Fatos Lubonja: Rama, një njeri i rëndomtë autoritar dhe sadomazokist

11 Shkurt 2016, 12:09Politika TEMA

Fatos Lubonja ka analizuar sot në një shkrimtë gjatë tek Panorama, kritikat e Ben Blushit për shkeljen e statutit të PS-së.

Sipas tij, dokumenti i Blushit është historik, pasi tregon se si funksionojnë partitë shqiptare.

Sipas Lubonjës, këto vijnë si pasojë e të kaluarës autoritare dhe sadomazokiste, përfaqësues i së cilës, shkruan ai, është edhe Edi Rama.

“Shkaqet, sipas meje, duhet t’i kërkojmë sa në trashëgiminë e së kaluarës, aq edhe në zhvillimet postkomuniste. Nuk ka dyshim se partia e identifikuar me njëshin që s’pranon të vihet në diskutim i ka rrënjët në kulturën e një shoqërie thellësisht autoritare që ndryshe e kam quajtur edhe sadomazokiste, ku më të pushtetshmit shtypin më të dobëtit shkallë-shkallë dhe i nënshtrohen dhe servilosen më të fortëve po shkallë-shkallë.

Në këtë aspekt, edhe Rama nuk është tjetër veçse një nga hallkat e këtij sadomazokizmi. Po të kesh parasysh servilizmin, nënshtrimin dhe hipokrizinë që ka treguar dje ndaj atyre që ka pasur më sipër dhe sot ndaj atyre që ka mbi kokë (të huajt veçanërisht), do të kuptosh se arroganca që tregon mbi ata që ka poshtë nuk është gjë tjetër veçse gjysma tjetër e njeriut të rëndomtë autoritar, sadomazokist shqiptar; një njeri që thellë-thellë nuk ka respekt për veten e që pikërisht për këtë, nuk ka respekt as për të tjerët.

Dhe kjo sepse respekti nuk bën pjesë në kulturën e njeriut autoritar, sadomazokist, sepse psikologjia e raporteve të njeriut me njeriun në këtë kulturë nuk mbështetet në respektin për tjetrin, që nënkupton barazinë në dinjitet, por në kënaqësinë që të jep ushtrimi i pushtetit mbi ata që ke poshtë dhe poshtërimin që të ngjall nënshtrimi ndaj atyre që ke lart – çka disa i çon në iluzionin se, duke u ngritur në majë, do t’i shpëtojnë këtij të dytit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ata që sot i nënshtrohen Ramës dhe nuk guxojnë t’i thonë se duhet të vihet në diskutim. Edhe ata nuk e bëjnë nga respekti, sepse për këtë duhet të kishin respekt për veten, por nga servilizmi dhe nënshtrimi që duhet të shfaqin për të qenë të pranuar në këtë lloj shoqërie. Pra, të fajësosh vetëm arrogancën e Ramës për këtë situatë, e të lësh pa prekur këta të dytët, do të thotë të mos kuptosh asgjë dhe të mos zgjidhësh asgjë”, shkruan Lubonja për Panoramën.

Lunonja shkruan se edhe të tjerë në PS nuk e durojnë dot këtë gjendje, ndërsa shprehet se Blushi duhet të kishte folur më parë.

6 komente në “Fatos Lubonja: Rama, një njeri i rëndomtë autoritar dhe sadomazokist”

  1. Labi Vlore says:

    Aha.E dija se Lubonja kishte rrjedhur,por nuk qenka e vertete.Lubonja paska pjerdhur.

  2. abi says:

    Ne fakt ti je me pak i rendomte apo me shume???? Te gjith njesoj jeni , ti qen i klanit.

  3. hasan says:

    Po pse o Labi i Vlores nuk te pelqen e verteta ty Po a nuk ishte nje servil ,kalama Pandushka ne e misionin e Balles ,ku deklaron se Blushi ka te drejte por Jam me Ramen Pse cte keqe ka qe te behen zgjedhje ne parti,Cte keqe ka qe ato palo ministra te japin llogari ,Cte keqe ka qe ato mori permtimesh te dhena gjate fushates te realizoheshin Cte keqe ka qe ne si popull te jetojme pak me mire Cte keqe ka te ndegjohet dhe opozita kur ajo ka te drejte etj etj Pra i dashur Labi Ivlores ,juve nuk ju gjykoj por thellohu dhe shihe realitetin me sy te lire e jo me syze partiake .se Lubonja ka shume te drejte I eshte shpirt i lire e jo i pjerdhur sipas jush

  4. ??? says:

    Po ky ka bere seks me Ramen qe po reklamon publikisht se Rama ka qejf sadomazokizmin? Ik o Ljubo se ke rreshkit!

  5. VALERIA says:

    NJE IDIOT QE E PASKA PAS HAK ATE DHOME TE VOCKEL QE QUHET QENEF/SE KY LAPANGJOZ PJERDH E DHJET NGA GOJA/ KY BENI ME KRABA BUSHATI /SHUKULLAKU E TJERE JANE SI PUNA E UKUT QE KERKON MJERGULL / KETA SDINE CTHONE E SDINE CFLASIN / BASHKE ME KETA EDHE ZHEI QE KA NGEL PA POST XHEPAT BOSHATISURA KETO E SHUM TE TE TERE ENDEROJNE PER PASURI / KERKOJNE DESTABILIZIM TE VENDIT THEMELET I NXORI PD ME SAHLINE

  6. nazmi shahini says:

    Nuk na frikeson adresa per te thene te verteten por me keto komente nuk jam populli ka shume fjale te urta (peshtyj perpjet e te bjen ne surrat)ajo te ndodhe po te lavderojsh sot politikanet shqiptare te te dy kraheve politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje