Gjinushi rimerr kontrollin e partisë

11 Shkurt 2016, 17:40Politika TEMA

Partia Social Demokrae mblodhi sot Këshillin Kombëtar, nën drejtimin e kreut të saj Skënder Gjinushi. Mbledhja e sotme e kësaj partie u zhvillua pas një konfllikti brenda kësaj force. Ditën e hënë, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i PSD-së, tentuan të zhvillojnë një mbledhje kryesie për të propozuar mocion për shkarkimin e kryetarit Gjinushi, por nuk mundën të hyjnë në ambjentet e selisë së partisë.

Këta zyrtarë u pezulluan sot nga detyrat që mbanin në PSD.

“Këshilli vendosi: e para miratoi marrëveshjen me kryeministrin dhe PS-në. E dyta ka vendosur të mbledhë aktivin diku nga qershori dhe pastaj do të caktohet edhe kongresi dhe e treta sigurisht duke i dënuar këto veprime, pasi asnjë anëtar këshilli nuk kishte të hënën, ishte një provokacion i qartë.

Masat për njerëzit që provokuan këtë, Muhamend Gaba lirohet nga detyra për veprimet e tij në kundërshtim me çdo lloj norme dhe etike. Zoti Rustemi ka ofruar një tërheqje si sekretar, funksionet e tjera…, partia i njeh kontributet e tjera. Nga posti i sekretarit është i pezulluar edhe me pëlqimin e tij”, deklaroi kryetari i PSD Skënder Gjinushi.

I pyetur nga gazetarët nëse nuk janë lejuar anëtarë të këshillit të hyjnë në mbledhje, Gjinushi dha këtë përgjigje.

Askush nuk është penguar të futet në godinë. Janë ndaluar të hyjnë njerëz që nuk ishin të këshillit. Këshilli është ky”,- tha Gjinushi.

3 komente në “Gjinushi rimerr kontrollin e partisë”

  1. stilolapsi says:

    E shkruan nje gazetar online genjeshtren i pari dhe pastaj copi paste te gjithe. Po kur e humbi kontrollin e partise po pse me dy veta humbet partia? Po Edi Rama qe ka pasur gjithmone zera kunder cfare do thoni ska pasur kontroll asnjihere. Nuk behet ky vend me gazeta qe nuk dine cfare shkruajne. E tha mire Shpetim Idrizi ka ardhur koha e analfabeteve tani si deputeti Qife, prandaj i sulmojne profesoret ne politike.

  2. Xhulio says:

    Ska parti ska parti thoni, po i nxorri nja pese parti Gjinushi. Ja dhe nji parti e gjashta keta te pakenaqurit tani. Kesaj i thone shkolle partie. Ska faj Gjinushi qe ju duket vetja kryeminister te gjitheve. Skane faj se gjithe injorantet po behen ministrA.

  3. drini says:

    Tema kini meshire per lexuesit. Akoma me keta monstrat e kuq?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje