DEBATET/ Berisha flet për Nexhmien në Kuvend, Rama: Prisja të flisje për Byronë e Hetimit, jo Byronë Politike

11 Shkurt 2016, 12:38Politika TEMA

Sali Berisha është ngritur në seancën e sotme në foltoren e Kuvendit për të folur për zhvillimet në Korçë, dhe ka përfunduar duke komentuar intervistën e Nexhmie Hohxhës.

Sipas tij, Nexhmien e nxorri në intervistë Rama.

Ndërkohë, ky i fundit ka replikuar me Berishën, duke i thënë se priste që të fliste për Byronë e Hetimit, dhe jo Byronë Politike.

Berisha: Nexhmije Hoxha është një kriminelë pothuajse në të njëjtën kategori me të shoqin.

Nga viti 74, deri kur vdiq Enveri, komandonte Nexhmija, pasi ai ishte sëmurë.

Çdo vepër kriminale, çdo pushkatim gjatë kësaj periudhe është bërë me urdhër të Nexhmies.

Dhe tani na e nxjerr Rama në një intervistë në televizor.

Kjo s’mund të ndodhte në kohën e vizitës së Kerryt.

T’i harxhojë orë të tëra me një karafil te murret e Muzet, këto i di.

Të nxjerrësh këtë kriminele në televizor për të mbrojtur diktatorin, vetëm ti mund të bësh.

 Rama: Ndërkohë që të gjithë prisnin të flisnin për Byronë e Hetimit, ti flet për byronë Politike.

Nuk e kuptova cfarë pate për këtë rrëshkitje në të kaluarën, por të takonte që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e shkuar.

Sot do ishe gjobitur keq, sepse një javë më parë nuk le gjë pa thënë për të kërkuar që të vinte drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit.

E ke lënë partinë pa kokë, se ke vënë njërin që ka nevojë për edukatore dhe e merr për dore në takim me të huajt.

Vetëm t’i mund të flasësh në një fjalim edhe për Nexhmien, edhe për John Kerryn.

Askush tjetër nuk e bën në botë.

1 komente në “DEBATET/ Berisha flet për Nexhmien në Kuvend, Rama: Prisja të flisje për Byronë e Hetimit, jo Byronë Politike”

  1. naku says:

    Ky plaku ka rrjedhur komplet por,cudia qendron se demikratet i rrin ne gjunje akoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje