Fevziu: Drafti për Byronë e Hetimit u miratua me rastin e vizitës së Kerry-t, pastaj do e vendosin në sirtar

11 Shkurt 2016, 10:55Politika TEMA

Blendi Fevziu shkruan se miratimi i draftit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e mazhorancës, është bërë me rastin e vizitës së sekretarit amerikan John Kerry në Tiranë.

Sipas tij, nuk është çudi që ky draft pastaj të përfundojë në sirtar.

“Si të gjitha gjërat në Shqipëri, edhe problemi i Byrosë së Hetimit, pra i draftit të saj mbetet i paqartë në deklaratat e palëve.

Por me gjasë, pas deklaratave të fundit, PS dhe LSI i kanë votat për ta kaluar atë.

Ndaj ky është testi nëse e duan realisht apo thjeshtë kanë bërë një lojë.

Nuk është çudi që mund të kenë rënë dakort ta kalojnë draftin vetëm sa të mbarojë vizita e sekretarit Kerri dhe më pas ta vendosin sërish në sirtar. Siç ka ndodhur jo rrallë me politikën shqiptare…”, shkruan Fevziu.

1 komente në “Fevziu: Drafti për Byronë e Hetimit u miratua me rastin e vizitës së Kerry-t, pastaj do e vendosin në sirtar”

  1. firaunet says:

    Bravooooooooo Fejzo !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje