Për 40 miliardë euro një kompani kineze ka blerë “Syngentan” e Zvicrës, njërën prej ndërmarrjeve më të mëdha në botë të agronomisë. Roli i Kinës në ekonominë botërore po rritet – dhe shqiptarët, sidomos ata matanë Kukësit, do të duhej të ringjallnin lidhjet me Republikën Popullore të Kinës duke shfrytëzuar edhe lidhjet e kohërave të kaluara. Nga kjo mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët në rajon.
Nga Enver Robelli
Ngjarja, sipas dëshmitarëve, duhet të ketë ndodhur pak para ose pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Krerët e komunizmit, kryesisht pleq që përkundeshin në kujtimet e tyre, kishin shkuar në Pezë për të shënuar përvjetorin e Konferencës së Pezës, e cila ishte mbajtur më 1942.
Për të përcjellë këtë ngjarje nga Tirana kishte shkuar edhe korrespondenti i “Xinhua”, agjencisë shtetërore të lajmeve të Kinës. Ai ishte mbase i vetmi gazetar në Tiranë që në atë kohë kishte veturë, madje “Mercedes”, që më vonë do të bëhej automjeti më i preferuar i shqiptarëve. Bashkë me kinezin në veturë kishin zënë vend edhe dy gazetarë – njëri nga Tirana, tjetri nga Kosova, i dërguar i gazetës “Rilindja”.
Me të arritur në Pezë gazetari nga Tirana e kishte prezantuar kinezin para pleqve komunistë, të cilët me sy që po u shkëlqenin kishin filluar të kujtonin me nostalgji epokën e vëllazërisë shqiptaro-kineze. Përpjekja e gazetarit nga Tirana që ta prezantojë edhe gazetarin nga Kosova kishte dështuar. “Shoku Haxhi, ja këtu kemi edhe R., është gazetar nga Kosova”. Shoku Haxhi Lleshi dikur ishte përgjigjur: “Po mirë, ore, mirë, e kuptuam tashmë”. Dhe kishte vazhduar muhabetin me kinezin, duke injoruar kosovarin.
Në Kosovë po ashtu tregohet si anekdotë, e ndoshta mund të jetë edhe e vërtetë: në vitet ‘70 Televizioni Shqiptar raportonte për një vizitë të një delegacioni nga Kina dhe një delegacioni nga Kosova në Tiranë. Moderatori tregonte se në kryeqytetin shqiptar kishin ardhur “vëllezërit kinezë” dhe “miqtë kosovarë”. Edhe po të jetë legjendë ky episod, vërtet e shpjegon mirë verbërinë ideologjike të elitave komuniste të Tiranës.
Përtej anekdotave, stereotipave, ideologjive, marrëzive, Shqipëria do të duhej të shfrytëzonte afërsinë e dikurshme me Kinën për të vendosur marrëdhënie cilësore dhe në dobi të dyanshme me këtë shtet me potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Për gati dy dekada, sa ka zgjatur aleanca mes Shqipërisë dhe Kinës, qindra shqiptarë kanë studiuar në Kinë, kanë mësuar gjuhën, janë sensibilizuar me kulturën kineze, me mënyrën e të menduarit. Për fat të keq, kjo trashëgimi nuk është kultivuar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Mund të përbuzet ideologjia komuniste e Mao Ce Tunit dhe revolucioni i tij kulturor, por Shqipëria humb nëse injoron gjithçka që përbën raportet mes Tiranës dhe Pekinit.
Në Universitetin e Tiranës ka katedër të gjuhës angleze, frënge, gjermane, italiane e spanjolle, por jo të gjuhës dhe kulturës kineze. Në përgjithësi në institucionet arsimore shqiptare (Shqipëri e Kosovë) mungon, krahas shumë mangësive, edhe kompetenca sa i përket Azisë dhe Orientit. Në fakt, në fund të vitit 2013 në Universitetin e Tiranës është hapur Instituti Konfuçi, i cili me mbështetje të qeverisë së Kinës promovon gjuhën dhe kulturën e këtij vendi. Por kjo nuk mjafton, veçanërisht duke pasur parasysh se Shqipëria ka pasur parakushte më të mira për t’u bërë një lloj qendre kompetente në Evropë sa u përket lidhjeve me Kinën në epokën e globalizimit.
Ndër propozimet e rralla pozitive që ka bërë Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike pa dyshim është propozimi që në shkollat shqipe të mësohet edhe gjuha kineze.
Se roli i Kinës në ekonominë botërore po bëhet gjithnjë e më i madh, shihet prej vitesh. Në Afrikë firmat kineze ndërtojnë infrastrukturën dhe eksploatojnë xehe. Për shembull: në vitin 2007 Kina lidhi një marrëveshje me Kongon. Për 600 mijë tonelata kobalt dhe 10 milionë tonelata bakër Kina ishte e gatshme të investonte 9.2 miliardë dollarë në infrastrukturë – 31 spitale, 2 aeroporte, 3215 kilometra vijë hekurudhore dhe 3400 kilometra rrugë. Projekte të ngjashme kinezët po realizojnë në disa vende të Afrikës.
Javën që shkoi kinezët treguan muskujt në Evropë: për 40 miliardë euro firma “Chem China” bleu ndërmarrjen zvicerane “Syngenta”, e cila është udhëheqëse në teknologjinë e agronomisë. Ky është investimi më i madh kinez në botën e jashtme. Po ashtu në duart e kinezëve përfundoi firma tradicionale zvicerane “Sigg”, e cila prodhon shishe të aluminit. Prodhimet e saj janë të popullarizuara në mbarë botën. Në javët e kaluara një klub futbolli nga Kina ka blerë për 50 milionë euro një sulmues brazilian. Firma kineze e patundshmërive “Wanda” ka blerë në Hollywood “Legendary-Studio”, i cili ka prodhuar, mes tjerash, filmin “Jurassic Park”.
Vitin e kaluar i famshmi “Hotel Waldorf Astoria” në New York është blerë nga koncerni kinez “Anbang”.
Në botën perëndimore ekziston frika se kinezët do të blejnë ndërmarrjet, do të nxënë dijen dhe pastaj do t’i mbyllin fabrikat – për të hapur fabrika të reja në Kinë. Ekspertë të institutit për analiza të Kinës Merics me seli në Berlin, ndërkaq, mendojnë se deri më tani frika e evropianëve dhe amerikanëve është e pabazë. Bashkëpunimi ka ecur kryesisht mirë.
Kina nuk është shtet demokratik dhe vendet perëndimore duhet të kërkojnë nga investitorët kinezë të respektojnë rregullat e tregut të lirë dhe të drejtat e punëtorëve. Por fuqia e Kinës, kjo është tashmë evidente, nuk mund të injorohet as nga superfuqitë ekonomike si Gjermania. Këtë nuk mund ta injorojnë as bujqit aq krenarë francezë, ta zëmë, në trevën e Normadisë. Në një reportazh të gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”, botuar ditë më parë, tregohej se si kinezët kanë hapur një fabrikë në të cilën qumështi i Normandisë shndërrohet në qumësht pluhur dhe eksportohet në Kinë. Vetëm vitin e kaluar fabrika ka përpunuar 258 milionë litra qumësht dhe ka gjeneruar 288 milionë euro. Kuptohet që janë hapur edhe vende të reja pune.
Trevat shqiptare kanë shumë potencial për zhvillimin e bujqësisë, rajonet malore në Shqipërinë e veriut, si dhe në perëndim dhe në jug të Kosovës kanë kullosa të pafundme, por po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë nga pasanikët e rinj dhe të paskrupullt për të ndërtuar ndonjë vilë mes pishave. Edhe qumështin Kosova dhe Shqipëria kryesisht e importojnë – nga Sllovenia e vende të tjera. Në vend se të eksportonin. Për shembull në Kinë.
Koha Ditore
Enver si Enveri, dhe Robell si Torobelli. Tani te ardhi mendja ty mo djale i rritur, se paska edhe Shqiperi ne Kine?!.
Mbas nje cerek shekulli tjeter do te na shkruash edhe per Shqiperine me Rusine.
nuk e meritoni ju kosovaret per me qen vllezen,se ju jeni tradhtar dhe te shisni ke I huji.
edhe shqiptart e tjer po te till jan
komb bythqi!
Nuk e di si mendon murga Nexhmije,e detyruan kolegjalisht kooperativistet e Macukullit dhe nxenesit e Durresit Enver Hoxhen, qe te nderpriste marredhenjet me Kinen?Ah Caushesku,Caushesku,,..e le Rumanine plot me pallate dhe te vrane!Ky popull e degjon bushtren kriminale si keput te trasha,qe na lane shkretetire me bunkere.
Sa i lodhshem !
Mesoje,o Robell meqenese ti dhe cetniket e tjere te Kosoves po habiteni se si Kina per te blere 600 mije ton KOBALT dhe 10 milion ton BAKER ne Kongo,do te investoje atje 9.2 miliard dollare etj!!!
Po pse kete blerje nuk e bene me Shqiperine kinezet dhe te investonin ketu???
A e dini ju CETNIKET kosovare se DIKTATORI ENVER HOXHA kishte ndertuar me ndihmen e Kines, nje ………UZINE KOBALTI NE Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit dhe se ne ate kohe ne bote ishin vetem 3 uzina te tilla???
A e dini ju spiunet e UDB-se se ne Shqiperi ne kohen e DIKTATORIT ENVER HOXHA prodhonin BAKER DHJETRA MINIERA BAKRI,ishte ndertuar nje FABRIKE E PASURIMIT TE BAKRIT NE RUBIK,qe ndante atje edhe disa QINDRA KG BLLOQE FLORI TE PASTER,si dhe nje fabrike bakri ne Lac???
A e dini se me kete baker, prodhonte KABLLO BAKRI nje UZINE E KABLLOVE te Shkoder, qe 95 % e tyre eksportohesj si mall i cilesise me te mire nderkombetare???
Ja pra keto PASURI TE MEDHA, qe populli shqiptar ndertoi dhe prodhoi ne kohen e XHAXHIT ENVER,ARMIQTE E SHQIPERISE,NE BASHKEPUNIM DHE NXITJEN E REAKSIONIT ANTISHQIPTAR BOTEROR…..I SHKATERRUAN DHE I GRABITEN,nen MASKEN E LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT dhe se ato paskeshin qene TEKNOLIGJI E VJETER!!!
Dhe sot shqiptaret qe banojne mbi nje toke te pasur me FLORI,jetojne si SKLLEVER ne shkretetire per buken e gojes!!!
Dhe ti ne vend qe te merresh me keta ARMIQ qe i hoqen nga goja MILIARDA DOLLARE popullit,na tregon barsaleta ANTISHQIPTARE se atehere ne i paskemi quajtur “vellezerit kineze”,ndersa “miqte kosovare”!!!
Sic po shohim sot,ju edhe fjalen “miq” e paskeni patur teper,por t’u thuhej “UDB-ashet kosovare”!
Ore, po ke apo ske turp ti?! Sa vjec je? Duhet te jesh ndonje vic i palepire. Kurr nuk ka bere vaki kejo. Pamvaresisht nga gabimet e difektet e sistemit, gjithmone Kosova dhe shqiptaret e saj kosovaret, kane qene ata qe vertetojne se, pamvaresisht kushteve dhe izolimit te kohes, shqiptaret e Shqiperise, kur kujtonin apo flisnin per kosovaret, pothuajse krijohej ideja se flitej per nje popull te jashtezakonshem, per vellezer e kaluar vellezerve, per nje popull martir per te cilet ishim gati te jepnim jeten kur te na kerkohej, per nje popull (gjysmen e tij) te shenjte. Nuk eshte e cuditeshme qe ne ato kohera kur permendej Kosova, shume sy shqiptaresh te “ketushem” lotonin, megjithese nje pjese e madhe e tyre nuk e mbushnin barkun me buke dhe rrobet i kishin te pakta per te mundur te ftohtin. Pse? Nuk e di dhe nuk dua ta politizoj kete pune. Te te vij turp o Robell, o kastravec.
I kujtoj ketij Robellit,se dikur KINA dhe Shqiperia kishin nje FLOTE DETARE TREGETARE te perbashket me vaporre transoqeanike qe lundonin dhe transportonin KROMIN SHQIPTAR NE KINE dhe bini qe andej USHQIME,ARMATIME,MUNICIONE,FABRIKA etj,etj!
Pra ne u jepnim MINERAL KROMI dhe merrnim MALLRA TE RENDESISHME ME CMIME TE LIRA!
Ne ato kohe KROMIN TONE NA E KERKOI EDHE JAPONIA,qe te na e blinte me FLORI e jo dollare,por miqesia me KINEN nuk e krijoi kete mundesi!
Edhe pas 90-tes TAIVANI propozoi qe ne,pra Shqiperia mjafton qe ta NJIHTE ZYRTARISHT TAIVANIN SI SHTET dhe si kembim na jepnin 1 MILIARD DOLLARE!
Por prap sebep u be KINA,qe nuk pranonte te njihej TAIVANI !!!
Ja pra se sa e “pa-VARUR” eshte sot Shqiperia kapitaliste,ndersa SHQIPERIA E ENVER HOXHES I SHFRYTEZOI KONJUKTURAT NDERKOMBETARE NE FAVOR TE SHTETIT TONE!