Ish-peshëngritësja Fetije Kasaj tashmë police: Ja pse zgjodha policinë. Femrat, më të "pista" nga meshkujt

7 Shkurt 2016, 09:45Politika TEMA

Fetije Kasaj ka qënë dhe mbetet një nga vajzat më të thjeshta të sportit të peshëngritjes, kampionia e Shqipërisë për këtë sport.

Shtangën e ka lënë pas dhe tani dita e saj ndahet ndërmjet profesionit të saj të ri dhe djalit.

Ka nisur punën si police, policja më e re në Vlorë.

“Kam vëllanë polic, – shprehet ajo, – prej tij mendova dhe unë ta nis këtë punë. Vlora është vendlindja ime, këtu kam prindërit, kështu vendosa se ishte diçka normale.”

E pyetur nga Shekulli se çfarë nuk toleron në punë, ajo thotë: “Nuk toleroj shkeljet, por nuk toleroj as kundrejt femrave police, gojën e gjatë të njerëzve. Përdoret një fjalor jo i hijshëm ndaj nesh. Thërras skuadrën, nuk mund t’ia dal vetëm. Është më mirë kështu. E teprojnë jo vetëm çunat, por edhe femrat. Kujtoj se para pak ditësh në stadium, femrat përdornin fjalor më të pahijshëm sesa meshkujt (Qesh). “

Po për projektet e saj të ardhshme? Fetia thotë: “Të punoj, por edhe qëllimi im i vetëm është rritja e djalit. Nuk dua që ai të ndihet keq nga një nxitim që unë dhe i atij bëmë. Dua që ai të jetë i lumtur përherë.”

4 komente në “Ish-peshëngritësja Fetije Kasaj tashmë police: Ja pse zgjodha policinë. Femrat, më të “pista” nga meshkujt”

  1. Ledion says:

    Kjo shkon ne polici se mendon qe mund te ushtroje talentin e saj ne rahje. Te gjeje nje menyre per te vene ne funksionim gjithe ate stervitje qe i iku kot. O Fetie, o budallaqe, iku koha e dajakut ne polici. Me mire prit rregjimin e Berishes nese mendon qe ne polici do rahesh gra por dhe burra.

  2. e verteta says:

    Ka zgjedhe kariere qe i pershtatet aftesive te saj dhe eshte normale qe nje sportiste mund ta luaj ate rol.
    Shko ushtar ne gjermani, france, angli dhe kur mbaron e ke te garantuar punen polic apo ne ushtri…..


    Tema nuk po e gjej artikullin kur Ilir Meta tregon qe eshte gati te votoje Byrone Politike.Ku e keni fshehur ate shkrim, ishte shume interesant , per Ilir Meten. Doli ajo qe them/di qe ju i fshini shume shpejt shkrimet per Ilir Meten , sidomos komentet per Meten.????

  3. king says:

    Kjo ka shkuar police per nje arsy se asht perduruse droge ,dhe atje tregon talenntin se te gjith thithin me hund tuj ja fillu te ministry e te ter me radhe

  4. Baba says:

    Edhe pulin sterkaj. Fidel ylli dhe nje pjese e madhe e deputeteve ose vipave shqiptare nga mundesa boksiere me fillore u bene miljardere. Po ta analozojme si fenomen kjo eshte fiks per kete vend pasi ketu po mbarove shkolle dhe dokturature vdes per buk ndersa po je shtangist mundes etj behesh edhe kryetar parlamenti. Ky vend keto tipa do. Klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje