Ben Blushi u është rikthyer sot nga foltorja e Kuvendit sulmeve ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë.
Ai ka ironizuar Ramën për “vendet e shumta të punës që janë më shumë se numri i qytetarëve”.
Blushi ka nënvizuar faktin se ligji i dekriminalizimit nuk po gjen zbatim, duke parashikuar se as Byroja e Hetimit dhe reforma në drejtësi nuk do të gjejnë zbatim.
Pjesë nga fjalimi i Ben Blushit:
Perceptimi? Bëjmë ligjie dhe s’i zbatojmë, bëjmë pakte se si mos ndëshkohemi reciprokisht, kjo që po ndodh me ligjin e dekriminializimit, ka për të ndodhur edhe me reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit, ligj pati por dekriminalizim s’do ketë, reformë ka por drejtësi s’do ketë, hetim ka pasur e do ketë, por për politikanët as ka e as do ketë.
Shqiptarët janë të bindur se po shkojmë në një konsensues për të mos zbatuar asnjë nga ligjet që miratojmë. Shqiptarët ndoshta s’e dinë çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit, por e dinë se cfarë nuk duhet të jenë këto: Jo pakt mes të korruptuarve të të dy palëve tona, s’duhet të jetë një vizë për të hyrë në ambasadën e SHBA, dhe pengesë për të hetuar korrupsionin në Shqipëri.
Qeveria nuk ndalon dot njerëz me pushtet të grabisin prona publike me pistoletë, nuk ndalon dot që deficiti për buxhetin e shtetit të jetë 200 a 300 milion euro, s’ndalon dot një deptuet me kontrabandistë në makinë, s’ndalon dot që në fletoren zyrtare të mos botohen 220 akte ligjore e nënligjore me pretendimin se ska kohë apo letër në disa raste, kjo ndodh se s’ka drejtësi.
Kryeministri pretendon se hap vende pune, por më habit ajo që pashë dy ditët e fundit, qeveria e kryeministri i bërtiste shqiptarëve pse s’punojnë se ka më shumë vende pune, e u thoshte se harxhojnë kohën në bizhoz e kafe, ka shumë qeveri në botë që qahen se nuk hapin dot vende pune.
Por një qeveri që thotë se ka më shumë vende pune se qytetarë, më habiti shumë, në Korçë është një fabrike që kërkon kasap, por në Korcë ka më shumë juristë se kasapë dhe fabrika nuk po punon dot, kam një sugjerin, që fabrika mos shkojë në faliment të presi miratimin e ligjit për dekriminalizimin, se do gjejnë më shumë kasapë se bagëti që kanë nevojë për tu therur.
KU I SHKRETI KA IK PER LESH , MIRE QE DERI TANI RAMA NA QENKA I KORUUPTUAR E QEVERIA BASHKE ME TE PO FILLOI TE FUSI EDHE AMERIKANET EDHE NDERKOMTARET ME RRADHE, HAJT GOMAR HAJDE
Mundohu qe te kuptosh Ironin e Blushit pasi per mendinimin tim ka shume te drejte ne ato cka thote!!
Persa i perket komentit qe ke bere 2 jane gjerat qe te cojne aty..
1) Ose ti je i punesuar ne kete qeveri? 2) Ose je thjeshte nje servile qe te kane genjyer me nje these miell qe tu beshe elozhe!!
E paska paguar mire ambasada ruse kete xhihadist komunist.