Eqerem Bej Vlora, deshmitari poliglot i historise se Shqiperise

4 Shkurt 2016, 16:19Kulturë TEMA
Eqerem Bej Vlora, deshmitari poliglot i historise se Shqiperise

Si bir i njërës prej familjeve më të pasura fisnike në jug të Shqipërisë, Eqrem bej Vlora vjen në këtë botë më 1 dhjetor 1885, në qytetin bregdetar Vlorë. Në këtë kohë Vlora i jep një vezir të madh Perandorisë Osmane. Ai qysh si fëmijë përgatitet për shumëgjuhësinë e botës së tij të mëvonshme. Mësuesi gjerman i shtëpisë, zoti Feigenwinter nga Baseli, i jep gjermanisht dhe frëngjisht, si edhe lëndë të tjera shkollore, ndërsa mësuesi turk Yusuf Riza Efendiu nga Stambolli ia mëson gjuhët orientale, si turqisht, arabisht dhe persisht. Kjo i shërben atij, kur ai më 1899, nën përcjelljen e zotit Feigenwinter, ndërmerr një udhëtim të gjatë nëpër një numër qytetesh; në Trieste, Agram, Budapest, Vjenë, Munih, Lindau, Cyrih, Lucernë dhe, në fund, në Basel, ku ai e jep provimin shtetëror të shkollës fillore dhe për gjimnazin e ulët. Gjatë jetës së tij, Eqrem bej Vlora mëson gjithsej nëntë gjuhë.

Fisnikëria të obligon

Njëra ndër kthesat më të rëndësishme në jetën e Eqrem bej Vlorës është koha në gjimnazin elitar Theresianum në Vjenë, nga 1899 deri më 1903. Por, rrugës për atje, të cilën e kalon me kushëririn e tij, ai nuk e di ende që kjo kthesë paraqet «humbjen përfundimtare të një kohe të lumtur». Ditët fëmijërore pa brenga kanë mbaruar. Në Vlorë, ai është rritur në një botë të mbrojtur mirë, tani duhet të përshtatet në një botë të huaj, shprehitë e së cilës nuk i njeh. «Ne nuk e kishim as përvojën më të vogël të komunikimit me njerëz të tjerë dhe e kishim gjithnjë drojën se mos po bënim ndonjë gabim», shkruan ai. Pas maturës, ai shkon edhe një herë në një vend të panjohur. Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, Stamboll, ai studion për drejtësi dhe religjion. Studimet atë e shpijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Stamboll dhe në Ambasadën Osmane në Saint Petersburg. Me xhaxhain e tij, Ismail Qemali, përfaqësuesin më të njohur të pavarësisë së Shqipërisë, e ndanë pasionin dhe dashurinë për mëmëdheun. Kështu, ai i bashkohet lëvizjes për pavarësi të Rilindjes Kombëtare për ta vënë në jetë ëndrrën e jetës për një Shqipëri autonome. Pas shpalljes së pavarësisë më 1912, ai bëhet zëvendëskryetar i Senatit në Vlorë dhe angazhohet edhe më vonë në mënyra të ndryshme dhe i palodhur në politikën e vendit.

Kujtim nga perspektiva të ndryshme

Në udhëtimet e tij, Eqrem bej Vlora e njofton shkrimtaren bavareze, përkthyesen dhe studiuesen e Shqipërisë, Marie Amelie von Godin. Rezultat i miqësisë me baroneshën nga Munihu janë një numër projektesh të përbashkëta. Si për shembull, përkthimi në gjermanisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Godin ka kontribuuar gjithashtu që Vlora, pas dekadash qëndrimi në ekzil, t’i shkruajë kujtimet e jetës së tij dhe t’i botojë në dy vëllime, në Munih, më 1968 dhe 1973.

Të zhytesh në kujtimet e Eqrem bej Vlorës domethënë ta studiosh historinë e kulturës shqiptare. Ai nuk është vetëm një dëshmitar i epokës më të rëndësishme për popullin shqiptar, por ai e ka trasuar rrugën për të, është një bashkëthemelues dhe bashkëformues i saj. Një kronist energjik, i cili tregon sa janë të mpleksuara me njëra-tjetrën ideologjitë dhe pushtetet dhe se çfarë bën kjo me të dhe prejardhjen e tij fisnike. Vlora me memoaret e tij ia del ta krijojë një tablo nga kujtimet e fëmijërisë, shkollimit të tij multikulturor dhe shumëgjuhësor, udhëtimeve të largëta, trasimin e rrugës së bërjes së Shqipërisë shtet dhe të kënaqësive që pasuan, çrregullimeve dhe luftës për pushtet, nxitjen e psikozave të luftës, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, deri tek emërimi i Ahmet Zogut si president i Shqipërisë, në vitin 1925.

Kjo tablo nga histori private dhe publike shpërfaqet në shumë pamje. Ai nganjëherë i afron pamjet mu pranë, sikur si lexues të ishe pjesë e ngjarjeve të mbarsura historike nëpër epoka dhe, para së gjithash, në kapërcyell të shekullit XX të shtetit që gjendej akoma në pëlhurën e lindjes. Nganjëherë ai distancohet kaq fort në perspektivë, sa i ndien vërtet dekadat që kanë ikur ndërmjet ngjarjeve dhe momentit të hartimit të memoareve.

«Top loje i fatit në vende të huaja»

«Unë çmendesha pas Shqipërisë: Malet e saj të zhveshura, rrafshinat e moçalisura, fushat e djerra, pyjet e rrallë më dukeshin të mrekullueshëm. E dashuroja gjithçka që bënte pjesë aty». Sa e do ai vendin e tij, aq edhe është i bindur që një jetë në këtë vend nën sundimin komunist bëhet i pamundur. Ai e braktis Shqipërinë shkurt para marshimit të komunistëve në Tiranë dhe arratiset në Itali. «Pas shumë zhgënjimeve, rrjedha e ngjarjeve na ka përzënë nga stuhia e Luftës së Dytë Botërore në uraganin e zaptimit komunist të pushtetit. Me mijëra bashkatdhetarë të mi dhe unë janë hedhur në bregun e vendeve të huaja nga dallgët e çliruara. Filloi një luftë e re për mbijetesë!». Jeta në ekzil për Eqrem bej Vlorën është një kalvar. «Kjo luftë është më e rëndë, shumë më e rëndë se sa ajo që do të duhej ta kalonim në vendin tonë».

Në parathënien e memoareve, Vlora vëren: «Për kohën pas 1925-tës dhe për ditët e zymta, në të cilat jam bërë një top loje i fatit në vende të huaja, dëshiroj të shkruaj në vëllimin e tretë…» Por, nuk mbërrin deri këtu, sepse ai vdiq papritur më 29 mars 1964, në Vjenë. Në fjalitë e fundit të kujtimeve të tija, Vlora bëhet privat. Pasditen e një dite para se të vdiste, ai shkruan disa fjalë të ngrohta për gruan e tij, e cila duhej ta linte në Shqipërinë komuniste. Nga 1964 deri 2014, mbetjet e tij mortore prehen në një varrezë në Vjenë. Më 30 mars 2014, kufoma e tij ekshumohet për t’u rivarrosur në vendlindjen e tij, Vlorë.

9 komente në “Eqerem Bej Vlora, deshmitari poliglot i historise se Shqiperise”

  1. Kellira says:

    Dhe me qesharak per poliglotin perendimor qe pa vetem bythen e tij (zakon i zones) eshte varri.
    Otoman i shekullit te 18-te. Duket si i ndonje mbetjeje osmane.

    http://www.gazetatema.net/web/2014/03/30/eqerem-bej-vlora-rivarroset-ne-atdhe/

    1. Ai vertete eshte nga nje dere e madhe e Vlores dhe u shkollua shume e mire per ate kohe, por ne jo pak pjese te shkrimeve dhe intervistave te tij del “GENI” i shqipetarit per mendjemadhesi dhe ofendues. Autorja me siper nuk tregohet sapak e sakte ne keto dy elemente baze te Eqerem Bej Vlora, duke fshehur ose nuk ka arritur te shfletoje a kuptoje (me dashje apo pa dashje, eshte niveli i saj dhe i shume te tjereve ne Shqiperi si P.SH: Blend Fevziu qe e ka per “zemer” Eqeremin ofendues e mendjemadh sic eshte dhe vete, megjithse vete eshte nje ZERO para Eqerem Beut dhe shumices sot ne treg ne fushen e Letrave), se ky intelektual brilant shqiptar ka bere dhe pune te “Pista” jashte Shqiperise duke pergojuar emra patriotesh ne Kancelarite armike te vendit tone ne ato vite. Ku edhe per kushuririn e tij “Babain e Kombit” tone Ismail Bej Vlora ka folur keq…

  2. faikonica says:

    Ooooo dylbera…!Familje fisnike quhen ato qe I sherbyen Portes Larte?!Ptuuu skllever e bij sklleverish…AostroHungaria,Italia,kleri katolik,Idealistat shqiparoarbresh I dhane Pavaresine ketij kombi europian prej osmaneve e prej dylberave te dyerve te fisme

    1. tfgs1 says:

      edhe turk edhe fisnik…..!!!!!!!!!!! hahahahaha,oZot cpo na shohen site…………
      mjafte me me turkoshqipfoles,ndershekuj kane qene ,jane e do te jene tradhetare,antishqiptare e antikombetare………..

  3. capi says:

    Zonja Kofsha. Si shpegohet qe ju historianet apo pasionantet e patriotizmes nuk gjeni, kerkoni, shkruani asnjehere pse: te gjithe “atdhetaret” vdesin jashte atdheut, me plot para, mes kurvave, nen kujdesin e agjensive, duke kritikuar kedo, dashuruar veten etj. Me nje fjale: Pse ata plaget e turpit i’a shkaktojne vet, vetes tyre.

  4. petraq says:

    paska qene shume i shemtuar si gjithe reakcionaret e shqiperise qe kane pire gjakun e popullit e kane sy e surrat te pretendojne akoma me anen e sali berishes njeriut me te degjeneruar te kohes.

  5. Arber says:

    Ms. Miranda Shala. Eqrem Bej Vlora ka qene i biri i Syrja Bej Vlores, i cili nuk ishte vella me Ismail Qemal Bej Vloren. Ne kete menyre, Eqrem Beu nuk mund ta kishta xhaxha Ismail Qemal Bej Vloren. Nga kjo pasaktesi e “vogel” une kuptoj se ju e kini kopjuar artikullin qe na paraqisni. Eqrem Bej Vlora iku nga Shqiperia si kolaboracionist dhe kuislig i pushtuesve fashiste italiane dhe nazisteve gjermane. Gjithsesi ne i kemi vleresuar ne nje mase te konsiderueshme kujtimet e tij. Kaq. Varrimi ne Vlore ishte nje veprim i drejte, pasi u krye me shpenzime private.

  6. Aleksi says:

    Ty zonja Mirlinda te rrofshin shalet se historine e qake. Po si merr guximin te shkruash se Eqeremi luftoi per ceshtjen kombetare krah Ismail bej Vlores kur vete Eqeremi thote se, i veshur me rrobat e kolonelit te ushtrise Osmane luftonte ne emer te saj kunder grekeve qe po zaptonin Himaren, kur Ismail bej Vlora shpallte pavarsine e Shqiperise! Dukesh si motra e Fevzo Haxhise nga mendja dhe shkrimi.

  7. joel shkodra says:

    Do te ndalem ne disa pasaktesi gramatikore dhe sintaksore te gazetare. Me vjen keq qe po i hyj kesaj pune me kete gazetare, sepse pothuajse jane te gjithe ne kete gjendje gjuhesore.
    – “ai qysh si femije pergatitet …” – nuk mund te rrine bashke “qysh si”.
    – “… nen percjelljen e zotit …” – nuk eshte shqip. “… i percjellur nga zoti …” (ketu shihet se eshte perkthyer nga nje gjuhe e huaj).
    – “… e njofton shkrimtaren bavareze …” – fjalia nuk ka kuptim. Ndoshta eshte ne origjinal: … “njeh shkrimtaren bavareze”.
    – Fjalia “… i cili tregon sa jane te mpleksuara me njera tjetren ideologjite dhe pushtetet dhe se çfare ben kjo me te dhe me prejardhjen e tij fisnike” eshte krejt pa kuptim. (“mpleksuara” duhet “mpleksura”).
    Nuk po tregoj te tjera (sepse u merzita!). Po ndalem tek e fundit:
    – “… gruan e tij, e cila duhej ta linte ne Shqiperi” – origjinalin nuk e kam, por besoj se duhet te jete: “te cilen duhej ta linte …” (te pakten nga ana gramatikore, por nga ana logjike nuk kuptohet pse “duhej” ta linte).
    Mire gazetarja, po gazeta a ka apo nuk ka korrektore, apo nuk dine?
    Shpesh nuk m’i botoni keto qe shkruaj, sidomos per gjuhen. Te shohim kesaj here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje