Debati për zgjedhjet në PS/ Hafizi: Kryetari, jo “tokë e xanun”; Dade: Jo ndryshim statutit për të ligjëruar shkeljet

18 Shkurt 2016, 21:59Politika TEMA

Shqiptarët kanë vuajtuar shumë nga absolutizmi dhe autoritarizmi i pakufizuar dhe kjo nuk duhet të ndodhë në Partinë Socialiste.

Kështu mendojnë deputetet Arta Doda dhe Mimoza Hafizi, të cilat për emisionin “ Të Paekspozuarit”  kanë ndarë shqetësimet  e tyre mbi zgjedhjet për kryetarin në PS.

Komentete e Dades dhe Hafizit

Dade:Në një forcë politike përkatësisht në Partinë Socialiste na mbledhin dokumentet themelore të saj, që janë statuti dhe programi dhe kjo ndodh në të gjitha partitë demokratike në të gjithë botën.

Hafizi: Ndodhemi në një situatë kur brenda Partisë Socialiste po mohohet e drejta e kandidimit dhe e zgjedhjes së njërit nga kolegët tanë, që ka kërkuar të kandidojë për kryetar partie. Po i mohoet e drejta zgjedhësve anëtarëve të Partisë Socialiste për ta zgjedhur apo për të mos e zgjedhur.

Hafizi: Situata është aq flagrante sa do të zgjonte nga apatia qytetarin më apolitik, imagjinoni se çfarë mund të ndjejë një anëtar i PS dhe sidomos unë që jam deputete e kësaj partie dhe përveç trazimit jam e detyruar të mbrojë normat e saj.

Dade:I jemi drejtuar Komisionit të Garancive statutore për të bërë interpretimin sipas vlerësimit të një grupi anëtarësh të Asamblesë por edhe jashtë Asamblesë, ish- deputetësh, në mënyrë që të kemi një material të shkruar për mënyrën sesi i vlerëson Komisioni i Garancive Statutore, shkeljet statutore.

Hafizi:Ndalimin e garës në përgjithësi në Partinë Socialiste e quaj si një notë të pamerituar për këtë parti. Një parti që ka dalë nga kaosi politik i vitit 1991 dhe me kurajën e atyre burrave dhe grave që themeluan në atë kohë u fut në shinat demokratike, ka qenë një nga shpresat e pakta të demeokracisë në Shqipëri dhe kam frikë se kjo ngjarje dhe këto shkelje që po ndodhin janë momente të trishtuara drejt shkarjes në terrin antidemokratik.

Dade:Për fat të keq kjo ka ndodhur sepse edhe në hartimin e listave të mbyllura ka pasur shkelje statutore sepse statuti parasheh që përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kuvend duhet të zgjidhjen përmes tre kandidaturave të ardhura nga baza e partisë, pastaj ja jep autoritetin Kryesisë së partisë për të caktuar listën.

Hafizi: Mentaliteti “tokë e xanun”, një njeri që e merr një post përgjithësisht mendon se e ka të përjetshëm dhe nuk do të lejojë të ketë një garë demokratike normale, për të zëvendësuar figurat, forumet elitat të cilat janë proçese të domosdoshme demokratike.

Dade:Ne jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme, pra ky është viti vendimtar për Shqipërinë por edhe për PS, edhe për qeverinë tonë që e drejton dhe e qeverisë vendin, dhe sigurisht që ne duhet të hyjmë në zgjedhjet e tjera me një mandat të konsoliduar të kryetarit të partisë. Dhe konsolidimi i këtij mandati është vetëm nëpërmjet zgjedhjes një anëtar një votë.

Dade: Partitë e themeluara pas hapjes drejt demokracisë në vendet ish-komuniste po bëjnë hapa pas, në funksionimin e tyre dhe në respektimin e ligjit themeleor të partisë që është statuti.

Hafizi: Partitë politike shqiptare mund të jetë mjediset më të infektuara nga mentaliteti komunist i dikurshëm, në të gjithë atmosferën e jetës shqiptare. Unë mendoj kështu. Anëntarët e PS dhe qytetarët shqiptarë ta kenë të qartë se çfarë po ndodh. Po ndodh një diçka shumë e rëndësishme, nuk është një ngjarje që i përket vetëm jetës së brendshme të një partie po ndodh një ngjarje që cënon në kauzë të një partie politike që është partia më e madhe e cila qeverisë vendin.

Dade: Unë shpreh dëshpërimin e madh, që ka të tilla koncepte nga njerëz që janë emëruar për të bërë promovimin e Shqipërisë, për të ndryshuar imazhin dhe për t’ju krijuar perspektivë dhe shpresë, në mënyrë të veçantë të rinjve që të jetojnë këtu. Ky është argumenti më i dobët që jepet sepse në fitoren e Partisë Socialiste dhe përgjithësisht të koalicionit janë edhe votat e mia edhe të Blushit edhe të Mimoza Hafizit, edhe të Namik Dokles madje janë edhe votat atyre personave të përfshirë në listat e partisë, që kanë rezultuar tejet problematike. Dhe ne jemi vënë në fokus për të pastruar parlamentin nga njerëz me rekorde kriminale.

Hafizi: Argumentet në fakt po zhbëhen dita-ditës, se ne po shohim aktualisht sesi po ndërrohen delegatët e Kongresit të mëparshëm, që ka qenë Kongres i një partie fituese në 2013 dhe po zëvendësohen me disa delegatë të tjerë. Do të ndërrohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS të 2013, që ka qenë një parti fituese me disa anëtarë të një Asambleje Kombëtare, kjo do të ndodhë edhe me Kryesinë dhe gjithçka ndalet këtu. Dhe nuk lejohet të vazhdojë gara për kryetarin.

Dade: Unë dhe kolegia ime Hafizi, por ne kemi shprehur edhe mendimin e mjaft kolegëve, të cilët unë shpresoj se në një mbledhje të posaçme të Asamblesë që do të kemi për përgatitjen e Kongresit, ata do ta thonë mendimin e tyre pavarësisht që nuk janë bashkëngjitur në kërkesën që i kemi bërë zotit.Ruçi.

Hafizi: Kryesia thuajse nuk ekziston, Asambleja thuajse nuk ekziston është mbledhur vetëm në korrikun e vitit të kaluar në një mbledhje disa orëshe të shpejtë.  Këto janë forume jo funskionale aktualisht dhe kjo është një tregues tjetër i asaj çfarë po ndodh në PS. I vetmi mjedis që mblidhet rregullisht është grupi parlamentar, i cili përgjithësisht është i fokusuar kryesisht në problemet e jetës parlamentare. Sa herë kemi dashur të ngremë problemet e jetës partiake, ka pasur një rezistencë.

Dade:Nuk mund të ndryshojmë statutin për të ligjëruar shkeljet flagrante të statutit sepse kjo më bën të mendoj për mentalitete që zënë vend edhe në zbatimin e ligjshmërisë së zbatimit të ligjit ku ne qevirisim, pra në aspektin më të gjerë në aspektin e drejtimit të shoqërisë apo edhe qeverisë.

 Hafizi:Në gurpin parlamentar nga bisedat që kam me kolegët përgjithësisht një pjesë e mirë e tyre nuk janë dakord me atë çfarë po ndodh.

 Dade: Jam dakord që statuti të ndryshohet me miratimin e të gjithëve nëse ne do ta kufizojmë absolutzimin e pushtetit të numrit një. Shqiptarët kanë vuajtur shumë nga abslotuzimi i pakufizuar dhe autoritarizmi i pakufizuar. Dhe në mënyrë të veçantë në PS kjo nuk duhet të ndodhë.

6 komente në “Debati për zgjedhjet në PS/ Hafizi: Kryetari, jo “tokë e xanun”; Dade: Jo ndryshim statutit për të ligjëruar shkeljet”

  1. lsi nr 1 says:

    zihen per pushtet keto te dyja. kur flet arta ka probleme bisnezi te cunave. po te kishin mar post nuk do ju degjoej zeri. skan post bejn kshu si gore kone. se skan b.. me bertit fort se ja mbyll rama bisnezet.

  2. Shaqua says:

    Bravo Sali Berisha, te lumte
    Edhe keto grate i ke bere per vehte, apo i ka promovuar Kaci, sepse kjo Arta, si Kaci, kur i vjen fundi i karrjeres, gjen edhe ndonje shoqke te re, dhe hallet e partise i qan ne pazarin e Saliut, se atje i degjojne me vemendje dhe neser i amplifikojne si dijne ata. Bravo Arta Dabulla dhe Mimoza Hafizi, perpara keni per te bere si ju dhe Blushi, pretendent per fron.

  3. AnetariPS says:

    Mire, Arta, se eshte mesuar me perfitime nga partia gjithe jeten, po ti Moza ç’ke? Apo te ka thene ndonje fjale ne vesh Xhepi (Meidani).

  4. bejtexhiu says:

    Per te dyja zonjat ka nje Kenge:

    Jane mbledhur Plakat ne Leme
    Qaj Neno,qaj moj Nene
    Duam Blushin,po si t,ja bejme
    Qaj Neno,qaj moj Nene
    ………………………………………

  5. Labi Vlore says:

    Se shpejti do kete zgjedhje te parakohshme znj.Dade.Po ti e ke trurin me volum sa truri i nje Ketri dhe nuk e ke kuptuar ende.Arsyeja e zgjedhjeve te parakogshme dihet.PD-ja nuk e voton reformen ne drejtesi,ngaqe ne gjithe sistemin ka vendosur Plepistet dhe Gjin Gjonet e Vicidolit.A mund te ece perpara Shqiperia drejt antaresimit ne BE, me plepistat gjykates,prokurore,kryegjykates edhe nese PS-ja eshte parti moderne Evropiane??Pergjigja eshte.Jo dhe Jo.Eshte e habitshme radha juaj e prioriteteve.Me shume merak keni demokratizimin e PS- se sesa shtetndertimin e Shqiperise qe kalon nga shkulja e kancerit Plepist qe ka shperndare metastazat.Gjin Gjonet e Malokut te Vicidolit e kane kapur per fyti Shqiperine,kurse znj.Dade dhe znj.Hafizi kerkojne K…. te rruar.

  6. qytetari B says:

    Ate Hafizin nuk e njoh mire, por ty zonja Dade te njoh ne jeten e ps dhe ate parlamentare, apo ne qeveri dikur, por me ben pershtypje tani qendrimi juaj: Besoj dhe ti e di se ne politike dhe sidomos ate shqiptare, nuk ka sinqeritet, por diplomaci , per te mos te thene dredhira. Ne kushtet e vendit, me duket se duhet pak diktature per garniture, se njerezit kane lajthitur fare aty. Ja ti me zonjen Hafizi u ka vene njeri para pergjegjesise se jeni kundra apo pro Benit te ardhur nga qielli? Jo; prandaj mos çoni uje ne mulli te Saliut sot qe ta shpetoni nga vdekja pasi ai ka rrembyer kaq fryme. E di nje gje ti zonja Dade dhe Hafizi, s’kam shume besim tek kjo e dyta se shumica e shkodraneve jane kunder edhe vetes tyre: Per shqiptaret e ndershem, me mire te behet reforma ne drejtesi, te futet ne burg Sali me kompani, tu sekuestrohen pasurite dhe leket e vjedhura, pastaj do keshe dhe mua ne krahe dhe ca te tjere qe Edi Ramen ta dergojme ne ekzil. Je dakort ti? Besoj se jo , se qellimi juaj nuk eshte demokracia; ajo s’ka per te ardhur kurre, por eshte minimi qe duhet ti beni ps-se per te ikur Edi! Dhe keshtu pastaj ju jeni pjese e grupit qe do flini gjume rehat ne mullirin e Saliut duke degjuar pikat e shiut qe bien perjashta. Pra ju perdorni dipllomacine , por perseprapthi, ne kundershtim te rrymes qe duhet te ecim perpara. Ne fund: ju jeni njerezit regresist qe duhet te leshoni vendin, ashtu si leshon krevatin gruaja apo burri kur ndahen ne demokraci, me paqe. Ben Blushin e leni te kullos pyllit te Kastriotit e Fatosit. Veçse dhe nje konkluzion e nxierr: paskeni qene te pangopur per para e pushtet! Grykes te medhenj edhe per kariere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje