Kryeministri, Edi Rama i pyetur nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të Partisë Socialiste, thotë se PS ndjek modelin laburist.
“Unë dua të ndaj qartësisht komentet. Sepse nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj mirë ose bëj keq nga fakti. Kush është fakti. Fakti është që ne kemi një parti të organizuar mbi bazën e modelit laburist, të laburistëve të rinj që zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë dhe konsiderojnë konfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme”, tha Rama.
Ndërsa mbi përcaktimin e statutit të PS-së që parashikon zgjedhjen e kryetarit çdo katër vjet, Rama tha se për këtë do të marrë vendim Kongresi.
“Nëse më pyesni mua nuk më mungon absolutisht ndonjë rikonfirmim, pasi e ripërsëris kemi fituar dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës”, tha Rama në intervistën për “Report TV”.
Pyetjes nëse e shikon si rival brenda partisë, Ben Blushin, Rama iu përgjigj me një “Jo” të thatë.
Kurse pyetjes pse nuk përjashtohet nga partia apo Grupi Parlamentar, Ben Blushin, Rama tha se nuk i rezulton që Blushi të ketë thyer ndonjë prej rregullave ku përcaktohet një gjë e tillë.
me hipokrit dhe frikacak nuk e ben nena.
kur u zgjodh perballe hijes se nanos donte edhe zera ndryshe ne parti edhe nje antar nje vote.
tani qei erdhi radha te iki me bisht nder shale. tani jo se e ka votuar populli.
nje pyetje i beni ketij super te zgjuari :po nese nuk do ishte ai kryetar partie do e votonte populli PS???
dhe nese po do e votonte me shume apo me pak???????
Nga shkrimi juaj o ti qe quhesh adi shkruaje se Edi eshte ipokrit dhe frikacak etj.Edi dhe qeveria e tij jane betuar se dote bejne shtet dhe bazat e shtetit jane edhur.Policia sot kompletohet me djem e vajza te trainuar.Energjia kur me pare dilte me humbje dhe ku per te kompesuar ate paguej 160 mln euro,sot ajo doli me fitim dhe kete fitim e iveston ne dege te tjera te ekonomise.Zhduku skllaverine qe punonjesit te mos punojne ne te zeze,neser ata kur te dalin ne pension jane te siguruar.Shkollat ishin kethyer ne dyqane ku shiteshin diploma duke nxjerre vajza e djem pa njohuri .Vendosi si gjithe bota kuponat tatimor ku vleren e tyre e dine vetem ata qe diplomen e kane marre me zotesi.Per reformat dhe aritjet e tyre ka shume per te folur.Per sa fola me lart ka mobilizim dhe perkushtim nuk ka as ipokrizi as frike ,se po te kishte Edi frike prishja e ndertimeve ne bregdet dhe ne qendrat e banimit pa leje nuk behej.Prandaj ti qe quesh adi me mire se une e se ti kane folur1000000 shqipetaret ne 2013 dhe 2015.Thomaq
O Adi sa aktiv qe qenke sot mor kacurrels me floket e Strazimirit,cthua o pallosh shqupi se i majte nuk je!!po mos ishte Edi ke te pakten 20 perqind e popullsise nuk do ta votonte ps,ik o shqupi mos na bej rolin e te majtit te lenduar!!Mesohu me shtet si i iku koha vucidolsit he tu befsha,zgjedhjet e tjera Edi i fiton me thelle.
Edi Rama,me ta ta thene troç dhe drejte,i takon te jete ne krye te ps-te.Qe kur ka ardhur ai,ps-te eshte me e organizuar,dhe po punon mire.Mos degjoni Salin ma Bashen,se ata, e duan mundesisht ne hell, per ta pjekur Edi Ramen,por shikoni realitetin.Vete Edi Rama eshte nje njeri i moderuar,ka vizion te qarte dhe progresiv per te ardhemen e vendit.Eshte me se e qarte,se, deri sa te vije dita e kogresit ne mars,Sali Berisha dhe Lulezim Basha,nuk do lene gure pa levizur,per ta rrezuar Edi Ramen.Madje do fusin fuksat e tyre edhe per te bler deputet nga ps-ja.Shenjate e para i dha deputetja e ps-te ne mbeshtetje te Ben Blushit.Ka mundesi qe edhe Ben Blushi te jete i infiltruar nga Sali Berisha.
Nje shprehje e bukur popullore thote: “skuadra qe fiton nuk nderrohet”