Ndahet nga jeta historiani Kristo Frashëri

1 Shkurt 2016, 13:46Kulturë TEMA

Akademia e Shkencave njofton se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASH.

Kristo Frashëri është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

42 komente në “Ndahet nga jeta historiani Kristo Frashëri”

  1. Kristo Frasheri NDERI I KOMBIT says:

    I paharruar qofte emri dhe vepra e tij.

    1. e-biba says:

      Zoti Kristo Frasheri duhet te prehet ne varrezat e deshmoreve te atdheut. Te kete turp ky shtet nese nuk e vendos aty kete kolos te historise shqipe dhe le aty vrases si Azem Hajdari. Ky qe vdiq nuk ishte nje njeri i zakonshem, por nje rilindas qe punoi per kete vend dhe si shkembim mori shume pak prej tij. Respekt te pafund per Profesor Frasherin!

      1. ... says:

        E leht balta qe e mbulon. Zoti i falte Mekatet dhe Balten qe ka hedhur mbi Krishterimin Orthodhoks. Ngushellimi KORRAK-eve qe e perdornin si lev per te sulmuar me Shovinizma, fqinjet tane Europian dhe Krishterizmin.

        Per 23 vite luftoje Janullatosin dhe kur nuk kishe guximin ti dilje Ball per Balle megjthese, Hiresija e tije te kishte ftuar ne nje Takim-Bisede, lehje gam gam gam deri sa hengre Koken.

        Sa para more nga Camet qe te te vendosnin emrin tende ne librin e Turpit qe botuan para 2 muajsh nga botimet EUT, ti o i gjor as te shkruaje emrin tend nuk kishe takat dhe jo te shkruaje librin 500 faqe “Historia e Camerise” veshtrim historik.

        Me sa koleg Historian kishe kontradita per ato qe shkruaje “nga bytha” vitet e fundit !!!!! si Uran Butka, Kadare, Kristo Zharkalliu, Dr. Teodor Kareco …. (shiko ne Internet).

        1. al says:

          Ik ore skuth dyfytyresh mjaft volle vrere ne kete forum kunder shqiptsreve bajge anadollake

        2. albanopol says:

          Gjarper, edhe me nje fisnik si Kristo Frasheri nuk e kursen helmin. Pikerisht pse ka kristian si ti, Kristo u mundua tu hapte syte shqiptareve, te mos perzjejne grurin me egjren,Hajde sikter, shpirt i shpelare. I lehte i qofte dheu simbolit te shqiptarit te paster dhe kristian.

    2. Taulant/Tirane says:

      Njeri i madh i kombit qe kombi ja shperbleu…… duke e lene pa dhembe ne goje.Kur e kam pare ne interviste qe kishte vetem tre dhembe ,kam bertitur nga turpi .

  2. al says:

    Nje shqiptar i madh si professor Frasheri do jetoje pergjithmone ne kujtesen e kombit tone.
    I perjetshem qofte kujtimi i tij.
    Respekte familjes.

  3. Lida al says:

    Ngushellime nga zemra familjes e te afermve te tij. Humbje e madhe per vendin, kulturen, shkencat historike, fushen e mendimit intelektual shqiptar. Njerez te tille dijetare, patriote te medhenj veshtire se vijne sot ne jete. I paharruar per jete kujtimi i tij.

    1. ... says:

      E respektoj te ndjerin Kristo…. Po me shume dua dhe respektoj te Verteten. Lexo me poshte.

      E leht balta qe e mbulon. Zoti i falte Mekatet dhe Balten qe ka hedhur mbi Krishterimin Orthodhoks. Ngushellimi KORRAK-eve Arnaut qe e perdornin si lev per te sulmuar me Shovinizma, fqinjin tone Europian dhe Krishterizmin.

      Per 23 vite luftoje Janullatosin dhe kur nuk kishe guximin ti dilje Ball per Balle megjthese, Hiresija e tije te kishte ftuar ne nje Takim-Bisede, lehje gam gam gam deri sa hengre Koken.

      Sa para more nga Camet qe te te vendosnin emrin tende ne librin e Turpit qe botuan para 2 muajsh nga botimet EUT, ti o i gjor as te shkruaje emrin tend nuk kishe takat dhe jo te shkruaje librin 500 faqe “Historia e Camerise” veshtrim historik.

      Me sa koleg Historian kishe kontradita per ato qe shkruaje “nga bytha” vitet e fundit !!!!! si Uran Butka, Kadare, Kristo Zharkalliu, Dr. Teodor Kareco …. (shiko ne Internet).

      1. tt says:

        Ik ore grekofil i pabese mos na bej shqiptarin ketu hale e ndyre njerez pa shtylle kurrizore zagare te shovinizmit grek ptuuuuu rrace e poshter legenash

  4. nji kafe me pak te lutem says:

    Iqofte dheu i leht respekte dhe i pa harruar qoft profesor KRISTO FRASHERI, humbje madhe per kombin ngushellime familjes.

  5. Ismail Rugova says:

    Personaliteti më zëshëm i dijes dhe ndërgjegjes shqiptare. I përjetshëm qoftë kujtimi për këtë kolos të pavdekshëm! Kujtimet e mia janë të përqëndruara tek familjarët dhe të gjithë ajo vepër kolosale e akademikut tonë të dashur.

    1. Leshi says:

      Kolosi i hyftë ne bythe

  6. eli-tiv says:

    …ngushellime familjes ..respekt per kujtimin e tij…vepres e mbi te gjitha modelitte intelektualit e patriotit shqiptar..

  7. Spin says:

    U shua nje patriot, me mendje dhe shpirt te madh. Faleminderit professor per gjithcka qe bere per kete komb. Shpresoj qe gjenerata e sotme te mos harrojne mesazhing qe ju, si nje krishter 100% shqipetar si i pagezuar nga nje Nolian, na le per kete Janullatosin qe na beri peshqesh SRB-i.

  8. Landi says:

    Me te vertet nje shqiptar i mdh.Sa te vegjel duken keta te sotimit perpara ketij Shqiptari te madh.Le te jete shembull per te gjithe shqiptaret.

  9. Ay says:

    Patriote dhe erudite te tille rralle i vijne Shqiperise! Ai do te jetoje me vepren dhe idete e tij! Iku dhe nje rilindes, sa pak kane mbetur………………..

    C’trishtim!

  10. Leshi says:

    Në rot të samës !!!! Do e gjëje babin Enver Mutin ne ferr ????

    1. Leshi says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur ????

    2. O lesh te q..... ne vesh says:

      O lesh sa gjynaf qe je ! E meriton emrin qe ke!

    3. Dibrani-UK says:

      lesh je dhe lesh do vdeses kokerr injoranti.
      I NDERUARI KRISTO FRASHERI KA QENE HISTORJANI ME I DREJTE QE KA NJOHUR POPULLI YNE.
      ISHALLA PREHET NE PAQE PERGJITHMON. RESPEKTE PER TE THE FAMILJEN E TIJ PATRIOTIKE SHQIPTARE

  11. iliriTirane says:

    Patriot qe ka lene nje veper per brezat ne vazhdim. Emri i tij per çdo shqiptar nuk do harrohet kurr.

  12. Emigranti SHBA. says:

    Ngushellime familjes, i qofte dheu i lehte, keti gjgandi, qe tere jeten ja kushtoi, letersise, shkences, kultures dhe prosperitetit te popullit shqipta. Jeta dhe vepra e keti kollosi, le te sherbej per brezat e arcem si udherefyes, per ta cuar akoma me perpara historigafine, gjuhen dhe letersine shqipe. SHpresojme qe profesoret dhe akademiket dote ecin ne rrugen e keti dijetari medjendritur dhe patriot sic ishte profesor Kristo Frasheri. i perjetshem qofte kujtimi i tije. Ngushellime nga nje grup bashkeatdhetaresh ne SHBA.

  13. trapi says:

    O LLESH PASKE SHKUAR PER LESH,,,MOS FOL KESHTU PER KRISTO FRASHERIN…I PERJETSHEM KUJTIMI….

  14. Ngushellimet me te sinqerta te aferme e Familjes se z.Kristo Frasheri ,
    nji nder figurat me te medha e patriote ,qe diti te ruaj vetem linjen e sinqeritetit-besnikerise -atdhedashurise perball Atdheut te tij Shqiperise ,ne kto kohe histerikesh e pseudosh te gjithanshem ,politike e nacionastesh qe e shiten ate vend ,per te mbushur kontot personale .
    R.I.P o Shqiptar i mire ,
    qe i ju kushtove aq shume Atdheut tend Historise se tij ,duke e nderuar ate dhe te paret tane qe dhane jeten per te .
    Lavdi vepres tende intelektuale…

  15. xxx says:

    Ngushllime familjes dhe farefisit.

  16. Aleksi says:

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur. Dite e zeze per gjithe shqiptaret qe duan vendin e tyre dhe respektojne shqiptaret e medhenje, sic eshte Profesor Frasheri. Nderime vepres qe la pas per brezat e ardhshem dhe per modelin qytetar dhe atdhetare. I lehte te qofte dheu Profesor Kristo Frasheri.

  17. tfgs1 says:

    Nje korrak qe doli nga rruga e krishterimit dhe u be nje pale me sunitet shqipfoles duke shpifur kunder Greqise dhe te krishtereve shqiptare

    1. albaniafirst says:

      tfgs1, kurse ti je nje idjot I lindur me flamurin grek te ngulur ne bythe.
      Laje gojen kur te flasesh per professor Frasherin

  18. NY..ny says:

    u shua akademiku me I shquar I diteve tona…
    indiferentizmi I nje pjese te shoqerise tregon se sa poshte kemi rene

    festojme me cingijet e kadarese.
    .kur kollosin gjergj fishta e kemi hedhur ne lume..
    sic po sillemi me te madhine kristo frasheri

    ME KUJTOHET NEONAZISTI LU BASHA QE I MBAJTI DEKORATEN
    3 VJET NE SIRTAR…

    RIP

  19. Odise Çaçi says:

    Njoftimi per ndarjen nga jeta te Akademikut, prof.Dr.Kristo Frasheri, me ka hidheruar pa mase.E kam patur profesor ne studimet pasuniversitare, ku spikaste si nje pedagog me nje pergatitje te larte shkencore, shume i komunikueshem, ne radhe te pare nje njeri me cilesi te rralla.Ai shte nje studiues i talentuar, nje argumentues i thelle i origjines se popullit shqiptar, nje studiues i thelle i LIDHJES se PRIZRENIT, nje orator e patriot i ralle.Ishte fat qe Shqiperia kishte nje kolos te tille te mendimit, ku ai rreshtohet perkrah rilindasve, por dhe perkrah prof.Aleks Budes, Androkli Kostallari, prof.Skender Anamali,prof.Stefanaq Pollo e Selim Islamit,prof.Skender Anamalit, prof.Aif Mati e shume te tjereve.Ai do ngelet trend ne panteonin shqiptar.Jam i mendimit qe ai e meriton qe te prrehet prane Nenes Shqiperi, se per te punoi nje jete te tere.I paharuar kujtimi i profesorit.Ngushellime familjes se tij.

  20. E po kjo pune! says:

    e nderuar Tema, bejeni lajm te pare se eshte humbje e madhe dhe ka nevoje per reflektim kombetar. Nuk eshte kronike por gjeme sepse eshte rilindas modern dhe ka lene pas nje trashegimi unike per te verteten historike te gadishullit ku jetojme. Nderime profesor, je ne balle te panteonit kombetar, do frymezosh perjetesisht brezat e shqiptareve.

  21. grameno says:

    O tfg virus infektiv greke,per ket njeri djegi krejt greqin,cep um cep serbin,qosh me qosh turqin,ik specie e flliqur,se po te ishe prane meje me keto fjale do ti qitsha truret ne toke,specie infektive,nuk kuptoje redaksin e temes ,pse lejon kso shkrime kunder shqipetareve??!!!!!!

    1. .... says:

      O Gamimino, Tema eshte gazet demokratike dhe jo Naciona-Fashiste si mendja tuaj. Te djegin te vertetat, fute bythen ne legen qe ta ftohesh. I shitur per te shkruar Nacionalizma ta semura, qe te dilte nga mizerja ekonomike, per te cilen ks folur dhe ne tv klan ne interviste.

  22. Treviso says:

    Ngushullime me te thella familiareve.
    Akademia e shkencave humbi kollonen kryesore.
    Shqiptaret humben babain e historise.
    Kristo Frashri vetem ndrroi jete, por nuk ka vdekje per te. Figura e zotit Kristo rradhitet tek figurat e vellezerve Frasheri.

  23. UjkuPlak says:

    Lamtumire i dashur Profesor! Te faleminderit per gjithcka ke bere per Shqiperine! Do te mbetesh gjithnje ne zemren e nenes Shqiperi.

  24. Leshi says:

    Ma hangshi mutin te gjthe ata qe nuk ishin dakord me mu. Ta fusni ne dhe sa më parë atë pleh së mjaft e ka flliqë Shqiperine. Tani mire eshte me ate mutin Enver plehi qe e konsideronte si babe. Biles mundet mu zhgarravite edhe me stalinin atje ne xhehenem

    1. Leshi says:

      Mos ma vini re se kam rrjedhur ? ? ?

  25. e-biba says:

    Eshte nje gjeme per Shqiperine. Figura te tilla nuk vijne me. Meriton gjithe nderimin e ketij shteti te qelbur, se nderimin e popullit e ka dhe do ta gezoje ne jete te jeteve!

  26. Mehemet Shehu says:

    ngushellime te perzemerta per humbjen e Njeriut te dashur, dhe Shqipetarit te respektuar ne mese te shqipove.
    Le te jete dheu i lehte per NJeriun tone te Nderuar Kristo frasheri…..

  27. Kristo Krasheri ishte nje historjan i zoti dhe ka shume merita per librat historike ,Shqiptare.

  28. Kristo Frasheri ishite nje historjan i zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje