Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat paraditen e së enjtes mbi Byronë e Hetimit, deklaroi se “varianti që është publikuar nga qeveria nuk është ai që jemi dakordësuar, por një tjetër”.
“Rama tha se do priste rekomandimet e Venecias për Byronë e Hetimit, por 4 ditë më vonë ndryshoi mendje. Duhet të pyesni atë pse ndodhi kjo. Partia Demokratike mbështet draftin e ndërkombëtarëve. Nëse mazhoranca e ka këtë vullnet, ne e votojmë që sot.
Por nëse nuk merret parasysh rakordimi me partnerët amerikanë dhe Komisionin e Venecias, drafti nuk do të votohet”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së theksoi se “pika që na ndan është që ky institucion të jetë 100% në autoritetin e prokurorisë”.
Reagimi i Bashës vjen një ditë pas qendrimit të Berishës, që shprehur kundërshti për këtë variant, edhe pse PD kishte rënë dakord me OPDAT për këtë variant.
Jo mor Kriminel,jo. Ajo Byro duhet te jete e pavarur.
Vetem atehere ajo mund te beje pune.
Cdo gje qe varet nga nje tjeter,nuk funksion me ne vetvete,por eshte e varur nga urdherat qe i japin.
Po Ja Kriminele kete kerkoni qe,cdo organisem te jete i lidhur/varur nga tjetri,qe te jete i lidhur me zinxhire Partie e miqesie-korrupsioni qe te mos funksionoje!
Hahahahahahaha.Kur kerkon dhe Luli te luaje bllofin!!!I bente thirrje qeverise me te bertitura se PD-ja kerkonte te votohej sa me pare Byroja e Hetimit,me shpresen se qeveria nuk do e miratonte dhe do priste rekomandimet e Venecias.Rama beri dje ate qe PD-ja prej ditesh kerkonte me ngulm.Hahahahah