Ashtu si çdo të enjte, Sali Berisha është përfshirë në debate të ashpra me deputetët socialistë dhe sidomos me ministrin Arben Ahmetaj, të cilit i kërkoi dorëheqjen si ministër i Financave, edhe pse nuk është emëruar ende.
Debatet:
Sali Berisha: Tërhiqu sa më parë nga ajo aferë se po cenon stabilitetin e vendit. Tërhiqu nga kjo aventurë dhe mos u bëj simboli më i urryer në historinë e pluralizmit. Mos u bëj mashë e këtij tjetrit për vjedhje. Si u largove në 2005 nga Shqipëria?
Taulant Balla: Asnjë ditë s’është larguar. Asnjë ditë të vetme.
Sali Berisha: U largua si shkelës kufiri, u arrestua nga policia greke.
Arben Ahmetaj qesh
Sali Berisha: Ky njeri shkoi në SHBA për të kërkuar azil politik. Ti s’ke as konceptin më elementar në Financa. Jep menjëherë dorëheqjen se po e çon vendin aty ku s’duhet të shkojë. Mos kujto se do e kalosh përsëri kufirin.
Ahmetaj qesh përsëri
Sali Berisha: Kuvendi të ngrejë një komision hetimor parlamentar për gjithçka është shkruar për Ahmetajn.
Arben Ahmetaj: Nuk e kaloj në aspekt personal se do të ndyja parlamentin. Kam qenë student i grevës së urisë dhe jam krenar.
Sali Berisha: S’mund ta përdorësh për të justifikuar vjedhjen.
Arben Ahmetaj: Nuk ma merrte kurrë mendja që pas kaq vitesh Shqipëria të kishte të njëjtat probleme, me të njëjtat fenomene, dhe Shqipërinë e more ti peng si një sekretar i rëndomtë partie dhe e trajtove Shqipërinë si një organizatë të rëndomë partie. E katandise me shkatërrim, me vrasje, me vjedhje, po këto historia i ka gjykuar, shpresoj që realisht t’i gjykojë dhe drejtësia.
Taulant Balla: Grevën e urisë e ke përdorur ti.
Sali Berisha: Rri ti se…të nxjerr jashtë.
Ilir Beqaj: Je kriminel.
Taulant Balla: O drejtues i seancës…
Sali Berisha: Çfarë drejtuesi i seancës ore, seancën e kam unë tani. Se ti, po fole dhe njëherë…dil përjashta, nxirre jashtë se ta rregulloj unë ty.
Taulant Balla: Ruaj etikën ore.
Ilir Beqja: Boll, ore boll. Mos fol ashtu.
Jozefina Topalli: Mos ndërhyj ti.
Ilir Beqaj: Mbroni një kriminel këtu…
Sali Berisha: Shiko këtu ti se di të merrem dhe me ty unë.
Ilir Beqaj: Vazhdo, vazhdo…
Mendoj se eshte per te ardhur keq qe Rana e te tjere merren me nje njeri te rrjedhur e te keq! Lereni ne llapjen e vete e ju vazhdoni rendin e dites. Asnje pergjigje duarres gojore te tij.
Ne kete seance,Saliu tregoi se eshte çmendur fare.Bejne gabim qe doktorat nuk e mbyllin ne psiqiatri per ta kururar.
Saliu e di cfare dosjesh do hapen nga Byroja e Hetimit, dhe nje nga dosjet , eshte ajo e Shkelzenit.
Estrada e vertete do filloje kur Shkelzeni te arrestohet perpara Saliut.
Per te ardhur keq psikopat dhe nje kriminel.Parlamenti duhet te mblidhet dhe ta largoje si njeri me rrezikshmeri shoqerore dhe me propozimin per izolim ne psiqiatri.Me shume nuk ke cfare thua!Mjere Shqiperia e shqiptaret ku jane katandisur!
Kjo me ben cudi ku e gjen kriminel Berisha force e besimin duke i bere presion deputetve se dilnin te beje keshtu e ashtu. A ka Shish dhe Police qe te instefigoje se me ke bashkepunim dhe vepron ky dhe banda e tij se te besh kercenime te tille o mbruhesh nga struktura te shtetit o ka krijuar banda kriminelish qe hidhen ne veprimet sa here preket krye krimineli banditi Berisha e familja e tij. Per kete duhet shpejtuar te behet sa me shpejtuar reformat ne drejtesi sa pa u forcuar bandat mafioze te mafjozit e Kukosklanit Berisha se ne te kundert Shqiperine e pret shkatim e nje coptim si 1914.
Tashme populli lojen e Rilindjes e ka kuptuar. Nen petkun e emertimeve per Saliun si kriminel, Rilindja po ecen ne gjurmet e qeverive parardhese korruptuese.
Sala mire ben, qe i degjeneron me liber shtepie, pasi “Rilindasve” nuk u behet vone per krimet qe ka bere Saliu, po ato krime po perdoren si mashe per te hutuar popullin. Ashtu sikunder bene keto 25 vjet, duke permendur “krimet e Enver Hoxhes”, e njejta metode po perdoret duke permendur krimet e verteta te kesaj lesh demokracie, qe n’a sollen perendimoret.
100% i lene nga mendja, lum PeDe-ja qe e ka, ja hodhi bythes Edi ,per sa kohe rron Saliu, do zoti rron 120 vjet, sic thote edhe vet
More njerez ! A nuk do te ishte me e udhes qe per nje moment te vetem Te mos merremi me personin qe THA dicka, por me ate se AJO QE THA a eshte apo nuk eshte e vertete.
Turp per kete parlament qe kemi I terheq prej hunde nj psikopat qe ka bere krimet qe prej vitit 1991 -2011 dhe still torolis menderen ne parlament duke u paguar nga taksat e popullit shume te paafte mjere populli kush I drejton
Kur fliste Berisha te enjten, mu kujtuan fjalimet e tija ne 91-shin ne parlament. Ne ate kohe ne demokratikasve na entuziazmonte dhe na ngjallte shpresa. Vone e kuptuam ne budallenjte se ato fjalime, identike me ato te se enjtes, ishin nxitje per fillimin e zhgaterrimin e Shqiperise sone te dashur.