Biznesi ankohet: Në Shqipëri ka punë, por shqiptarët nuk duan të punojnë

3 Shkurt 2016, 12:04Ekonomia TEMA

Në Shqipëri ka punë, por shqiptarët nuk kanë shumë dëshirë të punojnë.

Kjo ka qenë vërejtja që kanë theksuar kryesisht përfaqësuesit e biznesit, pjesëmarrës në tryezën e organizuar nga IOM dhe MMSR, me temë “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri”.

Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaka ka theksuar se realisht, në vendin tonë ka punë, por se në shumicën e rasteve ajo refuzohet për shkaqe që lidhen më shumë me dëshirën e shqiptarëve për të punuar, sesa me pagën apo edhe me kushtet e tjera.

Ndaj ai theksoi se mbetet sfidë rikthimi dëshirës së qytetarëve shqiptarë te puna.

“Edhe në vendet e rajonit, fqinjë me ne, nuk është se ka paga më të larta sesa te ne, por atje ka një dëshirë të theksuar për të punuar. Realisht, kjo është një sfidë dhe duhet të kthehet tashmë në eficiencën e fuqisë punëtore për t’iu përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe rentabilitetit familjar. Kjo pasi në Shqipëri ka punë, por nuk ka shumë dëshirë për të punuar”, – tha Jaka.

Thuajse në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i shoqatës së sipërmarrësve “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, i cili po ashtu theksoi se biznesi ka nevojë për punëtorë.

Ka ardhur koha dhe momenti për rekrutime profesionale dhe etike, sepse edhe tregu i brendshëm dhe ai i huaj kanë nevojë për profesione dhe zanate e tashmë ka ardhur koha edhe nga pikëpamja e përmirësimit të legjislacionit. Ndaj dëshiroj të bëj me dije për këtë auditor që MMSR së bashku me shoqatat e biznesit ka përgatitur ligjin e zanateve, pra për të nxitur dhe stimuluar profesionet. Tregu ka nevojë për profesione, ne kemi nevojë për punëtorë, por nuk kemi punëtorë të kualifikuar”, – tha Bregasi.

Ndërkohë që nga ana e tij, ministri i MSR-së, Blendi Klosi se punësimi i denjë dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës do jenë në fokusin e kësaj ministrie edhe për vitin 2016.

Për këtë qëllim, ai theksoi se është e nevojshme rritja e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe agjencive private të punësimit, jo vetëm për të krijuar mundësi punësimi, por edhe për të garantuar kushte dhe siguri për të punësuarit.

“Tregu shqiptar i punës vuan mospërputhjen midis zanateve që kërkohen nga biznesi me formimin e papërshtatshëm profesional të punëkërkuesve. Për këtë arsye, qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të posaçme reformimit të sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për ta harmonizuar atë më mirë me kërkesat e tregut të punës. Kjo do të thotë që krahas modernizimit të shkollave profesionale dhe qendrave të formimit profesional, ne duhet të garantojmë që çdo profil i tyre i shërben tregut të punës dhe i ndihmon nxënësit dhe kursantët të punësohen më pas. Dua të përmend këtu vetëm një shifër: niveli i të punësuarve pas përfundimit të arsimit profesional është 22% më i lartë sesa i atyre që përfundojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm. Kjo tregon qartë se Shqipëria ka nevojë për profesionistë”, – tha ministri Klosi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në vitin 2015 janë punësuar edhe rreth 30 mijë punëkërkues nga zyrat e punësimit dhe se synimi është që për vitin në vijim ky numër të rritet e në të njëjtën kohë të plotësohen edhe kërkesat e biznesit në kohë dhe me cilësi.

10 komente në “Biznesi ankohet: Në Shqipëri ka punë, por shqiptarët nuk duan të punojnë”

  1. Ah Muco, pi Muco..... says:

    Po pse jashte Shqiperise, shqiptaret qe duan pune jane puntore???????????

    1. Teodor says:

      SHIKONI LAJMERIMET NE GAZETE SE SI NUK KA POTHUAJ ASNJE VEND PUNE PER TE PUNUAR, KUR NE GREQI NEPER GAZETA KA OFERTA PER MIJRA VENDE PUNE, EDHE PSE GREQIA ESHTE NE KOHE KRIZE.

      NE SHQIPERI VETEM PUNE NUK KA.

  2. nje lexues normal says:

    Nuk thuhet “Ah Muço”, por thuhet “Ha Muço , pi Muço” . As nick-namin tend nuk di te shkruash .

    1. Ha Muco, pi Muco says:

      Ke thume te drejte….. ?

    2. Ha Muco, pi Muco says:

      nick-namin apo nick-name????????? ?

  3. eribcn says:

    po ta paguash punetorin 100 euro ne muaj svejn njeri per te punuar , te pyesin njeher sa i paguajne punetoret keto fabrikat e medha se eshte turp

  4. Leone says:

    PO tamam flasin njehere biznesmenet, i pari i denuar per vjedhje, i dyti i pa denuar per vjedhje ende, se fondet i ka ndare me te huajt, por ka qene sekretar i rinise komuniste. Ne fund flet kumarxhiu se i hapen rrugen dy hajdutet profesioniste, pas 3 muajsh do japim me koncesion shkollat fillore, te mesme dhe profesionale dhe kush do te mesoje duhet te paguaj Luan bregasin apo kete malokun tjeter. Ikni mor funderrina, ikni mer puhsta se e ropet kete vend, sa e sa fonde keni pervetesuar 2 vitet e fundit per shkollat profesionale? Ku jane? Ku i keni? keni bere shkolla private ei kerkoni cdo qytetari nga 5000 euro per zanat, dhe ndaj qaraviteni u pushta. Ju sjeni biznesmene por pushta i leni pa paguar, pa siguruar punonjesit, ku je ti mor legen se vjet me Erion bucen do beshit transparencene Sigurimeve shoqerore. Funderrina…k…a

  5. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    PSE PRONARET NUK PAGUAJNE SIGURACIONET ,PAGAT ME TE LARTA …………POR EDHE SEPSE KJO TANI ESHTE BERE MIT NE SHQIPERI…!!!!!!!!!!!

  6. Victor says:

    Keta mashtrojne shqiptaret!
    Keto biznese dhe qeveria nuk duan te pranojne realitetin se vete jane shnderruar ne skllavopronare dhe se shqiparet ne shekullin e 21 nuk pranojne te punojne qe te paguhen si skllever !
    Keta maskarenj,skllavopronare te Shqiperise kujtojne se nje skllav me rroge as 200 euro ne muaj mund te jetoje,te paguaje qerane,te haje e te vishet,te krijoje familje!
    Me keto politika moszhvilluese te ekonomise dhe te paguarit te shqiptareve si skllever,keta qeveritare dhw bizneset prane tyre ,pi e cojne vendin drejt zbrazjes te plote nga pipullsia!
    Gjate 25 vjeteve kane ikur gjysma e popullsise dhe tani po fillon ikja e gjysmes tjeter dhe aresyeja eshte se ne kete vend ska pune,dhe kur ka tw paguajne si skllav!

  7. popolo di tirana says:

    Ja vendet me te fundit per pune te shpalluara nga Qeveri Shqiptare:

    1. Pastrues
    2. Portier
    3. Lulishtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje