Artur Zheji: Rama e Meta janë gati për zgjedhje të parakohshme, por po reflektojnë

18 Shkurt 2016, 09:56Politika TEMA

Artur Zheji shkruan sot se, pavarësisht buzëqeshjeve dhe takimet me njëri-tjetrin, nuk përjashtohet mundësia që Rama dhe Meta të hyjnë në zgjedhje të parakohshme.

Në ecejaket nëpër Shqipëri, Rama duket mjaft elektoral, duke ushqyer bindjen apo iluzionin, që ai, Kryeministri, nuk e përjashton, që zgjedhjet, mund të jenë edhe më afër se viti 2017. Nga ana tjetër,  edhe Meta, që është pa dyshim, tradicionalisht, më rrënjë-thelli në lidhjet e përditshme me bazën e partisë së vetë, që dhe është, që në lindje të vetë, një “korparmatë” elektorale, duket se komunikimet me bazën dhe njerëzit që e popullojnë atë, i ka në intensitet të plotë.

E pra, e parë nga ana organizative, përtej buzëqeshjeve dhe takimeve të shpeshta dhe të rregullta koordinuese, palët janë me sa duket, gati edhe për provën e forcës. Mirëpo, ndonëse formacionet politike respektive, janë apo po përsosin gjendjen e gatishmërisë, kryetarët, Rama dhe Meta pra, shfaqin një hezitim të lexueshëm, duke fshehur sipërfaqësisht, sidomos mbas shtator-tetorit të kaluar, tensionimet apo mosdakordësimet e tyre.

Shpesh sipas fjalës se, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, kolegët miq dhe armiq të gazetarisë agresive shqiptare, ca prej të cilëve ua faltë Zoti shpirtin e mjeruar që kanë, gërmojnë si edhe është e udhës, të gjejnë arsyet se përse kjo çarje nuk po ndodh ende. Ndonëse, deri në muajin Mars ka ende mjaftueshëm kohë, për të bërë zgjedhje të parakohshme në verën ose në vjeshtën e këtij viti”, shkruan Zheji për Mapon.

Por, ai shkruan se Rama dhe Meta kanë disa arsye që po hezitojnë.

Për të qenë më i kuptueshëm, po i grupoj arsyet e hezitimit të deritanishëm të Ramës dhe të Metës, në dy grupe të mëdha kryesore.

3 arsyet e Ramës, për të ruajtur Koalicionin

Arsyeja e Parë, përkon me një llogari të ftohtë zgjedhore, që lidhet me analizën se sot LSI, është tashmë një forcë politike e qëndrueshme, jo vetëm si formacion organizativ, por edhe në treguesin e rezultateve të qëndrueshme elektorale 2013-2015, me tendencë rritjen. Kjo përkthehet në përllogaritje numrash në terren, që më pas përcaktojnë numrat në Kuvendin e Shqipërisë, ku sipas sondazheve, LSI, nuk mund të zbresë asesi nën 15 deputetë dhe që ka si trend dhe pikësynim, mbërritjen apo kapërcimin e numrit të 20 deputetëve. Që të kuptohemi, këtu nuk bëhet fjalë, për garë elektorale në brendësi të një koalicioni, siç edhe ishte rasti i vitit 2013, por për një konkurrim të mëvetshëm të kësaj force politike.

Arsyeja e Dytë, lidhet padyshim me konsumin që natyrshëm pëson çdo forcë politike në pushtet, si edhe krizën ekonomike në Shqipëri, që nuk është çrrënjosur dot në këto 3 vite qeverisëse. Ky konsum, në rastin më të mirë, e mban rezultatin elektoral të PS-së, të mbërthyer në nivelin e vitit të mbarë për të Majtën dhe mbas 8 vite konsumi të qeverisë Berisha, pra në rreth 64 deputetë. Ndërsa në rastin më të keq, ky numër mund të zbresë edhe në 60 apo më pak deputetë.

Arsyeja e Tretë, lidhet edhe ajo me situatën ekonomike, që pavarësisht largimit të ministrit të Financave Cani, tregues edhe ky, që në financa punët shkojnë jo mirë, do të trembnin këdo që të merrte në sy një palë zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht elokuencës së pamohueshme të kryeministrit, bilancet janë tejet të brishta. E pra, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nga ana tjetër, Meta, ka edhe ai arsyet e veta. Është më i ri se Rama dhe mbas largimit të vrullshëm nga PS në vitit 2004, ka mësuar tashmë të presë e të mos ngutet.

Arsyeja e tij e parë, lidhet me sondazhet. Sipas tyre, dëshmohet një konsolidim i pabujshëm i LSI-së, gjë që Meta e ka në favor. Nga ana tjetër, nuk ka shenja që Rama, të ketë ambicie për të shkëputur me anë të pushtetit, copa apo copëza të kësaj partie, me qëllim dobësimin e saj. Duke ju shmangur përplasjes frontale me opozitën, Meta po forcon perceptimin se kërkon të rrisë ndikimin e tij drejt asaj shtrese te popullsisë, që nuk parapëlqen luftën politike. Dhe kjo nuk është një shtresë e vogël.

Arsyeja e dytë, është ligji elektoral. Ky ligj që është sot, nuk e favorizon garën e vetmuar dhe kërkon shumë aleanca. Mirëpo partitë që janë sot si elektrone të lira dhe të gatshme për koalicione me LSI-në, janë të dobëta, të vjetruara dhe të harruara nga opinioni publik. Si një politikan i sprovuar tashmë, Meta, mban larg radikalët që ka rreth vetes dhe pret kohën e vetë, simbas instinktit dhe tik-takut të orës së vetë politike. Ka nga ata që mendojnë se ky është dhe gabimi më i madh politik, që ai po bën ndaj Ramës.

Arsyeja e tretë, lidhet ndoshta me “shpresën” se marrëdhëniet me Ramën, e kanë kaluar tashmë pikën e vetë më kritike dhe se ndoshta mund të ristabilizohen. Fakt është që Meta i sotshëm, ngjan gjithmonë e më pak me Metën gjaknxehtë të vitit 2004. Që do të thotë se ambicia e tij politike, kënaqet sot me më pak se sa dje, pasi ai, ka sot një lexim më realist dhe më gjakftohtë të realitetit politik që e rrethon. Nuk përjashtohet që komentet që qarkullojnë për pikësynimin e tij presidencial, të jenë të vërteta. Dhe ky pikësynim mbërrihet vetëm përmes votave të PS-së në Kuvend. Kështu që “durimi” dhe “qetësia”, janë me sa duket ekuacioni i tij politik që ka vendosur të zbatojë”, shkruan ai.

8 komente në “Artur Zheji: Rama e Meta janë gati për zgjedhje të parakohshme, por po reflektojnë”

  1. asd says:

    Ne do te votojme mafiozin qe te shpetojme nga psikopati.

  2. TJ says:

    Mjaft na cate trapin o analista! Si nuk del nje njeri te flase, ashtu sic duhet per gjendjen ne Shqiperi?! Te gjithe jane “incorporated” ne nje klan mafioz dhe mbrojne padrejtesine krimin! Te gjithe jane vene ne sherbim te parase!Te gjithe flasin per kulisa, se si te shpetojne ata qe e kane sjelle Shqiperine ne kete gjendje! Shqiperia eshte e tradhetuar nga te gjithe!

    1. LORA says:

      TJ,vertete ndjeni nevojen qe per gjendjen ne Shqiperi te flase a.zheji ?????? Mua me duket se keshtu nenvleftesoni veten tuaj,,,,,sepse ka kohe qe eshte shume e qarte qe ora politike e a.zhejit eshte ne sinkron me ate te LSI-se,,,,,dmth me kalkulimet me te dobishme per xhepin e zhejit.

  3. TOMORRI says:

    akoma zervil mbas nje hajduti qe e ka LSLESHIN per vende pune dhe per te vjedhur me kete do te na mbushesh mendjen o artur BOLL JA NGRITE MORALIN shqiptaret jan zgjuar do ja vene qylafin sic ja vuri SHBA

  4. TJ says:

    Do t’i lutesha Tema.al te botonte komentet e mia ,ju lutem! Zheji -Servil e mercenar! Vite te shkuara e kisha humbur lidhjen me Shqiperine! Tani Zheji na dalka hapur si Metist i thekur! Meta sic duket paguan shume mire sherbetoret e tij! I dhane edhe nje emision Zhejit vete me pare! Keta njerez kane ngelur prapa botes me sofizmat e tyre se nuk jane me vetja! Jane e shkuara!Pothuaj te gjithe gazetaret jane lidhur me klane mafioze politike! Shkrimi i Zhejit me tregon se Meta eshte i trembur deri ne palce dhe po ndjen fundin e vet! Meta eshte njeri i politikave te forta sepse mendon se i ka kopsitur mire aferat e tij me njerez te tjere! Por e verteta nuk mbulohet per shume kohe! Pogradeci zbuloi krimin e Metes! Rama duhet te beje ligjin e dekriminilazimit dhe te ngreje Byrone dhe politika te pastrohet, neqoftese nderkombetaret e kane seriozisht,sepse shume mendojne qe jo! Pas kesaj vendi le te shkoje ne zgjedhje te reja! Do te shohim se sa vota do te marre PD apo LSI apo Rama!

  5. lusi says:

    Degjo ketu more 2lekbythlepires Artur Zheji , Ilir Meta ka bere aq deputet sa ka duke grabitur voten. Deputetet e tij, shumica jane mafioze apo persona qe vijne nga familje mafioze. Njerez qe kane marre votat permes dhunes dhe imponimit me autoritetin e rruges duke shfrytezuar masat injorante periferike qe i blinin me leke e premtime c’tu vinte per mbare. Por me precedentin e perfundimit ne te semes te disa personaliteteve te shquara nga PS si Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku, Arben Ndoka mos mendo shoku Zheji se nuk u eshte mbledhur bytha edhe fort madje ketyre krimineleve te Lsi dhe Pd te cilet do largohen me stil Turo. Ne 2017 s’do mund as te afrohen te politika. Nese deri dje fytyra te spanuara si ajo e Arben Ndokes, Mark Frroku, Tom Doshit, Mehill Fufit ishin frymezim per afrimin e morrave te tjere dhe po te njejtat fytyra sot jane makthi i horrave parlamentar qe mezi presin te vije 2017 per tu fshehur larg kamerave dhe ekspozimit publik. Ne kete pike Turo druaj se do te duhet ta fusesh gjuhen thelle mes palave te varura te bythes se Ilir Metes per te nxjerre 1 gram bulmet per zorren tende te thare.

  6. Lana says:

    Analisti e ka fjalen per zgjedhjet qe do mbahen ne vitin 2017, por qe Rama me Meten do jete edhe per per kater vjet te tjera pas 17-es.

  7. spartaku says:

    Ps-te duhet te dale e vetme ne zgjedhje,pa LSI-n,se i ka te sigurta votat dhe do fitoi me shume nga heret e tjera.Ilir Meta eshte pengesa kryesore ne kualicion me ps-n.Ps-t dhe Edi Rama nuk jane te inkriminuar si Pd-ke dhe LSI-ja. jane me te paster,dhe po punojne me ndershmeri.Por LSI-ja me Ilir Meten,nje sy e ka nga Edi Rama dhe nje sy nga Sali Berisha.Duke patur parasysh preferencat pozitive per Salin,te cilat i ka shprehur edhe ne parlament,perben nje rrezik te madhe per Ps-te dhe Edi Ramen.Ps-te dhe Edi Rama i ka te sigurta fitoren ne zgjedhjet e ardheshme,por pa LSI-n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje