Gjatë debateve dhe replikave me Sali Berishën, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat edhe me Jozefina Topallin, e cila fliste nga vendi.
Rama i ka kujtuar asaj se çfarë mendon për Lulzim Bashën, ndërsa iu përgjigj edhe akuzave se ai doli cullak me draftin për reformën në drejtësi.
“Dy herë u cove, dy herë iu shmange detyrimit që të flasësh këtu për byronë e hetimit dhe për mashtrimin e madh publik që bashkë me administratorin e kopështit pa drekë keni bërë, pse keni gënjyer publikun shqiptar?
Në mënyrë të përsëritur keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë, që drafti i Byrosë Kombëtare të hetimit që qeveria shqiptare ka sjellë në parlament është drafti me të cilin jeni dakortësuar ju 100% dhe ju të tjerët që në kopështin pa drekë s’ju japin as drekë ka mundësi të mos flisni se s’dini gjë fare.
Jozefinë, ti e di ç’po heq me administratorin e partisë
Jozefinë të lutem lërë, trego etikën, e keni bërë PD, ti e di më mirë se të tjerët se ku e keni lënë PD.
Të paktën mos bëni hipokrizi këtu, se dijet botërisht se çfarë mendimi ke ti për administratorin e kopështit.
Ti mos fol, nuk të shkon ty, ti e di ç’po heq dhe ti e di si po mbahesh, mos më thuaj mua tani etikë.
Po them një gjë që ti e thua përditë me këdo që takon, mos më bëj të them me emra këta këtu që ti i thua, çfarë i thua, mos më bëj me shenjë tani që të ndaloj, se vetë më provokove.
Për Byronë e Hetimit është bërë një propagandë e shfrenuar shpifjesh…
Keni dalë dhe keni thënë që ky draft qenka draft që më nxori mua cullak.
Që të dal cullak s’ka nevojë të bëj drafte me ju, por në këtë rast është një shpifje dhe një gënjeshtër shumë e madhe që vë në pozitë të vështirë jo ne, po juve dhe partnerët tanë, mbi të gjitha krijon konfuzion total tek publiku.
Ndaj s’ju kushton asgjë të dilni këtu dhe të thoni ne jemi dakortësuar me këtë draft, por tani kemi ndryshuar mendim dhe mendojmë njësoj si mendote kryeministri, qeveria, dhe kjo është pjesë e reformës në drejtësi, kur na thoshit pse e mbanim, silleni dhe kur ne e sjellim ju thoni s’është ky.
Është 100 % drafti i dakortësuar dhe se them unë këtë, mos më lodh tani.
Ndaj Sali çohu këtu dhe thuaj të vërtetën për Byronë Kombëtare, se pastaj do të nxjerr me letra që ti të tërhiqesh, se ti nuk tërhiqesh, por ta shikojnë.
Lëre Nexhmijen se t’i ka shpejeguar Andi Bushati, sa unë s’kam ça ti shtoj, se është edhe dëshmitar okular i përpjekjeve të tua me valixhe, po unë se di kishte valixhe me dru arre apo lajthie”, tha Rama.
Hahahahahaha.. sa batuta te bukura qe leshon kryeministri jona.
na zbukuron jeten me batutat e tij…
Nuk jane batuta ,rama po tregon te verteten .Eshte per tu dhjere se qeshuri se realiteti ne shqup dhe me shqupista eshte me humoristik se cdo skene portokallie ose al pazari. Lum si ju or neritan per partine qe keni me sal lulushin ne krye.
Edo mos degrado ne llafollogjira si Sala dikur. Bej punen, mos ca bythen fare se cfare pellet Sala nga salla, kaloni ligjin se jeni te votuar per ate pune dhe ecni perpara se qente ate pune kane te lehin gjithe diten. Pastaj neper takime informale neper kafenera, beni llogje sa te doni. Jo ne parlament.