Çfarë kishin tre valixhet metalike të Zenit në Rinas?

18 Shkurt 2016, 21:07Politika TEMA

Në numrin e DITA-s të 11 korrikut 2013, gazeta hapej me lajmin e një transportimit të mistershëm të djalit të kryeministrit në ikje, Shkëlzen Berisha, përmes tre valixheve metalike në Rinas. Ky rikthim mbi 2 vite e gjysmë prapa, bën sens me akuzat e sotme të deputetit socialist Balla ndaj deputetit Berisha, për transfertat misterioze ajrore para se të linte pushtetin.

Më poshtë shkrimi:

“Një mbërritje e beftë e Shkëlzen Berishës herët në mëngjes në Rinas ka shkaktuar jo pak kërshëri për punonjësit e turnit të aeroportit të Rinasit.

I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vetë shefi i komisariatit të Rinasit, Shkëlzen Berisha ka qëndruar për më shumë se një orë në aeroport dhe vizita e tij duket e lidhur me zbritjen në pistë të një avioni për të cilin ka të dhëna se i përket një kompanie arabe. Avioni ishte “çarter”.

Informacioni është dhënë dje për DITA nga një burim i sigurtë, zyrtar i aeroportit, dëshmitar okular. Shkëlzen Berisha ka kaluar nga seksioni VIP dhe ka qëndruar në pritje të çarterit në ambientet e këtij seksioni për rreth një orë së bashku me tri valixhe metalike të një kubature mesatare, brendia e të cilave mbetet enigmë.

Kur në pistë ka qëndruar një çarter në trupin e të cilit ishin të shkruara shkronja arabe, drejt tij kanë shkuar dy persona, truproja e Berishës dhe një person tjetër që shoqëronte gjithashtu Shkëlzen Berishën.

Të dy personat njëri me dy valixhe dhe tjetri me një valixhe në dorë kanë futur në çarter ngarkesën e Shkëlzen Berishës, i cili nuk ka lëvizur nga zona VIP. Vetëm pasi çarteri është ngritur nga pista e Rinasit, Shkëlzeni ka lëvizur nga aeroporti dhe është kthyer për në Tiranë. Gjatë gjithë kohës atë e ka shoqëruar shefi i komisariatit të Rinasit”, – theksoi burimi.

Zënka në aeroport

Por edhe përpara vizitës së djeshme duket se Shkëlzeni në ditët e fundit ka qenë një “vizitor” i shpeshtë i aeroportit. Afro 4-5 ditë më parë ai është parë në shoqërinë e biznesmenit Damir Fazlliç ku të dy kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në aeroport Shkëlzen Berisha ka reaguar dhe ndaj dy punonjësve të cilët në fillim nuk e njohën dhe i kërkuan që ti nënshtrohej kontrollit si gjithë pasagjerët e tjerë. Por ky problem duket se u zgjidh shumë shpejt dhe Shkëlzeni fluturoi i qetë drejt Malit të Zi…”

13 komente në “Çfarë kishin tre valixhet metalike të Zenit në Rinas?”

  1. babel says:

    Per keto duhet te pergjigjet prokuroria…por ne kemi nje prokurori mu*i…me shume mundesi pastrim parash behet fjale

    1. aleks says:

      Jeni bere zhele. Ju kane mbaruar rrenat dhe i ktheheni rrenave te vjetra me shpresen se do mbuloni skandalet e Rames me artikuj qe keni botuar vete para 3 vjetesh. Po te ishin te verteta nuk do tirrnit llogje po do depozitonit dosje.

      1. Sa says:

        Nuk jan rrena por shum te verteta sic jan te verteta edhe te rames keta pisa luajn me ket popull te shkret akuza prej ma te flliqurave dhe as nje i akuzuar kjo don te thot bej car te dush me ket popull te pergjumur.

    2. majlinda says:

      Jane parate qe ju vodhen shqiptareve ne vitet qe berisha drejtoi kete vend, kjo familje kriminelesh e ka pak burgun… !

  2. XXXL says:

    Cfare “ofiqi” mban Shkerdhen Berisha qe kalon nga zona VIP dhe nuk e kontrollon kush ne Rinas ? Familje BAJGE, Kriminele, Grabites dhe Antishqiptare.

  3. andrea says:

    O Mero se mos del neser e na thua qe te genjeu Rama more djale sic the qe te kishte genjyer Berisha per Gregorin dhe Meten. Se njerezit e paster gjithmone genjehen lehte.

  4. Blerim says:

    Pyesni Lul Morinen , ortakun e perjeteshem te pushtetit

  5. Blerim says:

    Valixhet e Lul Morines , ortakun e perjeteshem te pushtetit

  6. alphade says:

    Hajduti Berishovic-Fasllic, bertet kapeni hajdutin ! Monstra e Vicidolit ! Titulli i nje romani …!!!

  7. alfons says:

    mbase kan ken me verdhushka 20 karatshe kete nuk ka byth ta vertetoje njeri se ben vaki vertetohet kercenohet destabilizimi i vendit

  8. qytetari B says:

    Po Byroja e Hetimit do behet! Apo do çojme Aldon, Lulezimin , Argiten qe jane jurista. Po reforma ne drejtesi do behet? Po pushke kane me shqiptaret? Po sikur te vdes Saliu , kujt i ngelen parate? Po sikur ai çarteri te kete ndryshuar destinacion, se ku i besohet? Po sikur parlamenti shqiptar te ulet ne bythe e te beje greve urie me uje trebeshine dhe çokollata deri sa te çarteri te kthehet ne stadiumin Qemal Stafa?! Deri kur keshtu…ma, thoshte Millosh Gjergj Nikolla!

  9. Genti35 says:

    Kush eshte ky Zeni qe rri ne zonat VIP, shoqerohet nga shefi i komisariatit. Kush eshte ky person qe ben pislliqe nen hunden e policise. Eshte thjesht djali i nje deputeti, nje mbeturine, asgje me shume. Po kemi policine, prokurorine tone qe akoma mendojne se Sala eshte i pari, dhe kane akoma frike nga hija e tij.

  10. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    ato valixhet kan patur saliun -argiten -liri berishen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje