Provokimi për Ben Blushin: Po me dy herë, a quhesh?

11 Shkurt 2016, 10:20Politika TEMA

Gazeta Dita është hapur sot me një shkrim për Ben Blushin.

Ajo përdor një titull provokuese, “A quhesh me dy herë”, që zakonisht përdoret për meshkujt që bëhen homoseksualë, duke iu referuar faktit se kjo është hera e dytë që Blushi rebelohet brenda Partisë Socialiste nën drejtimin e Ramës.

“Është e qartë, për t’u profilizuar fort si kandidati në hije, për çdo rast. Edhe nëse bëhet kjo garë, në të cilën i thuhet Ramës ‘lëre për pak kohë qeverinë, hajde kandido në parti’, edhe nëse nuk bëhet, edhe Blushi, ashtu si herën e parë, edhe herën e dytë rri në parti për ta ‘shpëtuar atë nga brenda’.

Në këtë rast të fundëm, mbase ish-kolegët, që tani kujtojnë në rubrikat dossier të shtypit LMN-në e vitit 2009, mund të ngrenë pyetjen: Po me dy herë, a quhesh?”, shkruan Dita.

Sipas saj, fushata e Blushit ka emocionuar Sali Berishën dhe mbështetet nga Tom Doshi, që qendron prapa Mimoza Hafizit.

“Në këtë pikë, në këtë “moment qeveritar socialist”, duket se Blushi nuk ka ndonjë problem se mund ta dëmtojë qeverisjen e partisë së tij, siç kishte merakun e shprishjes së PS-së në opozitë. As ndonjë merak se, pavarësisht se “skenari grek” nuk dashka që nuk dashka të shtrohet këmbëkryq në Shqipëri, siç profetizoi shumë herë Berisha (po e the shumë herë, vetëm profeci që nuk është), një trazirë e brendshme në partinë kryesore qeverisëse do jepte ndikimin e vet edhe shumë më gjerë se tek një parti. Jo. Përkundrazi, kjo iniciativë e shpëtimit të demokracisë së brendshme në PS ka emocionuar edhe Berishën që i bën thirrje Ramës të lejojë garën. Gati-gati sa nuk i shpëton fjalia: “Unë PD-në e çova për skrap, të paktën të shpëtojmë PS-në”.

E në fakt, ajo që mund të quhet fushatë e Blushit, nuk po ecën keq. I artikuluar, i kërkuar nga ekranet, deputeti po vijon të kërkojë garën e brendshme në PS e paralelisht, të shpalosë difektet e qeverisjes. Mori dhe mbështetjen e deputetes së Shkodrës Mimoza Hafizi, numri një i listës së qarkut, që në fakt mbështetet fort nga numri dy i kësaj liste. Blushi nuk e thotë se po kërkon të bëhet kryeministër “nga televizori”, por nëse Rama pranon të garojë dhe humbet postin e kreut të PS-së, çfarë nuk bën vaki”, shkruan ajo.

9 komente në “Provokimi për Ben Blushin: Po me dy herë, a quhesh?”

  1. TJ says:

    Si njere e njere behen dy here! Per te vertetuar kete duhet pyetur,, kush e di me mire Blushin….?! Per te ngritur nje problem te tille madhor ,do te thoja une , duhet gjetur koha dhe vendi i duhur! Pastaj po te mori nen sqetull Berisha ke mbaruar pa filluar!

  2. adi says:

    ja dhe hienat Rilindase
    simbas ndjekejes ne debatet televizive Blushi eshte politikani me i pelqyer ne shqiperi.
    per nga audienca ja kalon disa here rames.
    ky eshte problemi qe tmeron rilindjen bisnesmeno-banditiste.
    se ne nje vend me shume te majte si shqiperia ku askush nuk beson me te rilindja
    blushi eshte shprese e madhe e shqiptarve.
    nese nje njeriu me synime te dyshimta si bojaxhiu tirana i dha pa u menduar 2 here 16.000 vota.
    cdo njeri e kupton ca i punon nje levizje e blushit rilindjes.
    nese Blushi nuk fiton garen si kryetar i PS
    atehere PS do katandiset si pasoku ne greqi, do i ngelet vetem ndoka, kocua majkua e ndonje tjeter si keta.
    asnje socialist nuk i fal me asnje gram besim rilindjes ramiste.
    dhe shifeni nga sot e tutje gazetat tip 55 te rilindjes do harojne saliun ortakun e tyre, thjesht dhe vetem do meren me blushin.

  3. moza says:

    Po Minoza Hafizi doli kunder Doshit atehere ne televizor me ze e figure o derdimena. Tani e quani te Tom Doshit. Jeni bere si Sandri vetem mbroni qeverine.

  4. Ilir says:

    Arsyetim idjot brenda kesaj analize. Nuk doni te shikoni se si “Rilindja” po rreshket ne autoritarizem, ne shkelje te hapura te parimeve dhe normave qe ka nje Parti socialiste?
    Nuk doni te shikoni mekatet me thase qe po rendojne mbi shpatullat e shumices se qytetareve shqiptare?
    Problemet qe ngre Blushi, qendrojne: jane te drejta. Ashtu sic edhe reagimi i dy nga shoqet deputete qe nderojne jo vetem PS-ne.
    T’i hiqet veshi Rames me te tijte nuk eshte humbje per PS-ne dhe Shqiperine, perkundrazi i behet mire dhe per te ardhmen.
    Te arsyetosh se Rama po ben shtet, nderkohe shkel pa ndroje parimet dhe normat mbi te cilat ngrihet Partia qe e ka vene ne ate detyre, kjo perben kundershti te arsyetimit. Rama qe kur hipi ne kolltukun e kryeministrit, ka treguar me vepra se nuk perfill te zgjedhurit neper rrethe. E ke pare ti zotni analist, ne mburkat dhe propoganden fushate neper rrethe qe Edi ka bere dhe bene, ne krah i qendrojne dy ose tre ministra ose deputete – besnike te Tij, ndersa perballe tyre ne salle qendrojne kokeulur kreret e PS-se se atij rrethi apo qyteti se bashku me antaresine e perzgjedhur dhe te pertredhur, frikacake. I shmangen ndonje kokemushke, se mos ngrihet dhe bente ndonje pyetje, sepse ne salle duhet te ishte vetem nje kokemushke, nje e dyte shkakton zemerim dhe sherr.
    Pra, te zgjedhurit lokale Ai nuk i begenes fare, i injoron, i perbuz. Kamera e TV-ve eshte treguesi me direkt i te vertetes me siper.
    Por nje nga treguesit me direkt i injorimit te halleve te shumices eshte qendrimi qe ka mbajtur dhe mban ndaj Berishes me te Tijte, ndaj Ilir Metes me te Tijte, duke mashtruar jo vetem familjaret e te vrareve prej Tyre me 21 Janar, por edhe shumicen qe kerkon Drejtesi ne kete vend.

  5. titi says:

    O Adi, ke thone gjojna te mencme shum. Ia vlen me ndalu e me te lexu idete e shkelqyme qe ke. Po si ke hup deri tash.., mire ti, po na paske lane edhe na ne erresire. Rrnofsh e sa ma shume analiza si kjo e jotja se kena nevoje.

  6. spartaku says:

    Blushi do e shkaterroje ps-te se do futet ne ombrellen e Saliut,i cili ka vite qe po e lufton Ramen bashke me partin e tij e ashtuquajtura pd-ke.Cdo njeri po e shikon, se, qofte Blushi qoft Berisha i bjen me çekan ne nje vend.I bjen asaj gozhde qe te heqin Ramen nga kryetar,por pastaj e kane me te lehte te shpartallojne ps-te.Sote per sote,gozhda me e forte per Berishen dhe Blushin,eshte Edi Rama.Por veshtire e kane per ta eleminuar Ramen,se ai mbeshtetet nga e gjithe ps-te.Per Berishen dhe Blushin,heqja e Rames nga kryetar,ngelet nje enderr.

  7. katarakti says:

    Partia Socialiste eshte nje parti e stermadhe, saqe brenda saj mund te vendosesh pa frike 2 apo 3 parti. Pra kot shpresojne salianet se nje perplasje e Blushit me Ramen do i risjelle ata ne pushtet. Blushi ne fakt eshte edhe me i majte se Rama. Dhe sadoqe Berisha ta mikloje, ai nuk hidhet ne preherin e tij. Nga ana tjeter Blushi ka plotesisht te drejte. Statusi i partise socialiste duhet zbatuar deri me nje. Ose duhet te ndryshohet. Edi Rama duket se e shperfill kete status, siç ka shperillur te gjithe socialistet. Atehere ai mund te hartoje nje status te veçante per “rilindasit” e tij anti-PS. Rama eshte i zoti, punetor, me ide, vullnet dhe kapacitet, por me duket se nuk eshte i majte. Dhe ne vend qe te perpiqet ta ktheje PS-ne drejt qendres, alla Tony Blair, le te formoje ai nje parti te qendres tip “Rilindje”. Do te ishte shume me e ndershme. Shqiperia ka nevoje per nje parti socialiste te majte, ne mbrojtje te te varferve. Nje parti biznesmenesh mund te ishte fare mire “Rilindja”. Siç thashe edhe ne fillim, ne PS ka vend ndofta per 2 dhe tre parti te tjera. E vetmja gje e sigurt eshte se PD-ja nuk vjen me ne pushtet. Dhe 2B-te ka me shume te ngjare t’i shohim ndonje dite pas hekurave, se pas dritareve te Bulevardit kryesor te Tiranes.

  8. Berrisha Strazimiri says:

    Blushi eshte eshte shanci i fundit i PD per te shpresuar ne nje permbysje te qeverise Rama dhe nje dobesim te PS. Po te supozojme se BILUSHI fiton me votimin nje anetar nje vote…….se ka plote te pakenaqur qe nuk jane rikthyer ne punerat qe pretendonin dhe per interesin personal jane gati te votojne ke te mundin me shprese se do marin ndonje thele…..dhe Benka zgjidhet dhe kerkon postin e KRYEMINISTRIT. Qe me votimin e pare te votebesimit do bjere se nuk dote kete kurre shumicen. PSE. E thjeshte . Te pakten 40 deputete jane me Ramen + PD = HUMBJE dhe votime te reja……….Dhe me kujtohet fabula e CAJUPIT, Shqiponja, Dosa dhe Macja, qe mbaron me vargun : MaçI per maçojte ate qellim kish, U ngopen me mish. Ne mbyllje….Blushi+Sala = Shqiperi rrumpalla.

  9. miri shkodra says:

    Blushi eshte karte e djegur, po ashtu edhe dy perkrahesit e tij nga Shkodra. Te njejten taktike perdoren ne zgjedhjet vendore me Keti Bazhdarin. Renegat te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje