Austria sfidon BE-në: Mbyll kufijtë për refugjatët

19 Shkurt 2016, 15:17Bota TEMA

Austria nuk tërhiqet nga vendimi i saj për të bllokuar kufijtë.

Qeveria e Vjenës ka nisur sot kontrollet e rrepta kufitare duke mos lejuar vërshimin e refugjatëve në territorin e saj.

“Kemi pritur mjaft emigrantë. Tani është radha e të tjerëve “, tha kancelari Verner Faymann.

Austria megjithatë nuk ka mbyllur përfundimisht kufijtë, por ka vendosur një kufi për hyrjen e emigrantëve, jo më shumë se 80 në ditë.

“Kemi vendosur që në 2016 të pranojmë deri në 37 mijë e 500 azilkërkues, asnjë më shumë.  Vitin e shkuar pritëm 90 mijë refugjatë. Nuk mund të bëjmë më shumë se kaq”, tha kancelari austriak.

Ditën e djeshme Komisioni Europian e kishte cilësuar si “kufi të paligjshëm” atë të vendosur nga Austria duke i kujtuar se çdo vend anëtar ka detyrime ndaj BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje