksionon as sot, asnjë mekanizëm për këtë.

Po mbytemi me fjalë të mëdha, boshe për diplomacinë kulturore. Unë pata një kënaqësi të veçantë, por ndieja edhe një detyrim shumë të madh për të pritur e shoqëruar gjithkund Ismail Kadarenë. Ai është nderi ynë, më i njohuri shkrimtar shqiptar në botë. Do të anuloja çdo punë, do të “mbyllja” zyrën. Me Petrikën e pritëm zotin Kadare në aeroport dhe e përshëndetëm me respekt. “Mirë se erdhët dhe… do të jemi në dispozicionin tuaj për sa ditë do të qëndroni në Gjermani”, i thashë. Më falënderoi, por shtoi se “nuk ka gjë, mos u pengoni në punët tuaja… ja jam me miqtë gjermanë…” Do të niseshim për në Wannsee, por i thashë mikut gjerman që të rrimë për darkë dhe më pas shkojmë në Shtëpinë e Shkrimtarëve. Ai u përgjigj se nuk mund të qëndronte, se kishte detyra me organizimin etj. Atëherë ne po vijmë me z. Kadare dhe e shoqërojmë ne në Wannsee.

Meqenëse ishte ende herët për t’u ulur për darkë, bëmë një shëtitje me makinë rreth qendrës së Berlinit. Po i thosha zotit Kadare se Frederiku i Dytë (1740­1786), që u quajt edhe Frederiku i Madh, ishte ai që ndërtoi dhe zhvilloi Berlinin si një qytet të vërtetë europian.

Kaluam nëpërmjet Portës së Brandenburgut dhe shkuam në Bulevardin “17 Juni” deri te Schloss Ballevue, që nga viti 1994, rezidencë e Presidentit të Republikës. Është ndërtesa e parë e stilit neoklasik në Prusi, ndërtuar në vitin 1785 nga Michael Philipp dhe Daniel Boumann. Më parë, me ndërtimin e saj ka qenë rezidenca verore e Princ August Ferdinandit të Prusisë, vëllai i vogël i Ferdinandit të Madh. Më vonë, Kajzer Vilhelmi II, e kthen në vend të mbledhjeve me ushtarakët madhorë.

Në vitin 1928, u kthye në rezidencë shtetërore dhe në vitin 1935 u shndërrua në Muze të Kulturës Popullore. Në vitin 1938, u kthye përsëri në rezidencë qeveritare për pritjen e miqve të lartë. Që nga viti 1949, kur Boni u shpall kryeqytet, Presidenti Federal kishte rezidencën e tij perëndimore. Flamuri gjerman mbahet i ngritur në shtizën e lartë, vetëm kur Presidenti i Republikës është aty. Pastaj, duke ecur ngadalë, u rrotulluam rreth Kullës së Fitores, apo Monumentit të Fitores. Mbi bazamentin e lartë prej 48 metrash, qëndron Viktoria, 8 metra e lartë, me yllin e madh, e ndërtuar nga Friedrich Darket.

Monumenti, që quhet edhe Mbretëresha e Fitores, i kushtohet fitores së prusianëve në luftën gjermano­daneze të vitit 1864. Më dukej se po flisja si shumë, por e vura re që z. Kadare po më dëgjonte me interes dhe herë pas here, jepte edhe vetë shpjegime të mëtejshme ose bënte pyetje. Pastaj u futëm në rrugën Unter den Linden dhe i shpjegova shkurt z. Kadare për Akademinë e Artit, me një fasadë të rrallë, të qelqtë, të ndërtuar nga arkitekti Günther Behnisch, mbi Akademinë e vjetër, që ishte ndërtuar që në vitin 1740. Nga viti 1949 deri në vitin 1961 ka shërbyer si atelie për artistët gjermano­lindorë.

Ngjitur me të, hoteli i famshëm Adlon dhe më tej shkuam në një restorant, pas Galerisë Parisiane Lafay­ Nga ceremonia e dekorimit ette, pranë një kishe dhe një katedraleje të njohur. Gjermania në çdo qytet të saj, ka kisha të mrekullueshme, të vjetra, të rralla e që mirëmbahen mrekullisht. Kisha më e lartë në Gjermani, është ajo e Ulmit, 162 m, më pas vjen katedralja e Kolnit me 157 m dhe tri kisha në Hamburg, ajo e Shën Nikollës, Shën Pjetrit dhe Shën Mikelit, nga 132 deri 150m.

Pasi porositëm, kujtoj mirë që z. Kadare u interesua të dijë për jetën e hebrenjve në Berlin. Më 9 shtator të atij viti, vetëm 2 ditë para sulmit terrorist mbi Kullat Binjake, në Berlin ishte përuruar Muzeu i Hebrenjve. Ai ishte ndërtuar nga arkitekti amerikan me prejardhje polake, Daniel Libeskind. Aty ka edhe salla bosh “Voids” si një element i rëndësishëm i godinës. Ato tregojnë zhdukjen masive të hebrenjve nga diktatura e Hitlerit. Në muze, me një pasuri shumë të rrallë, ka objekte dhe piktura që paraqesin historinë 200­vjeçare të hebrenjve gjermanë. Duke folur, më dukej vetja si një ciceron i bezdisshëm, por z. Kadare niste e tregonte vërtet histori tepër interesante të hebrenjve në përgjithësi, të personaliteteve të shquara të fushave të ndryshme nga ky komunitet.

Atëherë unë ndalesha tek ato që kisha lexuar për hebrenjtë e Gjermanisë apo thjesht të Berlinit, ku edhe kishte qenë përqendrimi i tyre më i madh. Ishte vërtet një bashkëbisedim shumë i këndshëm dhe vë­ mendja e z. Kadare për të dëgjuar, më “zgjidhte” gjuhën.

Shoqërova zotin Kadare në Wannsee dhe e lamë që të takoheshim të nesërmen. Wannsee është një liqen shumë i dashur për berlinezët, me një vijë plazhi me rërë prej 1.5 km. Është çelur si i tillë që në vitin 1907. Ka dyndje të mëdha njerëzish në periudhën e verës, dhe me aq sa është, ka vështirësi për të ngritur një çadër. Aty është edhe një rezidencë për shkrimtarët e huaj, ngjitur me liqenin. Të nesërmen, zoti Kadare shfaqi dëshirën për të vizituar ambasadën.

Mbeti i surprizuar nga çdo gjë, dhe më përgëzoi. U takua me të gjithë diplomatët dhe bëri fotografi me ta. Atë ditë bëmë disa vizita në qendra historike, në Potsdamer Platz, në Muzeun Historik Gjerman, në Rajshtag, te Porta e Brandenburgut etj. Interesi për shkrimtarin tonë të shquar në panair ishte shumë i madh. Në një sallë të mbushur plot, z. Kadare foli për letërsinë shqipe, por edhe për kulturën në përgjithësi, për letërsinë e Rajonit etj. Ai u ndal gjerësisht edhe në zhvillimet në Kosovë, për nevojën e pajtimit, për respektimin e minoriteteve.

Ai dënoi hapur politikën antishqiptare që kishte ndjekur Beogradi nën udhëheqjen e Millosheviçit. Ai foli edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës, duke thënë se gjëja më e shtrenjtë tani është liria e fituar, dhe çdo gjë do të vijë natyrshëm, në respekt e vullnet të popullit. Zoti Kadare iu përgjigj shumë pyetjeve si për epizmin e popujve të Ballkanit, për veçantitë e letërsisë së Ballkanit nga ajo europiane. Ai iu përgjigj edhe interesimit të pjesëmarrësve për krijimtarinë e tij të ardhshme.

Z. Kadare, fare qetë, fare lirshëm, e mbante sallën “pa frymë”. E intervistuan disa kanale televizive dhe gazeta të ndryshme. Jehona në shtyp ishte e madhe. Do të më “kritikonin” ditë më vonë edhe ministri Scharping, edhe ministri i Shtetit Zopel, që kishin mësuar nga shtypi për ardhjen në Berlin dhe Lajpcig të Ismail Kadaresë, dhe që nuk i kisha njoftuar për t’u takuar. Ruaj edhe unë, edhe vajzat e mia Valbona dhe Rudina, kujtime shumë të bukura nga takimet ato 3­4 ditë me të madhin Kadare. Edhe ai më falënderoi shumë miqësisht, më tha se kurrë nuk e priste që të mbyllja zyrën këto ditë, sepse kjo nuk i kishte ndodhur…/Panorama

18 komente në ““Kadare në Panairin e Lajpcigut, e mbante sallën pa frymë””

  1. shkrimtari says:

    doni me per Belulin?!

    1. Grigor says:

      Ha ha ha. Fiks fare.

  2. Nallbani says:

    Lajpcig? Kuuuuuuuuu cfar gabimi, n’ Express-in e Prishtines s’kishte per te ndodhe kurr, korekt shkruhet Leipzig o kaprolli gazetar!

    1. Kellira says:

      Kompetent artikulli eshte ne shqip e jo ne gjermanisht dhe ne shqip shkruhet si lexohet: Lajpcig.

      çfarë dhe jo cfar
      kurrë dhe jo kurr
      korrekt dhe jo korekt

  3. xxx says:

    Lene propaganden,ktij klyshi komunist bota sja jep NOBELiN dhe pik,e dijn fort mire te kaluaren e tij,e ju qe nuk besoni lexone naj fletushk te “zerit popullit”para 1992 para se te emigroj dhe ofendoj shqiptaret ne Franc.

  4. msh says:

    Ne lajpzig e mbajti sallen pa fryme, po dikujt i shpetoi nje….pordhe.

  5. yyyy says:

    Per xxx …
    Kerko ne google “xxx” dhe shiko se sa i peshtire je!
    Je pjese e njerezve qe kontribuojne pa fre kunder Kadarese-pra kunder SHQIPERISE!
    Je pjese e monstrave……..

    1. Jeronim de Rada says:

      xxx-i eshte nje turk Prizreni, prandaj e urren shqiptarin Kadare!

  6. viti rezilit says:

    une jam nje fans i kadarese..por ju lutem nderprisni keto tregime te ketyre llepiresve te cdo sistemi

    boll se na i neveritet kadarene qe me thene te drejten..ne kete shthurje te shtetit shqiptar qe nga 1992
    jo vetem nuk i foli as nje kritike te vetme krimberishes..por eshte dhe ai pergjegjes

    boll se na i shpifet;
    dita kaderese
    java kadavres
    muaji ismoilit
    viti rezilit

  7. alieni i tokes says:

    ismaili osht mashtrues!
    DHE mashtrimin e ka ngrejt ne art.
    bota genjeshtra don.
    genjeji!
    kjo esht moto e ises. dhe vu genjeshtrat..
    ..
    osht shum e thjesht me e gjet kte genjeshter genjeshtare prej genjeshtari te talentuar qe synon te arrij majay nobel.
    s ke nevoj per me lexu Isen qe t msojsh se kush jan shqiptart.
    ja ku I ke. perdit I shef se kush jan shqiptart. dhe kshtu kan pas qen gjithmon ne histori, sic jan sot do jen edhe neser.
    po bota pelqe ti thot derrit daj.
    ja ku esht ujku! I thon shqiptart europs perdit me sjelljet e tyre.
    jo,ne po ndjekim gjurmet,reagon Europa e mallengjyer si femnat delicate dhe shko e gjurmo e lexo Is Kadarin.
    isa e merr vesht se ca don Europa dhe vu.. ate shkru.

  8. Hjdar Panxhi says:

    ai Dulla do thoshte nji fjal burrnore :”Qiji motren”!
    kshtu shprehej dulla ndaj bythqimve

  9. qelqaveci says:

    kadareja ia kalon dhe 007- james bond, kadareja qenka multi-agjent….

    na cate trapin me nje palaco te pjelle nga mitra e diktatorit hoxha!

  10. real madridi says:

    I vetmi titull qe merito Is Kadary osht titulli “pidhar I hershem I nivelit nderkombtar”
    edhe isa osht dakord
    edhe historija prehet qet.

  11. aleko says:

    Kadare eshte nje shkrimtare prefesionist zotrinj kritizere pa indetitet qe as emrin tuaj nuk e perdorni ,lere me te marresh leksione nga ju.Per fat te keq ,njerez qe nxjerrin vec helm nga goja kemi me shumice ne shqipetaret dhe per nga urrejtja dhe ligesia jemi kampion te botes..lum ne!…Megjithate Kadare mbetet Kadare dhe ka kush e vlereson ,duan apo zduan ca shqipfoles..

  12. qyetari B says:

    Keshtu e priten dhe shokun Enver ne Moske, Stalini dhe gjithe udheheqja sovjetike, bile Stali e pyeti dhe per ca qe flisnin shqip atje dhe thirri menjehere gjeneralin te ja spjegonte…Na vdiqet me Kadarene, doni ta beni me pahir sikur ka ardhe ose nga mbi tkoa ose nga nen toka. Dhe ai u merzit vet. Po nje letershkrues eshte nuk ka ka bere as fabrika as kombinate as ka luftuar me pushke per çlirimin nga fashistet, as ka dhene ndonje leke per te varferit, vetem ka fole me goje e leter ashtu si flet kushdo.Nuk ja mohoj vepren ne fushen e tij, por na e bete te merziteshme . Ne e njohim mire fare qysh atehere e deri me sot. Ai , kur ti vije koha, i kenaqur do vdes se i ka realizuar te gjitha deshirat e tij, bile me shume ate te Parisit. Lereni rehat tani te qetesohet se eshte burre plak.

  13. Lili says:

    Ne kemi perkthyer disa libra te tij.Eshte shkrimtar i madh….vazhdon te shkruaje?

    Ketu kuptohet gjithe finessa e gjithe ironia e ketyre pushtetareve,njohes te mire te ngjarejve nga albanistani!
    Po ‘ambasadori’ Zeneli nuk e paskan kuptuar hic domethenjen e fjaleve te tyre! Ne e kemi perkthyer ne germanisht edhe eshte perkthyer ne germanisht ka nje dallim te madhe:dmth obori prape paskan nderhy qe te perkthehet shkrimtari obortar! Shkrimtari i mire perkthehet pa nderhyje nga politik….

  14. Dn says:

    Aleko:lexo mire:pyetja ishte ‘Vazhdon te shkruaje? ‘E kuptona jo ti kete pyetje per ‘yllin’ e shkrimtareve shqiptare?
    Dmth as nuk merret vesh ne Germany a shkruan a jo kadareja!!!e kjo nuk merret best as nga njerezet vertet te interesuar-profesionalisht-e lere ma nga kulan kusuri german!….
    Böll me bre!
    Se vetem de po i béni kadarese me keso ‘fletelavdime’alla komunist!…
    Kuptoni se ne boten normale,quindra shkrimtar publikohen perkthehen e askkush nuk i lavderon ne kete menyre idioteske .

  15. asd says:

    Ises Ju ka bo fiksim ndonje titull i modh, por duhen shume pare me e ble. Kto tvogjlit si Princi Asturias nuk i kane kushtuar shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje