Dyzet e pesë mijë librat e Enverit

11 Shkurt 2016, 09:33Dossier TEMA

Nga Ilir Hashorva

 

Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë autobiografinë përmes intervistash në televizor, në të cilat gazetarët bëjnë pyetje komode, që në shumicë i kanë përgatitur plotësisht apo pjesërisht vetë të intervistuarit në atë mënyrë që ta nxjerrin sa më të pastër dhe sa më të vlefshme veten e tyre. Kjo ndodhi këtë herë edhe me intervistën që Nexhmie Hoxha i dha Rudina Xhungës. Duke lënë mënjanë llojet e pyetjeve shumë të rehatshme për Nexhmien si dhe formulimin e tyre gjuhësor të Rudina Xhunglës, të cilat, në përgjithësi, lënë shumë për të dëshiruar, po merremi vetëm me një pyetje, ndonëse pa rëndësi, por precize të gazetares dhe me përgjigjen koncize, por shumë të diskutueshme të të intervistuarës.

Pyet Rudina: Sa libra kishte biblioteka e Enver Hoxhës?

Përgjigjet Nexhmia: Kishte nja 45 mijë libra.

Një që ka blerë një bibliotekë dhe ka vendosur aty më shumë xhingla sesa libra, që e ka blerë bibliotekën më shumë për të treguar se edhe ai është njeri i librit, me siguri mbetet ngushtë kur dëgjon se Enveri kishte aq shumë libra. Një tjetër që librin nuk e ka ndarë nga dora gjatë gjithë jetës, qoftë për profesion e qoftë për kulturë, i cili ka në bibliotekën e tij libra qoftë të vetat e qoftë të trashëguara nga prindërit, dhe kur sheh se, megjithatë, në bibliotekën e tij nuk ka më shumë se 400-500 libra, e sheh me dyshim përgjigjen e Nexhmies. Dhe vërtet ai numër i madh librash që Nexhmia pretendon se ka pasur biblioteka e Enver Hoxhës të habit dhe të bën të dyshosh.

1.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia e leximit të tyre?

Kuptohet, në bibliotekë Enveri nuk kishte libra përrallash a vjershash të tipit “Vrima”, por libra të një cilësie të lartë nga autorë seriozë. Të kesh 45 mijë libra dhe t’i lexosh ato, sepse Enveri besoj se nuk i mbante ato për zbukurim, do të duhet një kohë më e gjatë se vetë jeta. Në një libër me përmasa mesatare dhe me vështirësi mesatare përmbajtjeje, njeriu lexon jo më shumë se 15 faqe në orë dhe për të lexuar një libër mesatar prej 300 faqesh, i duhen rreth 20 orë. Që të lexojë 45 mijë libra me nga 300 faqe secili, njeriut i duhen rreth 900 mijë orë. Duke marrë parasysh se një vit ka 8760 orë, për të lexuar librat e bibliotekës, Enverit do t’i duheshin 102 vjet, me kusht që as të mos hante, as të mos pinte, as të mos flinte, as të mos drejtonte punët e partisë, as të mos i shkruante letra shokëve për trajtimin e armiqve të popullit, as të mos i shkruante letra dashurie Nexhmies (pa le më të zhytej në veprime erotike), as të mos dilte për gjah, as të mos lexonte letrat e popullit, pra të mos bënte gjë, veç të lexonte. Është e pamundur, ndonëse, duhet pranuar se midis librave ka edhe nga ata që nuk lexohen nga fillimi në fund si, për shembull, fjalorë, fjalorë enciklopedikë, apo enciklopedi.

2.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia për t’i vendosur ato?

Dyzet e pesë mijë librat, duke marrë parasysh se një libër mesatar ka një trashësi prej 2.5cm, për t’i vendosur njëri pas tjetrit, kërkojnë një vend me gjatësi prej 1125 metrash, pra mbi një kilometër. Për të shfrytëzuar lartësinë dhe pakësuar gjatësinë e vendit, kur librat janë mesatarisht të larta rreth 25cm dhe vendosen njëri mbi tjetrin 10 libra, ashtu siç vendosen zakonisht librat në bibliotekë, do të zinin një vend me një gjatësi prej 112.5 metrash, domethënë më shumë se gjatësinë e një piste atletike vrapimi 100m. Nuk besoj se vila e Enver Hoxhës me 2-3 kate të kishte vend për të vendosur kaq shumë libra, edhe sikur të mos kishte, as dhoma gjumi, as dhoma ngrënieje, as sallë të pritjes të popullit, të klasës punëtore, të veteranëve, të ushtarakëve etj, përveç dhomave të librave.

3.Çdo të thotë për një person që të ketë në bibliotekën e tij 45 mijë libra, nisur nga mundësia financiare për t’i blerë ato?

Besoj se në bibliotekën e Enverit, me përjashtime të rralla, kishte libra të huaj. Një libër mesatar jashtë kushton, po themi, rreth 10 dollarë. Dyzetepesë mijë librat e Enverit duhet të kenë kushtuar rreth 450 mijë dollarë. Nexhmia tha se Enveri e kishte rrogën 16000 lekë, që bëjnë, me kursin e atëhershëm të dollarit (që ishte 70 lekë për një dollar) rreth 250 dollarë në muaj, apo 3000 dollarë në vit. Sikur Enveri ta kishte marrë atë pagë qëkurse kishte lindur e deri kur vdiq, pra për 77 vjet resht, do të bënte gjithsej 230 mijë dollarë dhe nuk do t’i dilnin kurrë ato pare për të blerë as gjysmën e librave edhe sikur të mos kishte shpenzuar asnjë kacidhe për gjë tjetër. Sigurisht në bibliotekën e Enverit kishte edhe shumë libra të falur, edhe libra të konfiskuara nga bibliotekat e intelektualëve të paraluftës të eliminuar prej tij, që Nexhmia nuk i përmendi, por ata nuk krijojnë ndonjë ndryshim të madh në fondet që duheshin për të blerë mijëra libra të tjerë.

Kështu, Nexhmia, për të mirën e saj, por edhe të Enverit, duhet ta modifikojë pak shumën që dha për numrin e librave të Enverit.

35 komente në “Dyzet e pesë mijë librat e Enverit”

  1. astor says:

    dollari ka qen me 7 lek te vjetra,ne treg te zi 70

    1. IK says:

      I nderuar intelektual i vetvrare me kete artikull.

      Dhe une mendoj qe nuk jane 40 mije libra ne 1985 kur vdiq por kjo nuk ka te beje fare me debatin biles eshte diskutimi me bajat.Ndoshta librat qe kane hyre dhe kane dale ne ate bibloteke per gjysem shekulli duhet te jete me i madh
      Rendesi ka qe Enver Hoxha kishte dashuri te jashtzakoneshme per librin dhe frengjishtja e tij,elokuenca,pamja e jashtme dhe forca 7 mencuria me te cilen mbrojti Shqiperine ne 1946 ne Paris duhet te na beje krenare per ate periudhe.
      Biles nga vendet e Lindjes ka qene udheheqesi me fotozhenik dhe me kulture perendimore sa ata e quani shpesh dhe ‘borgjez’.
      Per lexuesin dhe llogarirtarin e librave kete ILIR HASHUREN e ftoj te lexosh keto rrjeshta te kuptosh thellesine e idiotizmit tuaj qe te ka kapur sindroma e semundjes te “pullumbkulles”
      ***

      Sipas ditarit vetjak të Enver Hoxhës, në 24 mars të vitit 1971, Kadare, Elena dhe vajza e tyre kanë qenë mysafirët specialë në shtëpinë e Enver Hoxhës. Vizita sipas kujtimeve të Enverit është zhvilluar pasdreke, dhe sipas kujtimeve të Enverit, vajza e tyre ishte një çupë “shumë e zgjuar dhe simpatike”.
      Takimi, i cili është shoqëruar edhe me foto që do ta përcjellim në këtë numër gazete, ka kaluar në biseda mes dy çifteve mbi letërsinë shqiptare dhe të huaj, artet dhe politikën. Por, është përqëndruar edhe mbi romanin e ardhshëm të Kadaresë. Dhe për këtë Enveri, i ka dhënë Ismailit shumë informacione dhe episode për ngjarjet me Hrushovin. Ndërkohë sipas kujtimeve të Enverit, ky i fundit i ka dhuruar një libër të tijin me dedikim, ndërkohë që Nexhmija, nga ana e saj, i ka dhuruar një kolazh të veprave të Balzakut në frëngjisht.
      Sigurisht për këtë takim ka folur edhe vetë shkrimtari i madh. Por kësaj radhe, vijnë këto pak radhë të ditarit të Enver Hoxhës që daton në 24 mars 1971.

      Vlerësimi
      Sipas kësaj që duket nga ditari vetjak i Enver Hoxhës, i vënë në dispozicion të GSH nga familja, duket qartë që Enveri ka vlerësuar më së shumti, përveç romaneve, veprën studimore të Kadaresë, duke u ndalur gjerësisht tek “Eposi i Kreshnikëve”. Enveri vëren në kujtimet që i ka hedhur në 13 shkurt të vitit 1979 se ky studim është ndër më të mirët që kishte lexuar, duke hedhur poshtë edhe vepra studimore të autorëve të tjerë. Enver Hoxha bën me dije, se shumë gjëra për Eposin e Kreshnikëve nuk i ka pas ditur as ai, dhe këto i ka mësuar nga studimi i Kadaresë. Duke ngritur lart figurën e shkrimtarit, Enver Hoxha, na sjell në rrëfimin e tij, në këto faqe ditari të papublikuara më parë, se vepra e Ismailit duhet të përkthehet edhe në gjuhë të huaja, në serbisht, greqisht, italisht, gjermanisht, e më së shumti në turqisht. E si të jetë një kritik i letërsisë e shkencës, Enver Hoxha, ka analizuar në ditarin e tij çdo rresht të Eposit të Kreshnikëve të Kadaresë.

      E martë, 13 shkurt
      1979
      Sot diskutova me shokët mbi një artikull studimor që ka botuar Ismail Kadareja mbi eposin e kreshnikëve, për të cilin kam krijuar një përshtypje shumë të mirë. U shpreha shokëve pikëpamjen time se ky autor është njeri i zoti, jo vetëm si romancier e poet, por edhe si studiues. Romanet e Ismailit kanë rëndësi të madhe si nga brendia, se kanë shumë mendime, por ato janë shumë tërheqëse edhe nga forma e nga stili. Shkrimi i tij mbi eposin e Kreshnikëve, që është një studim shkencor, është i rëndësishëm.
      Kam folur edhe një herë tjetër mbi shftytëzimin e arkivit të Institutit të Folklorit. Ky arkiv, në të cilin gjendet një thesar i madh, ka mbetur i vdekur, sipas mendimit tim. Ismail Kadareja ka kapur një kënd të këtij thesari të madh, e duhet njohur se e ka kapur bukur, jo vetëm në të shkruar, por ai e ka zhvilluar drejt në kuptimin e zhvillimit materialist të problemit, duke e konfrontuar me studimet e huaja që janë bërë si pro epikës sonë, ashtu edhe kundër saj. Në këtë drejtim, sidomos studiuesit sllavë pretendojnë të nxjerrin eposin tonë si një huazim të eposit të tyre të përkthyer në shqip. Ismaili në këtë shkrim, ka vërtetuar autenticitetin e eposit tonë, të provuar edhe nga dijetarë të huaj, veçanërisht nga Lamberci që ai citon, ku del qartë që si albanolog i vjetër i kësaj çështjeje Laberci i ka hyrë mirë dhe Kadareja këtë autor e nxjerr shumë pozitiv. Zakonisht gjermanët dhe austriakët janë interesuar shumë për çështjen shqiptare. Në përgjithësi, gjermanët kanë nxjerrë shumë studiues të historisë së popujve, por kanë nxjerrë edhe albanologë. Të njëjtën gjë, mund të themi për austriakët.

      Kadareja, duke u mbështetur në studimet e kryera nga këta albanologë, në përmbajtjen e eposit, në të dhënat historike të dyndjeve të popujve, në karakteristikat e njërit epos e të tjetrit, në periudha kohe të caktuara, eposin tonë e nxjerr jo vetëm si një krijim popullor më të bukur, por edhe shumë më të vjetër nga i sllavëve dhe i boshnjakëve. Epika e kreshnikëve tanë, vërteton Ismaili, ekzistonte përpara se të vinin sllavët në Ballakn dhe për këtë jep argumente të forta, tregon edhe për ç’arsye kënga jonë epike ka zonë të sajën malësitë e thella, bjeshkët, dhe nuk është kënduar asnjëherë nëpër kafene ose xhami, siç ka ndodhur në epikën boshnjake.

      Kadareja në këtë studim bën një vërtetim shkencor mbi lashtësinë e eposit tonë, ai bën edhe krahasimin e brendisë së të dy eposeve dhe rekomandon si i duhet futur thellë mbrojtjes së autorësisë shqiptare mbi eposin e kreshnikëve. Në asnjë mënyrë, thotë ai, nuk duhet të bëjmë këtë as për shovinizëm shqiptaromadh, as për mendjemadhësi nacionaliste, por për të vërtetën. Ka meritat e saj edhe epika e sllavëve, e boshnjakëve, nënvizon ai, e, natyrisht, të dy palët kemi huazuar nga njëri-tjetri, por që të themi se epika jonë ka lindur në shekullin e 17-të, siç flasin disa, kjo është e papranueshme. Ai e vërteton këtë me poemat e arbëreshëve të Italisë, që janë larguar nga atdheu që në shekullin e 15-të, të cilët e kanë ruajtur të gjallë një pjesë të epikës sonë, gjë që tregon se ky cikël ka pasë qenë formuar të paktën qysh në këtë shekull. Megjithëse Ismail Kadareja e ka provuar veten si njeri me mend, me kulturë, e studiues edhe në veprat e mëparshme, me këtë studim e vërteton akoma edhe më mirë një gjë të tillë. Unë nuk kam lexuar asnjë studim si ky nga ndonjë autor tjetër, për të mos folur për Zihni Sakon, se ato që shkruan ky nuk kanë shumë vlerë, Zihniu nuk tregohet i thellë në shkrimet e tij. Neve nuk na duhen parrulla, slogane, ose mbledhje pa bukë në të tilla institucione si ky i folklorit, por dëshirojmë që studiuesit të hyjnë thellë në vëllimet ekzistuese të “Thesareve të Kombit”.
      Këto vëllime, sipas mendimit tim, kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Vërtët janë shkruar në kohën e zogut, por kanë një vlerë të madhe dhe po u fute brenda, humbet në to dhe nuk del dot, po të mos dish të orientohesh, po të mos u futesh në esencë problemeve, por t’i shikosh këto vetëm në sipërfaqe. Kjo ndodh për arsye se ky thesar është i ngatërruar, ai është marrë e hedhur pa kujdes në ato kohë, pa u bërë më parë një klasifikim shkencor i tij, gjë që duhet bërë. Kadareja, megjithëse nuk ua zë emrin në gojë, u bën një kritikë të mirë disa studiuesve tanë në këtë drejtim dhe kjo kritikë është e drejtë. Edhe vlerësime bën ai, për shembull Eqerem Çabenë e përmend për mirë në këtë studim. Për të gjitha këto shkrimi i tij më pëlqeu shumë dhe njoh se kam mësuar gjëra të reja për eposin që deri tash nuk i dija. Në përgjithësi ne dimë që kemi thesare të mëdha, por duhen vënë njerëz që këto t’i zbulojnë. Ja, kur e lexon këtë studim, me të vërtetë të hapen horizonte. Nga pjesa ime kam një sërë mendimesh dhe, kur të takohem ndonjëherë me Kadarenë, do t’ia them, se duhet ta vazhdojë këtë punë. Natyrisht nuk e kam fjalën këtu vetëm për problemin që trajtohet në këtë studim, por edhe për probleme të tjera. Dhe njerëz që dinë të kapin çështjen e t’i trajtojnë mirë këto tash kemi.
      Të marrim fjala vjen Dhimitër Shuteriqin. Unë kam lexuar mjaft shkrime dhe studime të këtij autori. Vertët Dhimitri është narrativ, është një koleksioner i shumë gjërave të vjetra, njeri me horizont të gjerë kulturor dhe, natyrisht, këtë e shfrytëzon sipas mënyrës së tij, po të përkrahet e të inkurajohet, me atë bagazhë të mirë njohurish që ka edhe Dhimitër Shuteriqi do të jepte shumë më tepër në fushën e letërsisë, me romane e studime të ndryshme.

      Prandaj duhet të dimë t’i trajtojmë të tillë njerëz. Në këtë rast, më shkoi mendja te kompozitori elbasanas, Baki Kongoli, të cilin, vetëm pse vajti hëngri njëherë bukë me Beqir Ballukun dhe na thonë që s’vlen më. Vdiq ky njeri për këta, mirë po dikur Bakiu ka kompozuar këngë të bukura siç është “Vajza e Kombinatit” që e dëgjoja ngaherë me endje, por si kjo ai ka bërë edhe këngë të tjera.
      Kadareja përmend në këtë shkrim edhe “Chanson de Ronald” dhe “Nibelungen” nga eposi francez dhe ai gjerman. Unë e di mirë, se e kam lexuar të tërë “këngën e Ronaldit”, që e kemi bërë në shkollë dhe konstatoj se Ismail Kadareja e përcakton tamam siç është, një poemë epike, që i përket një periudhe të caktuar, asaj të Karlit të Madh kur shkon të luftojë kundër maurëve në Spanjë. Në kohën që Karli kthehej fitimtar, praparoja e tij, me Rolandin në krye, rrethohet në luginën e Ronsëvalit nga maurët, bie bririt, por është vonë dhe bie heroikisht në fushën e betejës. Kur kthehet Karli, e gjeti me një gur në dorë. Kjo është një ngjarje e shkëputur. Por në Francë ka edhe këngë të tjera që i përkasin eposit heroik, siç është ajo e Tristanit dhe Izoltës etj, etj, të cilat, po t’i marësh të shkëputura, duket sikur nuk kanë lidhje, por që, siç shprehet Kadareja me një figurë të bukur, ato kanë ndikime reciproke dhe kanë zënë njëra-tjetrën si borërat kur bien në bjeshkë.
      Edhe kënga gjermane e “Nibelungëve” si ajo e Rolandit në Francë dhe të tjera si këto, vërtet janë të një epoke, por, po të mos futesh thellë, nuk e dallon dot vazhdimësinë e tyre, për të cilën flet Kadareja. Kënga e “Nibelungëve” është një histori e gjatë dashurie e trimave të mëdhenj. Vagneri, i frymëzuar nga ky epos, shkroi “Tristanin e Izoltën”, Kadareja tregon kështu edhe vazhdimësinë, edhe shkëputjen që kanë këto epose nga njëri-tjetri, shkëputje që e kanë diktuar rrethanat, por që s’e ka humbur kurrë lidhjen, vazhdimësinë që kanë ato midis tyre.
      Unë mendoj se studimi i Ismailit duhet të përkthehet dhe të botohet në një libër të vogël me kapak dhe s’ka dyshim që në shqip patjetër, por mendoj të përkthehet edhe në anglisht serbokroatisht, në greqisht, në gjermanisht, në italisht dhe sidomos në turqisht. Tirazhi natyrisht të mos jetë i madh, pse këto janë libra shkencore, që s’është nevoja të shpërndahen kudo nëpër biblioteka, por t’u shërbejnë punonjësve shkencorë që merren me probleme të folklorit. Jam i bindur që, edhe të huajt, kur ta lexojnë këtë libër do të habiten.

      shkeputur nga Dosja Enver Hoxha shkurt 1979

      1. zhaku i pamposhtur says:

        ‘IK’ meqe ti e paske ndjekur nga ‘afer’ karrieren letrare te hoxhes a mund te na thuash se ne c’fushe ishte i paafte ‘AI’??…hoxha shkonte tek fshatari dhe e mesonte si punohej toka…..shkonte ne fabrika dhe mesonte puntorin se si te perdorte tornon…shkonte ne ndermarrjen e shpim kerkimit dhe u tregonte inxhiniereve se ku kishte nafte…madje edhe ‘xha Brahon’ e mesoi se si behej rakia….
        Ky ishte ‘xhaxhi’ yne i madh…nje njeri qe i dinte te gjitha….ky i uruari pervec se ‘dinte’ cdo gje kishte edhe nje fantazi te hatashme…madje ai edhe kur flinte gjume ishte ‘i afte’te zbulonte
        grupet armiqesore….pra a e shikon or shoku ‘IK’ qe ne e njohim te gjithe shum mir je
        ten dhe vepren e sh enver…ne kemi ‘shijuar’direktivat e tij ‘demokratike’kemi shijuar spacin…burgjet me dyer te mbyllura,internimet

  2. A.P.S Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Ju Halldupat skeni me cfar u marre dhe na shkruani broçkulla.
    Jo te gjithe librat ka me 300 faqe or bandill!!
    Ka dhe libra me 30 ose 50 faqe or Ilir.
    Ka dhe broshura me 20 faqe-
    Pastaj ke ndigjue tine per dhuratat.??
    Ne komunizem libri ishte i vetmi dritarja e vetme per te pare boten dhe preferohej te dhurohej.
    Meruni me gjona ma produktive,si me ekonomine dhe financat e sotme,me punsimin mos na derdellisni dhe na merrni kohen kot me fantazinat dhe hamendjet tuja.

    1. Bureto says:

      Mbase vertet nuk i a vlen, por mendoj se autori eshte zgjatur ca ne analize, per ta bere sa me te besueshme GENJESHTREN e Zonjes se Zeze dhe keshtu me kete fakt dhe gjithe GENJESHTREN e madhe ne intervisten e saj rreth atyre qe deklaroi, dhe, apo fshehu. Packa se si ajo dhe gazetraja ishin marre vesh qe te benin nje interviste qe te “mallengjente” enveristet, para se Zonja Makbeth te na linte lamtumiren me dore. Kjo ka qene dhe ana më groteske e asaj interviste. E veja e diktatorit po na linte lamtumiren, si nena bijve para vdekjes. O tempora o mores! Sa i takon te vertetave te kohes se saj, sidomos sa i perket krimeve, nuk duhet qe te na i beje ajo me dije, se populli, me perjashtim te besnikeve te regjimit, i ka vuajtur vete ne kurriz ato.

      1. Guri i Kamjes says:

        Qe E.Hoxha ka pasur nje biblioteke te madhe kjo dihet nga te gjithe. I ka lexuar te gjithe librat apo jo kjo nuk ka fare rendesi. Njeriu lexon ne liber ate qe i intereson. Psh nje piktor shikon anen grafike te librit. Nje analist vepre letrare sheh shume gjera ne nje liber artistik mbi te gjitha stilin e autorit. Hesapet e gazetarit me ore, minuta e sekonda per te mbritur ne perfundime se sa ka lexuar pronari i librave eshte i gabuar. Dihet qe E.Hoxha ka qene jo vetem nje lexues i madh, por edhe kur ia desh puna edhe kritik. Çeshtja qe duhej te ngrinte gazetari mund te zgjidhej me pyetjen: Jo sa libra ka lexuar Enveri po ku shkuan librat e tij? Ne vend qe si pasuri kombetare librat te shkonin aty ku e kishin vendin, ne Biblioteken Kombetare, u vodhen e u shperndane ne te kater anet. Kjo enigme duhet zgjidhur.
        Po e perseris se nuk e shoh te botuar.

      2. Guri i Kamjes says:

        Qe E.Hoxha ka pasur nje biblioteke te madhe kjo dihet nga te gjithe. I ka lexuar te gjithe librat apo jo kjo nuk ka fare rendesi. Njeriu lexon ne liber ate qe i intereson. Psh nje piktor shikon anen grafike te librit. Nje analist vepre letrare sheh shume gjera ne nje liber artistik mbi te gjitha stilin e autorit. Hesapet e gazetarit me ore, minuta e sekonda per te mbritur ne perfundime se sa ka lexuar pronari i librave eshte i gabuar. Dihet qe E.Hoxha ka qene jo vetem nje lexues i madh, por edhe kur ia desh puna edhe kritik. Çeshtja qe duhej te ngrinte gazetari mund te zgjidhej me pyetjen: Jo sa libra ka lexuar Enveri po ku shkuan librat e tij? Ne vend qe si pasuri kombetare librat te shkonin aty ku e kishin vendin, ne Biblioteken Kombetare, u vodhen e u shperndane ne te kater anet. Kjo enigme duhet zgjidhur.
        Po e perseris se nuk e shoh te botuar. E kam thene e do ta them gjersa ta shoh te botuar

      3. Guri i Kamjes says:

        Qe E.Hoxha ka pasur nje biblioteke te madhe kjo dihet nga te gjithe. I ka lexuar te gjithe librat apo jo kjo nuk ka fare rendesi. Njeriu lexon ne liber ate qe i intereson. Psh nje piktor shikon anen grafike te librit. Nje analist vepre letrare sheh shume gjera ne nje liber artistik mbi te gjitha stilin e autorit. Hesapet e gazetarit me ore, minuta e sekonda per te mbritur ne perfundime se sa ka lexuar pronari i librave eshte i gabuar. Dihet qe E.Hoxha ka qene jo vetem nje lexues i madh, por edhe kur ia desh puna edhe kritik. Çeshtja qe duhej te ngrinte gazetari mund te zgjidhej me pyetjen: Jo sa libra ka lexuar Enveri po ku shkuan librat e tij? Ne vend qe si pasuri kombetare librat te shkonin aty ku e kishin vendin, ne Biblioteken Kombetare, u vodhen e u shperndane ne te kater anet. Kjo enigme duhet zgjidhur.
        Po e perseris se nuk e shoh te botuar. E kam thene e do ta them gjersa ta shoh te botuar.

  3. ana says:

    Shejtan-budalla gazetaruc … hashurja…kerkon te gjej qimen ne vez.

  4. aaaa says:

    me te vertet qe gazetar kohet e fundit behet cilido. kan dal fshataret nga nga ugari.dhe shkruajn neper gazeta. dhe me teper redaktori i boton. po pse mor idjot kush te tha ty qe enveri i kish lexuar te ter librat. ne bibliotek mbahen dhe libra qe kur ke nevoj i konsulton. po normal qe ti sja ke iden se dhe provimet do i kesh bler me lek. pastaj ne kohen e komunizmit te lexoje nuk ishte problem. kishte biblioteka me libra gati te pafund. per femij e te rritur. biblioteka e fierit per shembull ishte shum e pasur. po nuk ke faj ti se bir fshatari. dole nga kasollja e lopes e te lan kalemin ne dor. nje keshill ik shkruaj me sa esg kilja e lopes te pazari i fshatareve e me sa esh shishja e qumshit. lerja te tjereve te analizojn kto gjer

  5. XUME PROTOPAPA says:

    NA GAJASE FARE

    mendje ndrituri Harshove. Nga emri dukesh qe je maqedonas, e meqe per maqedonasit me kohe kam krijuar pershtypjen qe jane idiote, ja te ta tregoj pak me ndryshe kete historine e 45 mije librave te Enver Hoxhes.

    E para, shpejtesia e leximit per nje person normal eshte mbi 30 faqe ne nje ore, per nje medioker si ti me duken shume 15 faqe ne ore.

    E dyta, po te lexosh rrefimet e shume peronazheve te njohur te botes, politikane, publiciste, shkrimtare etj., te gjithe tregojne qe vetem nje pjese te vogel te bibliotekave personale kane arritur ta lexojne apo studjojne me perparesi.

    Ndodh shpesh edhe per ne normalet (natyrisht jo per nje medioker si ti) qe te njejtit liber ti kthehemi per ta lexuar edhe per te dyten here, mbase pas shume vitesh.

    E treta, librat Enver Hoxha nuk besoj ti kete blere, jane te gjithe ose dhurata nga autoret, ose te blere me para publike nga ambasadat tona ne vendet e huaja.

    Une nuk di nese ekzistojne akoma ne vilen ku boani Enveri, etazheret ku mbaheshin gjithe keto libra, po do ishte edhe nje shuarje kurioziteti nese, gazetaret e TEMA-s te benin nje vizite te shpejte dhe te verifikonin nje fakt te tille.

  6. durresi says:

    Nuk e besoj aspak qe Enveri kishte 45.000 libra ne bibloteke. Por sigurisht qe shumica e arsyetimeve qe beri zoti gazetar nuk jane shume te sakta.
    Mendoj qe per nje ore mund te lexohen minimumi 20 faqe te nje libri me permbajtje mesatare. Mesatarja e nji libri nuk mund te jete 300 faqe por pak a shume 120-150 faqe. Sigurisht jo te gjithe librat blehen, nje pjese trashegohet dhe nje pjese dhurohet. Duke pasur parasysh qe Enveri ishte krye shteti eshte mese e sigurte qe shume libra mund ti jene dhuruar. Nuk do rri e te bej llogari por mendoj qe edhe nga kendveshtrimi i hapsires besoj se do te jete pak e veshtire prezenca e 45.000 librave ne nje ville si e Enverit.

  7. Arsimi- Prishtine says:

    Nexhmije Hoxha thote se Enveri kishte 45000 libra dhe jo se i kishte lexuar. Prandaj,mos keqintrepreto dhe mos bej llogaritje koti te numrave, te gjithe i dijme keto llogaritje. Nje gje e dijme te gjithe se ai ka qene lexues i pasionuar per dallim prej ketij fare matematikani te semure politik.

  8. Arber says:

    Cka don me then me ket artikull pacavure as ti zoti Hashorva spo e din.Ju mjafton qe te nxirni helmin e akumuluar. E verteta per ju nuk egziston.Beni kopetentin sikur i mbanit kandilin Enverit. Minj kanalesh.

  9. capi says:

    Hashorva nga Gjirokastra vendosur motit ne Tirane, gjuan me libra nje burre dhe gruan! Po gjene mire nga te tjeret, qe gjuajne me vrerr, grushta, e plumba.

  10. aaaa says:

    Kthehem dhe nje her ti shkruaj kti gazetari. I kerkoj falje qe e quajta idjot. Nuk ka faj i shkreti se kushedi nga ca fshati vjen e ku ndoshta ha pula gure dhe flinte ne nje kasolle me lopet. Nuk esht faj i tij injoranca. Po habitem si i ben llogarit ne dollar kur shqiperia ka monedhen e saj domethen Lekun. Pastaj o derdimen kreret e shteteve si blejn vet librat. Bibliotekat e medha ngelen prone kombetare. Do kish qen bukur tani ta kishim kte bibliotek muze e te shihnim librat e tiranit tone. Ta preknim pak ate histori me dor. Po ajo u bastis si shum gjerate tjera nga kafshet e derdimenet si puna jote. Rane fshataret e maloket ne libra e i perdoren per tu ngrohur. Prandaj djal i mbare ik e mil ndonje dhi andej nga ke ardhur. Dhe me te vertet turp gazetes Tema qe publikon shkrime te tilla

  11. Devolliu says:

    Mundet qe Enver Hoxha”kishte” 45.000 libra sepse ja kishte sjelle ne biblioteken e tij edhe romanet e shumte qe kishte lexuar vjerra e tij(dmth e jema e Nexhmijes), se Nexhmija ne ate interviste thoshte se:”Nena ime lexonte romane,por nuk dinte te shkruante”!Fundja mos ja vini shume re pleqeve kur flasin per numera;a nuk e mbani mend Enverin vitet e fundit te pleqerise,kur fliste per dollaret?!

  12. gjirokastriti says:

    z.Hash Orva,me argumentat ,qe jepni per 45 mije libra,prezantuat kapacitetin tuaj ,se arrine deri ne sgjidhjen e rregullave te treshit drejte.Bibloteka ka qene familjare ,qe kapaciteti juaj nuk ka arritur ta kapi. Te gjithe kane qene intelektual.kjo bibloteke duhet te kete pasur dhe literature teknike per ing mekanik,per ndertim ,elektronike etj ,mendoj se personit, per te cilin ju beni llogarite,nuk mund t’i kene hyre ne pune e mundet te mos i kete lexuar.Keni harruar edhe dicka,ne kete shumice librash duhet te kene qene edhe libra me permbajtje te perafert ,qe disa prej tyre mund te lexohen diagonalisht.Nuk ka shume rendesi numuri i librave ne biblioteke,por vleresoje nga niveli kulturor i personit.Ata qe kane qene afer tija si ,Dritore Agolli e ka vleresuar.

  13. Axhimi says:

    Turpi i turpit .Po të pengojnë librat e Enverit ?
    E keni shpallur të paditur .Dhe tani po u del se ka pas libra më shumë se të gjithë ju që folni kundër tij .

    Ju skeni turp,nuk është qudi .

  14. gjirokastriti says:

    z.Hash Orva,me argumentat ,qe jepni per 45 mije libra,prezantuat kapacitetin tuaj ,se arrine deri ne sgjidhjen e rregullave te treshit drejte.Bibloteka ka qene familjare ,qe kapaciteti juaj nuk ka arritur ta kapi. Te gjithe kane qene intelektual.kjo bibloteke duhet te kete pasur dhe literature teknike per ing mekanik,per ndertim ,elektronike etj ,mendoj se personit, per te cilin ju beni llogarite,nuk mund t’i kene hyre ne pune e mundet te mos i kete lexuar.Keni harruar edhe dicka,ne kete shumice librash duhet te kene qene edhe libra me permbajtje te perafert ,qe disa prej tyre mund te lexohen diagonalisht.Nuk ka shume rendesi numuri i librave ne biblioteke,por vleresoje nga niveli kulturor i personit.Ata qe kane qene afer tija si ,Dritore Agolli e ka vleresuar.
    Prano nje arsyetim : Gruaja dhe femijet nga 5000 libra ( e pranueshme per vendet e punes qe kane patur) diferencen dhe rregullin e treshit i bene vete se je kopetent.

  15. demo says:

    Cfare humbem dhe cfare mbeti?Krahasoni ate qytetare gjirokastre me tradite te hershme familjare me kulture perendimore,Sabiha Kasimati dhe Mussine Kokalari ,;Ato qe e shihnin te verteten ne sy,qe e thonin te verteten acik,me kete vemje laperdhare,qe NUK E KA PARE DRITA E DIELLIT,me emrin Nexhmije Hoxha.Kjo vemje mburret se eshte pastertore dibrane.Njeqind vitet e saj i ka kaluar ne NEM,ne grope te halese dhe ne grope te halese nuk ka pasterti.Kjo krijese hije e padukshme,qe ka jetuar nen rrasen e te shoqit,mburret se eshte pastertore dibrane,por kjo nuk ka identitet.Hije i jati,nuk dihet kush eshte;erdhi nga dibra,shkoi ne Elbasan,perfundoi ne Manastir,erdhi ne Tirane.;E solli lale Krossi ne Tirane.Abdurrahim Abdurrahman Krossi ka qene ai Sadrazemi i divanhanes dhe haremllukut te Ahmet Zokut,i perfolur per vjedhje,rushfete,kurva,dylbera;Ai qe solli prostituten sllave nga Parizi ne jatak te mretit,Ai solli edhe Xhuglinet ne Tirane .Askush nuk eshte marre me keto vemje;perse ministri i qefeve te oborrit mbreteror i solli xhuglinet nga Manastiri,ne Tirane?Kjo thote jam pastertore dibrane,por nuk ka punuar ne lavanderi.Ka pastruar shtepine e Bije Vokshit,per t`u dukur “goce shpie”,kur matane me nje sy zgjuar flinte i
    “pari i komunistave” Kjo me kujton Sanie kurven,qe lante shkallet e pallatit per ta pare plakat e lagjes.U rrokullis kapaku gjeti tenxheren,u sajua cifti i gjarperinjve qe helmoi Shqiperine.Dil ne drite te diellit Nexhmie,leri bibliotekat,se Enveri jot nuk ka lexuar nje,njecke,vetem nje liber nga fillimi ne fund.

  16. KONFORMISTI says:

    NGA KONFORMISTI

    Intervista ka Shqetesuar per te vetmen ARESYE qe eshte kjo:
    Nexmije Hoxha shpalosi MODELIN e nje vajze, bashkeshorteje, dhe aktiviste politike-shoqerore. MODELI i saj lakmohet nga keqdeshesit por adhurohet nga Populli i cili po perjeton kohen e degradimit moral ne te gjitha aspektet.
    MODELI i ka shqetesuar keta dhe jo numuri i librave.
    PRA u vodh dicka nga ‘prona’ e Enver Hoxhes. BIBLIOTEKA E TIJ PERSONALE! Dhe asgje tjeter.

    MODELI i shqeteson shume sepse eshte MODEL qe nuk vdes kurre.

    Personalisht ndoqe nje interviste ashtu sic mund te ndiqja momentet e nje Ylli qe po behet gati te shpertheje pasi i ka mberritur koha.

    Faleminderit, Nexmije Hoxha per MODELIN qe i dhurove kesaj shoqerie ne agoni morale. Ka shprese per te ardhmen.

  17. O gazetar pa “shtylle kurrizore” te kesh nje bibloteke prej 45000 librash nuk do te thote ti kesh lexuar te gjithe librat. Megjithate ty te falemnderit o zoti Hashorva, se ti kontribon ne nje menyre apo ne nje tjeter ne berjen realitet te kengeve qe I kendoheshin dhe urimeve te nenave “Rrofsh sa mosha e kesaj toke” per djalin e tyre. Enver Hoxha eshte Mal o Ilir Hashorva dhe Mali nuk behet nga artikujt e miliona Harshorvave si ty.

  18. O gazetar pa “shtylle kurrizore” te kesh nje bibloteke prej 45000 librash nuk do te thote ti kesh lexuar te gjithe librat. Megjithate ty te falemnderit o zoti Hashorva, se ti kontribon ne nje menyre apo ne nje tjeter ne berjen realitet te kengeve qe I kendoheshin dhe urimeve te nenave “Rrofsh sa mosha e kesaj toke” per djalin e tyre. Enver Hoxha eshte Mal o Ilir Hashorva dhe Mali nuk behet fushe nga artikujt e miliona Harshorvave si ty.

  19. Shteti vjedhesi i pronave te huja. says:

    Ndoshta i ka pas
    Po enveri ja kishte bo m.librave qe ne France.
    Sa per llogarine e lekeve dhe dollareve
    Ky popull eshte i pandjeshem
    Te gjith e vjedhin e rjepin e poshterojne
    Dhe ai rri e shikon
    Dje e zhvati enveri sot lukunia e bllokut i eshte tutte pasurise private e
    Publike.

  20. lexuesi i irrituar says:

    Me sa duket dhe “Hashurja” ka ngelur pa leke dhe vendosi te bej nje koment te komentit te intervistes se N.Hoxhes. Dhe kerkon te na mbush mendjen me “injorancen” e tij duke numruar librat dhe faqet qe lexohen ne ore. Mua nuk me ka dhuruar kush libra si Enverit , por deri ne vitin 1989 biblioteka ime kishte 2400 libra te blera me rrogen time . Dhe ky gazetaruc ve ne dyshim se çka pasur biblioteka e nje kryetari shteti.

  21. nji kafe me pak te lutem says:

    ILIR HASHORVA ka qen intelektual nga ata qe librit i kishte len shendetin qe mbas universitetit nuk esht njeri i keq por kur thot se biblotek e madhe ishte kur kishete dikush 400 ose 500te libra ktu tregon veten qe vet ka qen shum larg librave, un isha me shkoll te mesme dhe ne pun dhe kisha 400nt e kusur libra jo njerez sdudjoz qe lexonin vazhdimisht qe kte shum librash nuk e kishin gje fare, intelektual me te dashur me librin se ILIR HASHORVA kan pasur nga 4 ose 5 mij libra ne shtepi se ne at koh nuk kishte internet dhe njerzit ishin shum te dhen mbas librit,te diskutosh per nje president ose kryetar shteti qe ka qen ne detyr 45 vjet dhe te vesh ne dyshim per ke shum te madhe librash esht injoranc sot ndoshta nuk kan shum nevoj per librin por ne at koh ishin me mijra qe kishim nje bibliotek te madhe ne shtepi.

  22. Shahisti says:

    Gabim i madh…. Ne te vertete Enver Gjirokastra ne biblioteke ka pasur 450 mije libra, pra gati gjys milioni. Nexhmia genjeu kur tha 45 mije se i kishin thene qe po te thoshte te verteten nuk do ta besonte njeri, keshtuqe ajo e pjestoi me 10 numrin e vertete, dhe ke pare ti, perseri nuk e besuan. Nje fakt ne dukje i parendesishem i ka shpetuar edhe Hashorves edhe shume prej komentuesve ketu, nuk eshte puna sa libra ke ne shtepi, puna eshte a i lexon ato libra apo jo? Dihet qe Enver Gjirokastra nuk kishte qef te lexonte libra, se ai i dinte vete te gjitha gjerat, pa qene nevoja te lexonte. Kur u grabit vila e Enver Gjirokastres, turmat qe vodhen biblioteken gjeten me shume se 300 mije libra me faqe te paprera akoma, gje qe tregon se ato libra kishin hyre ne biblioteken e Enver Gjirokastres, por asnje banor i shtepise nuk kishte care mender prapanicen t’i shfletonte ndonje here.

    1. Devolliu says:

      Sipas jush,”Biblioteka”e Enverit,ja paska”kaluar”dhe Librarise se Kongresit(Library of Congress”amerikan ne Washinton !!!

      1. Shahisti says:

        Devolli, o devolli e bere beli’ qe je devolli. Ke degjuar ndonje here per IRONINE ti o Devolli???

  23. Mentari says:

    Po pse duhet te shkonte e te mbronte shqiperine ne Paris “Intelektuali” Enver Hoxha kur ai luftoi me Aleatet dhe fituesit ishin Aleatet? sepse kete fraze mbroheni ju kur ju akuzojne per tradheti (bashkepunim me armiqte e shqiptarve,Sllavet) ,per lufte civile etjOre koke thare nuk dini se cfar flisni jo skerbythja pa edukim Enver krimineli ishte keshtu e ishte ashtu.Ai ishte ashtu sic ishte shqiperia para 1990 nje burg i madh me injorante idiote shtazarake qe edhe sot kane problem te arsimohen.

  24. injoranti says:

    Ik or injorant studio Fullanin!

  25. alphade says:

    Rrespekte per ”IK”,”lexuesi i irrituar”,’zhaku i vogel”, etj.etj.qe kane komentuar objektivisht duke hedhur poshte me neveri kete gazetaruc per t’i
    qare halin…!!! Per nga mbiemri ky ”harshova” me duket gjirakastrit ! Une po shtroj pyetje : Pse ankoheni ju gjirokastritet ? Ju kishit shtetin e
    pushtetin ne kohen e Enverit ?! Juve ju solli nga shkembijt e Zagorise e Lunxherise se Fotaq Nanos, i biri Thanasit, ne token e bute te Tiranes,
    Per dijenine Tuaj , Thanaset kishin zyrat me te mira se sa zyra e Enverit ! Ishte ”Zona operative Vlore -Gjirokaster ,, duke perfshire edhe 2-3
    zona te tjera qe per nje gjys shekulli patet pushtetin dhe ne saje atij Enver Hoxha iu krijua mundesia per te studjuar brenda dhe jasht shtetit..!!
    Une i jap te drejte njerezve te denuar e perndjekur, te deklasuarve,armiqeve e kulakeve qe u roptuan per afro nje gjys shekulli ,po per juve ndjej
    .thellesisht neveri, perbuzje ,percmim per mungese te theksuar karakteri …..!!!

  26. Nje gje e dine mire shqiptaret qe Enver Hoxha nuk i kish perfunduar studimet e larta.
    Jane te rralle ata shqiptare qe kane shkuar per studime jashte Shqiperise dhe se kane perfunduar shkollen.
    Sa per frengjishten e “kulluar ” te Enverit lexoni cka thene Tedi Papavrami kur fliste frengjisht me Enverin.
    Enveri dhuntine me te madhe nuk ka pasur librat po eleminimin e te gjithe shokeve,bashkeluftetareve e izolimin total te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje