Kukës/ Ndalohen për kontrabandë 6 doganierë, 1 punonjës policie dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë

17 Shkurt 2016, 12:59Kronika TEMA

Pas një hetimi proaktiv nga ana e Departamentit Operativ – Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, u finalizua sot operacioni i koduar “Kalimi i fundit”, ku u bë e mundur ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit :

1-Ndriçim Ademaj, 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë Doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2- Binak Halilaj, 54 vjeç, banues në Kukës, me detyrë Përgjegjës Zyre pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3- Afrim Jonuzi, 39 vjeç banues në Kukës, me detyrë Doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-Resmi Fejzo, 62 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

5-Elson Basha, 37 vjeç, banues në Kukës, me detyrë Doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

6- Kasem Maksuti,  51 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit e Administratës Doganore ishin në detyrë dhe nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj mjetit me targa “AA 169 CG”, në pronësi të shtetasit N. F., i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidona, ose 5650 litra, të mbushur me lëndë të dyshuar ujë të distiluar për bateri.

Gjithashtu, lidhur e këtë çështje u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen  e shtetasve:

1-D.E,  29 vjeç, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2-N.F, 28 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”, parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

3-S.B,  56 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

4- G.Sh,  28 vjeç, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.

Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Kukës.

2 komente në “Kukës/ Ndalohen për kontrabandë 6 doganierë, 1 punonjës policie dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë”

  1. erald says:

    hahaa,bravo shteti ,uje kontrabande…kapni naften fillimisht se ajo ka akciza/taksa te larta ..kapni dhe cigaret pastaj merruni me ujin

  2. liqeni says:

    Ne shkoder behet hataja me kontrabanden nga Mali i Zi…Cigare,kafe,pije alkolike,llampa elektrike te perfshira ne akcize,detergjente,vaj ushqimor, dhe cdo gje tjeter qe ka diference cmimi me tregun ne shqiperi…..arsyeja ; se pari,ne shkoder nuk ka pune dhe dalja e 200 mjeteve per kontrabande do te thote sigurimi i bukes per 200 familje shkodrane,doganieret jane militante te partise ne qeveri dhe kane ardhur te marrin c’te mundin dhe te ikin….Antikontrabanda eshte e korruptuar dhe e paafte,Struktura e krimit ekonomik ne policine e shkodres eshte e korruptuar ne palce,merr pjesen e vet dhe hesht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje