Masakra e 4 shkurtit ’44 në dokumentet gjermane

4 Shkurt 2016, 10:58Dossier TEMA

Nga Marenglen Kasmi

Raport ditor i Divizionit 297, XXI A.K:

3.2.44 

[…] Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Gjenerali komandues (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti […]”  

AQFA, Fondi Komanda Gjermane, V. 1944, D. 2, F. 115.

Masakra e 4 shkurtit 1944, në të cilën humbën jetën 84 qytetarë të Tiranës, është vazhdim i reprezaljve dhe terrorit të ushtruar nga pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, të drejtuar nga Ministri i Brendshëm, shqiptari nga Mitrovica, Xhaferr Deva. Xhaferr Deva ishte një nga kontaktet më të hershme të gjermanëve në Kosovë. Xhaferr Deva ishte Ministri më i fuqishëm në qeverinë kuislinge shqiptare. Me mbështetjen dhe besimin e gjermanëve, ai kishte liri të plotë veprimi. Deva ndërmerrte veprime duke u konsultuar vetëm me gjermanët dhe ishte plotësisht në shërbim të tyre. Madje, në shumë raste nuk njoftonte as kryeministrin Mitrovica, e aq më pak regjentin, Mehdi Frashëri.

Parë në një plan të parë, duket se shkaku i kryerjes së kësaj masakre ishte kryerja e disa atentateve të komunistëve kundër Xhaferr Devës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Kadri Cakranit në datën 3 shkurt 1944. Nëse bëjmë një analizë më të zgjeruar të situatës në Shqipëri në këtë kohë dhe duke u konsultuar me dokumentet gjermane, vërejmë se ka lidhje ndërmjet ngjarjes së 4 shkurtit, reprezaljeve të trupave milicore të ministrit Deva dhe operacioneve të gjermanëve dhe ballistëve kundër lëvizjes partizane në periudhën Nëntor 1943-Shkurt 1944. Pra, organizimi i masakrës së 4 shkurtit, nuk ishte vetëm një hakmarrje personale e Xhaferr Devës, por nëse citojmë dokumentet gjermane, ishte një aksion i grupimeve nacionaliste.

Operacioni i Dimrit

Prej nëntorit 1943, ushtria gjermane kishte filluar të zhvillonte operacione të koordinuara për të asgjësuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Dimri i egër në male, mungesa e ushqimeve, veshmbathjeve dhe medikamenteve, detyrimi i shpeshtë dhe i mundimshëm për të lëvizur nga një rajon në tjetrin, për të mos u rrethuar nga gjermanët, e kishin çuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare në një situatë tepër të vështirë. Madje edhe vetë Enver Hoxha e pranon në një letër të Marsit 1944 drejtuar Nako Spirut se, gjatë dimrit, partizanët thuajse ishin shpartalluar, madje në Veri të Shqipërisë ai e konsideronte Lëvizjen Nacionalclirimtare plotësisht të likuiduar. Është e mirëdokumentuar në burimet arkivore gjermane, që në këto operacione gjermanët ndihmoheshin edhe nga ballistët, vlera e të cilëve sipas gjermanëve ishte relative. Ata ishin mjaft të dobishëm për njohjen e terrenit dhe rrugëve, por kjo vlerë reduktohej gjatë luftimeve, sepse ata ushtarakisht ishin më të dobët se partizanët.

Ndonëse në Operacionin e Dimrit, nëntor 1943 – shkurt 1944, gjermanët nuk arritën të shuanin plotësisht lëvizjen partizane, gjithsesi ata arritën t’i detyronin partizanët të kalonin në pozicion mbrojtës dhe të kufizonin zonat e influencës së tyre politike dhe ushtarake. Këto zhvillime mundësuan një stabilizim të përkohshëm të situatës politike të qeverisë së Rexhep Mitrovicës dhe po ashtu e forcuan te ta shpresën e ruajtjes së pushtetit pas largimit të gjermanëve nga vendi.

Në këtë kuadër, në fund të janarit 1944, u zhvillua një takim ndërmjet Mehdi Frashërit, Xhaferr Devës dhe komandantit të forcave balliste Kadri Cakrani, i cili mbante nofkën “i tmerrshmi”, si rezultat i brutalitetit që e karakterizonte atë. Synimi i takimit ishte zgjerimi i kabinetit Mitrovica, duke përfshirë në të edhe tre anëtarë të Ballit Kombëtar. Me këtë lëvizje Balli Kombëtar, tashmë që sipas gjasave lëvizja komuniste thuajse ishte asgjesuar plotësisht, shpresonte të zgjeronte zonën e tij të influencës dhe të kishte kësisoj shanse më të mira, për të qeverisur vendin pas largimit të gjermanëve. Për këtë zhvillim, Neubacher i raportonte më 13 shkurt 1944 Ministrit të Jashtëm gjerman, von Ribbentrop si më poshtë: “[….] Hyrja e ministrave të rinj në qeveri nuk është e rëndësishme. Balli Kombëtar, i cili u krijua si një organizatë kundër okupacionit italian dhe ishte solidarizuar me kundërshtarët tanë (britanikët), deri tani nuk pranonte të mbante hapur përgjegjësi. Përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit, ku mbeti i vrarë nipi i tij”.

E favorizuar nga heshtja e detyruar e lëvizjes partizane, qeveria Mitrovica filloi një sërë reformash politike, për të forcuar pozitat e saj brenda vendit. Në sektorin administrativ u riorganizua aparati qeveritar dhe u riaktivizua gjyqësori. Paralel me këto zhvillime u morën edhe masa të rrepta kundër lëvizjes komuniste dhe përkrahësve të tyre. Motoja e Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva ishte: “Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.

Kjo deklaratë e Ministrit Deva, është botuar në Gazetën “Bashkimi i Kombit” në datën 4 shkurt 1944. Gjithsesi shenjat për një radikalizim të masave kundër komunistëve, përkrahësve të tyre dhe lëvizjes partizane kishin filluar që prej fillimvitit 1944, kur regjenti Mehdi Frashëri mbajti një fjalim përshëndetës për Vitin e Ri.

Gjatë fjalimit ai e vendosi theksin në luftën e hapur dhe pa kompromis kundër komunistëve. Sipas tij, likujdimi i plotë i komunistëve ishte shumë i afërt. Më tej ai dënonte “terrorin dhe agjentët e huaj, të cilët helmonin rininë dhe me metoda lindore kriminele kërkonin të shkatërronin kulturën perëndimore”. Ky fjalim, ishte nga njëra anë i mbushur me nota propogandistike kundër komunistëve, të cilët ai i quante “të futur nga të huajt për të filluar luftën vëllavrasëse” dhe nga ana tjetër ishte plot thirrje për të pranuar pushtimin gjerman, duke argumentuar se “gjermanët ishin kalimtarë dhe e respektonin pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë”.

Pas këtij fjalimi, qeveria filloi të merrte masa më konkrete. Konsulli gjerman në Tiranë, Schliep raporton më 4 janar 1944 Neubacher-it: “[…] Qeveria ka bërë me dije se, trupat policore kosovare (bëhet fjalë për regjimentin Kosova) kanë kryer aksione spastrimi në rajonin e Tiranës dhe kanë arrestuar 50 persona. Në Shkodër janë arrestuar 35 persona dhe po ashtu janë sekuestruar materiale propogandistike dhe armë”.

Hermann Neubacher

Më tej, në datën 31 janar 1944, Neubacher telegrafon nga Beogradi në Berlin si më poshtë: “Në Shqipëri aksioni antikomunist ka pësuar zhvillime të dukshme. Terrori, në të cilin ishin përfshirë shtresa të gjera të popullit, ka humbur ndjeshëm terren, si pasojë e goditjeve të pamëshirshme që ka pësuar. Marshimi antiterrorist i Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva, së bashku me 1500 kosovarët e tij, në Prizren, Shkodër dhe Tiranë, asgjësimi i terroristëve të Shkodrës nëpërmjet një aksioni të veçantë antiterrorist, lufta e pandërprerë e bandave të Ballit Kombëtar kundër komunistëve në Shqipërinë e Jugut, të cilët ne i furnizojmë me armë dhe municione si edhe aksione të tjera të forcave nacionaliste në Shqipërinë Veriore dhe Lindore, i kanë dëmtuar rëndë kundërshtarët komunistë dhe e kanë ndërprerë ndjeshëm terrorin e deritanishëm, i cili bazohej mbi frikën e popullsisë. Popullsia e ka rifituar përsëri guximin të kundërshtojë ndihmën që kërkojnë prej tyre komunistët. Nëpërmjet këtyre zhvillimeve, qeveria ka fituar simpati.

Duke qenë se forcat tona ushtarake përkrah detyrës për ruajtjen e vijës bregdetare, nuk mund të marrin pjesë në një shkallë të gjerë edhe në ruajtjen e sigurisë së brendshme për territoret në thellësi, mobilizimi i forcave nacionaliste kundër aksioneve komuniste vazhdon të mbetet për ne një detyrë me rëndësi vendimtare”.

Siç e lexojmë në dokumentin e mësipërm, masat kundër lëvizjes partizane që ndërmerrte qeveria, i shërbenin në plan të parë pushtuesve gjermanë, të cilët motivonin më tej qeverinë që të mobilizonte sa më shumë forca nacionaliste në luftë kundër partizanëve të kuq, siç i quanin ata. Sigurisht që në krye të këtyre aksioneve qëndronte ministri i Brendshëm, Deva.

Masakra e 4 shkurtit

Në fillim të muajit shkurt, si kundërpërgjigje ndaj arrestimeve të kryera dhe Operacionit të Dimrit të ndërmarrë nga ushtria gjermane dhe forcat nacionaliste, komunistët në qytetin e Tiranës kryen disa atentante të koordinuara ndaj eksponentëve kryesorë nacionalistë dhe bashkëpunëtorë të gjermanëve, siç ishin Deva dhe Cakrani. Në historiografinë komuniste, këto atentate nuk pranohen të jenë kryer. Por, në raportin ditor të Divizionit 297, XXI A.K, të datës 3.2.44 shkruhet se “(…) Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Komandanti i Përgjithshëm (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti (…)”  

Në këto aksione të komunistëve ndaj bashkëpunëtorëve të gjermanëve, mbeti i vrarë një xhaxha i Ministrit Deva dhe një nga nipërit e Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, të cilët shërbenin si rojet e tyre. Objektivat e atentateve i shpëtuan sulmit.

Si shpagim ndaj këtij sulmi, Ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, bazuar në një listë që u përgatit prej tyre me ngut në pasditen e 3 shkurtit, vranë duke gdhirë 4 shkurti, 84 qytetarë të Tiranës. Viktimat nuk ishin të gjithë komunistë, shumica e tyre ishin qytetarë të thjeshtë.

Pavarësisht se ende nuk është e qartë nëse për këtë aksion ishin vënë në dijeni kryeministri Mitrovica, Regjenca dhe drejtuesit e tjerë të Ballit Kombëtar, përfshirja e këtyre dy eksponentëve të lartë në këtë masakër ështe tepër kompromentuese si për qeverinë, ashtu edhe për Ballin Kombëtar. Fakti që, pas masakrës, nuk pati asnjë prononcim të tyre, por ngjarja kaloi në heshtje, i kompromenton ata. Edhe nëse ata nuk do të ishin dakort me këtë masë ekstreme, qetësia e fituar në Tiranë pas masakrës, ndonëse për pak kohë, ishte një zhvillim pozitiv për ta. Këtë gjë e vërtetojnë edhe dokumentet gjermane. Në një telegram që Neubacher i dërgon Berlinit më 17 shkurt 1944, pra 13 ditë pas masakrës, shkruhet: Zhvillimet në Shqipëri mund të konsiderohen ende si të përshtatshme. Shkatërrimi i bandave komuniste vazhdon ende. Edhe në Tiranë u shkatërrua aparati i Partisë Komuniste nëpërmjet aksioneve spastruese të ndërmarra pa kompromis nga forcat nacionaliste. Qeveria fiton terren, ngritja e Policisë dhe Xhandarmërisë vazhdon, çka premton konsolidim të mëtejshëm të situatës. […]

Pse u krye kjo masakër?

Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Sot ka edhe interpretime, të cilat e shikojnë këtë ngjarje vetëm si një hakmarrje personale të ministrit Deva, pas atentatit që ju bë atij. Sigurisht që edhe ky është një motiv – ndonëse makabër! Por, nëse bazohemi në dokumentet gjermane, kjo masakër ishte një vazhdimësi e aksioneve për llogari të gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Këto aksione kishin filluar nga Peja, Prizreni, Shkodra e tash kishin zbritur në Tiranë. Me atentatet e kryera ishte dhënë shkaku për të terrorizuar edhe popullsinë tiranase. “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”, – ishte motoja e Xhaferr Devës. Përgjithësimi që Deva i bën terrorit, është më shumë se hakmarrje personale. Ajo që e rëndon situatën është përfshirja në këtë aksion edhe e forcave të Ballit Kombëtar dhe heshtja e qeverisë Mitrovica dhe Regjencës.

Gjermanët, siç e lexojmë edhe më lart, nuk e konsideronin më në këtë kohë të rëndësishme përfshirjen e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar në qeverinë Mitrovica. Përfshirja e Cakranit në këtë masakër mund të ishte edhe një tregues i besnikërisë së tij ndaj gjermanëve, për të bindur Neubacher-in të miratonte përfshirjen e anëtarëve ballistë në kabinetin qeveritar.

Po ashtu janë të njohura kontradiktat e Xhaferr Devës me Mehdi Frashërin, thuajse qysh prej krijimit të qeverisë. Këto mosmarrëveshje ushqeheshin nga fakti se, regjenti Frashëri, kërkonte të ushtronte sundimin e tij i pandikuar nga instancat e tjera, ndërkohë që Deva në situatën që po kalonte vendi, synonte, e sidomos kur kërkohej një ndërhyrje e shpejtë, të kishte dorë të lirë për të marrë masat që diktonte situata. Sipas gjermanëve, Mehdi Frashëri karakterizohej në përgjithësi nga një qëndrim oportunist, ndërkohë që Deva, si eksponenti kryesor i përfaqësimit të linjës gjermane në Shqipëri, mbështeste pa ekuivok kërkesat dhe interesat gjermane. Masakra e kryer ishte një përgjigje e shpejtë ndaj sulmeve të komunistëve dhe ndoshta siç kishte ndodhur edhe herë të tjera, ministri Deva u konsultua vetëm me gjermanët për kryerjen e këtij aksioni. Sigurisht që gjermanët nuk mund të ishin kundër këtij aksioni. Ata u mjaftuan vetëm me mbikqyrjen e situatës – zelli i shqiptarëve mjaftonte!

Kjo ngjarje do të mbetet pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. Është e parëndësishme nëse në këtë natë u vranë apo jo 84 persona, siç hera-herës vihet në dyshim sot. Edhe një person po të kishte rënë viktimë, do të ishte shumë. Është e turpshme që këtë masakër e bëri shqiptari ndaj shqiptarit dhe akoma më e turpshme, kur njëra palë është në shërbim të pushtuesit të huaj dhe bën terror kundër popullit të saj. Edhe këtë radhë gjermanët ja arritën më së miri “t’i nxirrnin gështenjat nga zjarri, me duart e shqiptarëve”. Ky terror nuk e arriti qëllimin e tij, pra të trembte popullsinë që ajo të distancohej nga lëvizja nacionalçlirimtare. Përkundrazi, Lëvizja fitoi akoma më shumë terren. Kësisoj, nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore bëri një hap tjetër të madh drejt dështimit të tij, duke ja “lehtësuar” edhe më shumë ardhjen në pushtet Enver Hoxhës pas lufte.

 

18 komente në “Masakra e 4 shkurtit ’44 në dokumentet gjermane”

  1. naku says:

    Deva e Cakrani dy tradhetaret e medhenje. Te tjerat hane llustra. Enver Hoxha,eche nji here kush shume te drejte ne qendrimet e veta. Kosovaret qene e mbeten badhkepuntore te pushtueseve.

    1. Jeronim de Rada says:

      Po Enver Hoxha a nuk bashkepunoi me armiqte serbo-malazez si Rankoviqi, Mugosha, Popoviqi, Tempo etj.

    2. Bujani says:

      Hoxha ishte tradhetare dhe bashkepunetore i cetnikve jugosllave.Ai ua fali Kosoven dardane jugosllaveve dhe masakroi atdhetaret kosovare me divizionet terroriste partizane dhe ato shovene serbe.Kete e deshmon edhe Masakra e Tivarit me 1944,ku u masakruan mbi 4ooo kosovare mbi 14 vjec.Hoxha dhe cetniket serb ishin skenaristet kryesore te kesaj Tragjedie.Ne likuidimin e patriotve kosovare,bashkefajtore ishte edhe krye krimineli komunist gjakovar,Fadil Hoxha me kliken e ti te njohur trathetare.Kosovaret luftuan me mish e shpirte per trojet etnike,por klika tradhetare jugore e Hoxhes ishte ne sherbim te titistve shoven jugosllave,me qellim shitjen dhe faljen e Kosoves bandave komuniste te Rankoviqit.

      1. Agjenti 009 says:

        O Bujani!
        Se pari na rrufsh sumen per llogjhiken tende prej UDB-ashi!
        Se dyti,kush ia dha Kosoven Enver Hoxhes,perderi sa Europa i hoqi perdhunisht Shqiperise MIJRA km/2 teritor,qe nga Kosoca,Mali i Zi,Maqedonia,Presheva,Cameria etj dhe ua dha fqinjeve te PANGOPUR???
        Kaq shume me MUT i ke mbushur trute e kokes sa nuk e di se Shqiperia ishte vete e vpushtuar nga nazi-fashistet dhe luftoi heroikisht me forcat ve saj te CLIRONTE VENDIN pa ndihmen e asnje ushtari te huaj???
        Po ju kosovaret pse nuk e luftuat pushtuesin por u bete bashke me ate gjoja se do krijonte SHQIPERINE E MADHE???
        Pra jeni ju koqevaret tradhetare qe u bete KRIMINELE dhe tradhetuar Shqiperine,ndaj MOS HANI MUT SHUME duke u kerkuar hesap te tjereve!
        Enver Hoxha ju dergoi 4 DIVIZIONE PARTIZANE qe luftuan per clirimin tuaj duke dhene jeten 650 deshmore te ATDHEUT dhe ju si MOSMITENJOHES DHE SPIUNE TE TITOS nuk e dini per NDER!
        JENI TE PA BESE DHE FELLIQESIRA,o Bujan shkjau!
        Per cfare i sherbeu Enver Hoxha jugosllaveve,o kelysh bushtre perderi sa ka luftuar kunder tryre qe gjate luftes???
        Ai e pranon vete se Tito donte ta hiqte qafe Enver Hoxhen,por nuk mundi!
        Prandaj ai financoi spiunet e tij te rrezikshem si Koci Xoxa,Tuk Jakova etj,qe bene krime pa fund ne Shqiperi gjoja se i beri Enveri!
        Por fakti qe nga viti 1948 Enveri i prishi te gjitha maredheniet me Jugosllavine dhe e ka trajtuar njelloj ARMIKE sa edhe Greqine,verteton se ENVER HOXHA eshte FAQEBARDHE PARA HISTORISE!!!
        Merreni me Enverin o KERMA serbe dhe nuk merreni me spiunin serb Ibtrahim Rugoven qe i sherbeu atij duke derdhur gjak kosovari!
        Aq tru keni,mire ua kane bere serbet!
        HARRAM E PACI NDIHMEN TONE kur serbi ju vuri para me p-0lumba pas koke dhe VARREZA MASIVE qe as sot nuk po i gjeni dot!
        HYYYYYY KERMA SERBE!

        1. Jeronim de Rada says:

          Ne fillim shqiptaret e Kosoves i priten me shume gezim divizionet shqiptare. Por ata shume shpejt u zhgenjyen sepse partizaneve shqiptar (fatkeqesisht) me shume u interesonte ideologjia komuniste se sa bashkimi kombetar.

      2. e vertete says:

        @bujani…
        xhafer deva , nje armik i populit shqiptar me menalitet te dhunshem dhe qe besonte vetem ne dhune dhe terror me shpate mprehur si stergjysherit e vet Otoman.Lexoni me vemendje moton e Deves, te kujton Islamiket e ISIS apo koqevaret islamike qe po luftojne per Allahun por nuk luftuan kunder Serbit.
        Jeni mashtrus, tradhetare dhe antishqiptare te betuar ,ju vemjet e Turqise dhe Serbise. Sali Berisha ju vrau, ju theri, ju burgosi….ju ate doni me shume…Lulzim Basha, nje tradhetar tjeter qe shiti Koqevaret (shtepia e verdhe), ju ate doni poerseri,vetem e vetem se ata jane Muzliman dhe Koqevare nga mendja. Race e mallkuar.

    3. Durrsak says:

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”? Çfar krimi kryen zyrtaret e shtetit shqiptar: pse ishin punonjes te shtetit shqiptar? Po Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, e te tjere qe ishin funksionare te pushtuesit osman, a ishin kolaboracioniste? Po Esad pashe Toptani? Po Fadil Hoxha? Po Ahmet Zogu te cilin e sollen me ushtri jugosllavet?

      Ato “çlirimtaret” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte; ato nuk qene “çlirimtare” por pushtues.

    4. albaniafirst says:

      naku, ben gabim te madh te nxjerresh nje perfundim si ai qe shkruan ketu se gjoja kosovaret ishin bashkepuntore te gjermaneve. Duhet qe te marresh parasysh situaten ne te cilen ndodhej Shqiperia dhe Kosova ne ate kohe, kur italianet dhe gjermanet shpallen Shqiperine e madhe, ku perfshihej edhe Kosova dhe zona te tjera ku jetonin shqiptaret. Per here te pare kosovaret dhe shqiptaret e tjere ne keto zona, nuk ndiheshin te pushtuar nga sllavet. Kjo beri qe ato te simpatizonin gjermanet, por kosovaret nuk bene krime, ne te kunderten ishte Deva dhe Cakrani (nga jugu i Shqiperise) qe bene masakren. Gjithmone gjendet dikush qe bashkepunon dhe vihet ne sherbimin e pushtuesve. Kjo ndodh ne te gjithe boten dhe jo vetem me shqiptaret. Bashkepunetore te gjermaneve kishte ne cdo shtet te pushtuar prej tyre, duke filluar me Rusine, Francen, Greqine, Jugosllavine etj. Motivi qe beri shqiptaret e Kosoves simpatizane te gjermaneve ishin thjeshte patriotike, pasi komunistet ishin te lidhur me sllavet. Eshte vertetuar tashme se ishin jugosllavet ato qe krijuan PKSH te cilen e mbajten nen kontroll deri kur u prishen me Stalinin i cili perkrahu Hoxhen.

  2. popolo di tirana says:

    Bën shume mire Tema qe boton te tille shkrime …

  3. kaik w konika says:

    dihet se kosovaret ne vecanti dhe shqiptaret ne pergjithsi jane komb bythqim. d m th jan te mir me te huajt dhe te kqinj me shqiptarin.
    vetem komunistet jan te mir ,sepse atau ben me shqiptarin dhe jo me te hujin. prandaj edhe bota nuk I don ata.
    domosdo bota e huj don qent e tyre shqiptare ballist zogist nacjonalist .. qe ju dhan bythen atyre per me ju fut hajdarin e huj,ne kembim te pushtet paras.
    kurse komunistet qe I kundershtun te hujt deri ne izolim total,luftohen. kuptohet pse. luftohet ai qe s esht ne anen tende. ai qe esht me veten e tij pra dhe jo me tjetrin. me t hujin.
    un I kam pa jasht shtetit edhe tash kta klysha shkerdhata kopila te t hujve, kosovaret,te cilet te spiunojn ne policing gjermane sot sikurse shkerdhata e tyre xhaferr deva dje qe po ashtu behej me gjermanin kunder shqiptarit.
    edhe shqiptaret e tjer klysha te ballistve e zogistve te djeshem,te shesin sot neper policit e shteteve te huja.
    komb me bythqi se shqiptart
    s ka!
    komb qe qihet ne byth
    dhe thot
    hejvalla!
    qihen democrat,
    qihen ballist
    qihen zogolljan
    qihen republican
    te gjith qihen pra
    te I huaji baba
    ,vec nji grup
    se duro Karin
    komunistet
    me dull hanxharin
    qe bythqimve
    ju rrasin Karin!!!

    1. albaniafirst says:

      naku, ben gabim te madh te nxjerresh nje perfundim si ai qe shkruan ketu se gjoja kosovaret ishin bashkepuntore te gjermaneve. Duhet qe te marresh parasysh situaten ne te cilen ndodhej Shqiperia dhe Kosova ne ate kohe, kur italianet dhe gjermanet shpallen Shqiperine e madhe, ku perfshihej edhe Kosova dhe zona te tjera ku jetonin shqiptaret. Per here te pare kosovaret dhe shqiptaret e tjere ne keto zona, nuk ndiheshin te pushtuar nga sllavet. Kjo beri qe ato te simpatizonin gjermanet, por kosovaret nuk bene krime, ne te kunderten ishte Deva dhe Cakrani (nga jugu i Shqiperise) qe bene masakren. Gjithmone gjendet dikush qe bashkepunon dhe vihet ne sherbimin e pushtuesve. Kjo ndodh ne te gjithe boten dhe jo vetem me shqiptaret. Bashkepunetore te gjermaneve kishte ne cdo shtet te pushtuar prej tyre, duke filluar me Rusine, Francen, Greqine, Jugosllavine etj. Motivi qe beri shqiptaret e Kosoves simpatizane te gjermaneve ishin thjeshte patriotike, pasi komunistet ishin te lidhur me sllavet. Eshte vertetuar tashme se ishin jugosllavet ato qe krijuan PKSH te cilen e mbajten nen kontroll deri kur u prishen me Stalinin i cili perkrahu Hoxhen.

      1. Etniku says:

        Bravo Albaniafirst,je i mrekullueshem!

    2. albaniafirst says:

      kaik w konica, e ke me siguri fjalen per veten tende.

  4. spartaku says:

    Marenglen Kasmi! Me pelqen shume ky shkrim i juaj,por jame kurioz a do ta kete lexuar Sali Berisha dhe URAN BUTKA? Kur them me pelqen,e them se dalin disa te verteta te pamohueshme dhe te dokumentuara nga Gjermanet.Saliu me Butken nuk pranojne qe balli kombetar ka qene bashkepunetore me pushtuesit e vendit.Keta myteber dhe disa te ashtuquajtu profesor si ROMEO GURAKUQI,AUREL PLASARI,etje monstra si keta,jo vetem qe e quajne lufte civile luften qe u be nga partizanet per çlirimin e shqiperise,por thon se partizanet kane bere reprazalje dhe jo ballistet,gjithashtu ballistet bene lufte te papare kundra pushtuaeve dhe jo partizanet.Keta njerez te paskrupullt,mohojne gjakun e derdhur te partizaneve dhe dhane jeten per çlirimin e shqiprise.URAN BUTKA si bire i nje eksponenti te balli kombetre ka shkruar dhe nje liber ku flete per heroizmin e ballisteve gjate luftes kunder pushtuesve,kur ata ishin bashkepunetor te gjermaneve.Populli e di te verteten dhe nuk mashtrohen nga shpifjet e ketij apo te tjereve qe vjellin vrere ndaj partizaneve,dhe LANCL-re.

  5. jugu says:

    nese akoma nuk e kemi kuptuar se nga kush jemi ketu ku jemi te fundit ne evrope,ne kete mjerim dhe skamje,ne kete situat zhgenjyese ku njerez perdit kerkojne te largohen te ikin nga ky vend,nese rithemi ca eshte bere 70 vjet me pare sa jane vrare ndoshta edhe pa te drejte—-por harrojme te themi dhe te shikojme viktima te shumfishta te ekzekutuara ne diktature deri te femij nipa e mbesa te atij zogisti a ballisti …qe jane vrare me shume ne paqe sesa ne lufte dhe ju nuk ju ki=ujtohet fare kjo !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????????????????????????????????????????// KJO ESHTE KATASTROF……..JANE ZBULUAR ME MIJRA FAQE DHE DEKUMENTA TE LIDHJES DHE SHITJES SE SHQIPERSIE TE SLLAVET NGA ENVER HOXHA JANE BERE MASAKRA TE PAFUNDEME QE NGA AJO E TIVARIT …LEXOJENI O SYLESHA U PLACIN TRUT O PEDERASTA O QORRA

  6. Ilirjana B. says:

    Edhe gjyshi im furniozonte me ushqime KRIMINELET e Zerves, por kur erdhi ne Shqiperi erdhi dhe u strehua pas koqeve te Enverit duke spiunuar perseri, ose duke shpifur. Fundja fundit dicka duhej te shkruhej neper ato te shkreta DOSJE. Kurse tani jam ke vrima Celsit dhe po ju pergjoj ju GAZETAREVE , poltikanve dhe familjareve tuaj. Une jam 1 agjente qe ju kall daten, por po ju paralajmer qe te rrini urte me mua dhe te beni si them une se ndryshe do tju a bej me keq se Enveri dhe Hitleri bashke.

  7. kaurri realist says:

    Fjalet e Xhaferr Deves permbledhin shume shkurt e qarte historine e Shqypnise 1945-1990. Ata qi e therrasin kuisling harrojne se ishte nacionalist i vertete, jo mashtrues si Enveri me shoke edhe si e ashtuthirruna ” lufta nacional-çlirimtare”, qi ja fali edh3 nji here territoret e mbetuna jashte shqipnise londineze jugosllavit e grekut.
    Te vetmit qi luftuene per idealet e rilindjes ishin “kuislinget” apo “kolaboracionistet”. Enveri doli si puna e haxhi qamilit, por kjo nuk u pa pernjihere, por mbas 1967.
    Jo gjithnji ai qi fiton, ban historine, se perndryshe edhe historija e pushtimit osman duhet pa vetem me synin turk e me e pa e gjykue Gjergj Kastriotin vetem me synin e turkut pushtues?

  8. atdhetari says:

    JA DHE BIJTE DHE BIJAT E KURVAVE DHE BUTHQ…VE DOLEN TE SHAJNE ENVER GJIGANDIN. KETA PLEHRA DUHET TI KISH DJEG NE FARE DHE FIS ENVER HOXHA. KETA QE NA MORREN NE QAFE DHE NA SHITEN TEK TE HUAJT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje