Debatet e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kanë nxjerrë në skenë edhe atë që tashmë dihet prej kohësh: Basha dhe Berisha janë pro një koalicioni me Ilir Metën.
Ata kanë bërë një betejë të egër me anë të mediave të tyre, që të përçajnë Ramën me Metën, në mënyrë që të kishte zgjedhje dhe të bënin koalicion me Metën.
Publikisht Basha thotë se nuk do të bëjë koalicion me Metën, edhe pse këtë gjë nuk e ka shprehur asnjëherë në mënyrë definitive.
Por, deputetëve të vet u thotë se Ilir Meta do të largohet nga koalicioni me Ramën dhe do të bashkohet me PD-në.
Kjo është pohuar në mbledhjen e sotme nga Eduard Selami.
Është pikërisht kjo arsyeja, që disa nga deputetët me peshë brenda PD-së, kanë kërkuar ditët e fundit që Basha të mos flirtojë me LSI-në dhe të shprehet hapur kundër një koalicioni me Ilir Metën.
Ndryshe, ata kanë paralajmëruar se kjo do të ishte katastrofike për PD-në, duke qenë se vetë simpatizantët dhe militantët e PD-së, e shohin Metën si gjysmën e keqe të kësaj qeverie.
pseo, ka ndokush qe mendonte ndryshe…..
shihni sulmin e eduart selamit ndaj Bashes, gjoja..a loje e vjeter e berishes…qe godet si gjithmone nga distanca….
po ky do ishte edhe fundi me I bukur I bandes PD dhe kancerit LSI PO TE SHKONIN BASHKE NE ZGJEDHJE..PROBLEMI QE KEMI DO NA NGELET NE DERE eDRAMA.