Gjirokastra feston ditëlindjen e Kadaresë: Ja urimi i veçantë

28 Janar 2016, 15:04Kulturë TEMA

Ekspozita, konferenca, por më së shumti aktivitete që nxisin leximin e veprës së Ismail Kadaresë. Kjo është kryefjala e 80-vjetorit të shkrimtarit të njohur shqiptar.

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kanë hartuar një kalendar aktivitetesh, që kanë nisur këtë të enjte, për të vijuar përgjatë të gjithë vitit.

Epiqendra e festimeve ngelet padyshim “qyteti i gurtë”, që e ka nisur ditën me aktivitetin “Gjirokastra lexon Kadarenë”.

Në prani të shumë pjesëmarrësve, bashkia ka fikur edhe qirinjtë e tortës së porositur për këtë datë. Torta ka përmasat 30 me 40 centimetra dhe në të është shkruar një shprehje e Kadaresë: “Ka gjithmonë kohë, që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”, raporton TCh.

I pranishëm në këtë aktivitet, zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka recituar vargjet e njohura të poezisë “Kristal”, të përkthyera në gjuhën angleze nga vet ai.

1 komente në “Gjirokastra feston ditëlindjen e Kadaresë: Ja urimi i veçantë”

  1. tfgs1 says:

    jo vetem populli i thjeshte por edhe Hoxha ulerinte gjithe diten sot nga maja e xhamise ne arabisht: Ismal,gezuar ditlindjen,allah uakbar!
    e more media qe fluturoni si te dehur,nuk e di se cfare ka bere ki palo oborrtar/shkrimtar per popullin e gjirokastres,qe te gjithe sot te ”festojne” si festonin dikur per pederin Hoxha……!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje