Tre orë, tre mesazhe: Ja axhenda e John Kerry-t në Tiranë

10 Shkurt 2016, 19:42Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dhe si në çdo festë, një falenderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falenderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak.

Kjo është një çështje që ka marrë paraprakisht edhe dakordësinë e opozitës në Shqipëri. Dhe jo rastësisht, në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Por këta dy persona janë gjithashtu edhe dy personat më të lartë politikë në vend, ndaj me ta, John Kerry ka në axhendë të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drjetësi. Kjo është pika e dytë e rëndësishme e axhendës së Kerryt në Tiranë.

Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se kjo pjesë e mesazheve që prek drejtpërsëdrejti politikën e brendshme në Tiranë është e detajuar dhe e mirëmenduar për mënyrën sesi do të artikulohen mesazhet.

Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë, veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë dhe të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Burime të qeverisë i thanë Top Channel se me këtë ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. Edi Rama e përmendi këtë fakt në një postim në Twitter po atë natë, gjatë darkës së mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Por, megjithëse disa ditë larg, efekti i vizitës së sekretarit Kerry u ndje që të mërkurën, kur me një shpejtësi të rrufeshme, projektligji i Byrosë së Hetimit, nga një mister, u kthye në një realitet konkret.

Top Channel

17 komente në “Tre orë, tre mesazhe: Ja axhenda e John Kerry-t në Tiranë”

  1. Klimax says:

    Nuk jemi vetem republike bananesh, por edhe lavatrice per pastrim terrorizmi!!!!!!!

    1. percelluesi says:

      Jepu majen e thoit dhe te terheqin zvarre. ASNJE VEND NE BOTE NUK I MORRI KETA TERRORISTE. Pse nuk i merr Amerika ne shtetin e vet te madh qe ka? Kjo esbte miqesia e Amerikaneve? Na mbushen me terroriste dhe na vodhen dhe na rropen

  2. adi says:

    shqiperia do strehoje 1000 xhihadiste qe jane ne irak?????????
    pse nuk i marin vellezerit turq?????
    pse nuk i mer angela merkel????
    pse duhet te vijne ne shqiperi????
    clidhje ka shqiperia me xhihadistet ?????

    e te mendosh mbas ca vitesh dobicet e ketyre xhihadistve mbasi do kene mesur shqip.
    do na tregojne ne shqiptarve se me ke duhet te bejme aleance dhe cila eshte feja jone dhe historia jone.
    amerikanet nuk eshte se po bejne ndonje shpikje e kane bere turqit me pare kete ne trojet shqiptare shifi gjithe shemtirat ne shqiperi e kosove dobica te kesaj race plere jane.
    turp per qeverine shqiptare qe po sillet me kombin si qeveri pushtuese.
    po ky vend ka shume nga keta plerat ne histori prandaj nuk i ben pershtypje.

  3. Damiani says:

    Vetem kerkesa paska ? Ndonje perfitim skan shqiptaret ?

  4. maximus says:

    nga 2800 muhaxhedine qe jane gjithesej , shqiperia vendi me i vogel i natos mer gati gjysmen, te pjerdhsha mendjen o EDI RAMA, po nuk e di ky qe keta per 5 vjet behen 5000, edhe keta kishim mangut ne se pak kemi keta qylafebardhet qe na kane mbire si ferre ne çdo cep te vendit.

    1. pip says:

      byrazeret ne mes byrazereve.Ha ha ha ,jini i njejti gjak,mos u ankoni

      1. tt says:

        A te pjerdhsha mend o Pip ashtu sic ke nick ashtu qenke dhe nga trute pip

  5. Beno says:

    Shpejt po mbaron edhe Xhamija big ne mes tiranes mund vijn edhe xhihadistat te gjith vllezrit.. Bohen bashk ngehin bythen..

  6. Kuq e zi says:

    Nuk vlejne me divesivet
    Ai vjen se politika e shqiperise ka probleme ne asnje vend sekretari i shtetit nuk takon opoziten pa pasur probleme te medha
    Te ben te qeshesh kur thoni se bashen e takon si ish minister i mbrendshem dhe jo si lideri i opozites
    Nqs jeni gazetar gjeni psene dhe jo te llustroni problemin

  7. Tironci says:

    Edi po ben gafa polizike .
    Ne fillim e filloi me helmin zaracin, u ngrit populli dhe u terhoq,
    Tani filloi me leshgjatet mysliman. Po ci duhen shqiperise keta, apo qe ta shkaterrojne me keq se si eshte shkaterruar.
    Me sa duket edhe Edi eshte i pa pjekur politikisht, dhe kerkon te mbahet ne pushtet duke i bere tallava amerikaneve.
    Bravo Polonia, nuk e pordhi fare as Evropen e as Merkelin budallaqe.
    Gafen e Merkelit tani po e paguan shtrenjte populli Gjerman. Fale politikes se politikaneve te tyre si Polonia ashtu edhe Cekia, Sllovakia, Ungaria etj, jane ne rregull dhe qetesi. Ndersa keta Politikanet tane i behen ure te tjereve ne kuriz te popullit Shqiptar, per nje cope karrike.
    Ngrehuni edhe nje here dilni ne bulevard qe ta marrin vesh te gjithe keta politikane budallenj e maskarenj qe kerkojne te shesin vendin per perfitime personale se mjaft e kane shkaterruar Shqiperine.

  8. Ardian says:

    Ka marre persiper qeveria? Qe kur keshtu? Eshte konsultuar me ndonje, se skemi degjuar gje?

    Nuk pranojme te perfshihemi me terrorrizmin se pak halle kemi.

    Duhet PROTESTE patjeter!

  9. John_Bel says:

    KJO ESHTE E PAPRANUESHME. Shqiperia nuk duhet te pranoje kurrsesi te merret me terrorizma, ngelem duke shitur b*then tek te huajt.

  10. Beni says:

    Skandal.
    Qe ti japi nje here doren rama dhe basha kerrit duhet shqiperia dhe shqiptaret te kene pasoja afatgjata. 1000 muxhahedine eshte shume e frikshme per nje vend kaq te vogel dhe te varfer si shqiperia.

  11. Me Shqiperine aleati -shkerdhati ,
    kerkon te beje e aplikoje , ate qe beri me Sirine !

    Shqiperia , Siria e Ballkanit mister Karry ?

    Dhe shqiptaret ,si do reagojn ?

    Do shperthejn parrlamentin e bllokojne rruget e shqioperise mbare ,

    APO do behen sirianet e ballkanit ,duke u shperndare neper bote si cigane !

    A ka ngel me shpirt ne ate komb ,APO ka vdek perfundimishte .

    Nqs po , le ta varrose dikush ,me pare se kjo Bote monstrash ,ta terheq zvarre e hedh diku ne ndonji grope gjarpinjsh

  12. Me Shqiperine aleati -shkerdhati ,
    kerkon te beje e aplikoje , ate qe beri me Sirine !

    Shqiperia , Siria e Ballkanit mister Karry ?

    Dhe shqiptaret ,si do reagojn ?

    Do shperthejn parrlamentin e bllokojne rruget e shqiperise mbare ,

    APO do behen sirianet e ballkanit ,duke u shperndare neper bote si cigane !

    A ka ngel me shpirt ne ate komb ,APO ka vdek perfundimishte .

    Nqs po , le ta varrose dikush ,me pare se kjo Bote monstrash ,ta terheq zvarre e hedh diku ne ndonji grope gjarpinjsh

  13. Koco says:

    E pa Pranueshme pranimi i muhaexhinjeve … ?1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje