Ben Blushi: Rama ka 18 vjet në pushtet, njerëzit s’kanë ça presin më nga ai. Është bërë më keq se Saliu

19 Shkurt 2016, 09:32Politika TEMA

Ben Blushi mendon se Edi Rama nuk ka çfarë t’i japë më vendit.

Duke folur në një intervistë për Ylli Rakipin, ai thotë se Rama ka 18 vjet në pushtet dhe për këtë arsye duhet të largohet.

Blushi: Nuk dua të jem cinik për hir të së vërtetës, Edi Rama mënyrën si po qeveris sot PS për Shqipërinë është shumë i vjetër, se këto që po ndodhin nga shteti në parti i takojnë shekullit të kaluar dhe Edi Rama ka 18 vjet në pushtet, nuk është më një politikan i ri, është më i vjetri pas Saliut, është kategori tjetër ai, është më i vjetri. Dhe ça presim nga një njeri që ka 18 vjet që i ka pasur të gjitha pushtetet, ça presin shqiptarët nga një njeri që drejton prej 18 vjetësh, nuk po flas vetëm për PS, modeli i PS është shumë i vjetër, është modeli që drejton Shqipërië, të duket inovatore reformatore, evolucionere, moderne, kjo mënyrë është shumë e vjetër.

Rakipi: Është kritika juaj, ndërkohë duhet të kalojmë në një pjesë tjetër të rëndësishme, të gjitha këto janë shumë të vërteta. Njerëzve ju intereson çpo ndodh me qeverisjen, shkelja është themelore, por çfarë po ndodh?

Blushi: Sa i vjetër është Rama, dikush thotë e ka personale. Unë nuk fyhem por habitem, karvani ecën përpara qentë le të lehin, ata që thonë që s’po respektohet ligji i partisë janë qen por karvani i ecën përpara, e kujt është? Është e Enver Hoxhës, unë e përdor për tu tallur, ai e citon se e beson. Në çfarë beson?Që unë jam armik, i cili po pengoj karvanin e sukseseve të Edi Ramës të bëjë përpara. Ka shkëlqim drejtësia, ka ulje çmimesh, ulje taksash, rritje pagash? I ka? Jo nuk i ka.

Rakipi: Kjo është një praktikë bolshevike? Atë që bënte Hoxha.Skena të tilla si ajo e Elbasanit, më kujtohet edhe rasti i Eduart Selamit, por është deputeti Balla që e shoqëron edhe thotë edhe ai pse ke ardhur këtu? E kam parë me Eduart Selamin që se linin në Kongres, ka 25 vjet që i shohin, çështë kjo?

Blushi: Më vjen keq për ata njerëz, ata kërkojnë atë që i është premtuar, mirë bëjnë që ma kërkojnë mua, edhe nga mënyra si flas unë s’kam mundësi ti fus në punë, kjo është arsye pse jam i trishtuar, edhe kolegu im që del pas meje, ti s’ke ardhur prej 2 vjetësh në Elbasan. Nuk e mohoj, nuk gënjej, e di pse s’kam shkuar? Nga turpi, ça ti them atyre njerëzve, kam mundësi ti punësoj, jo vetëm s’kam mundësi, se qeveria që kemi ndërtuar i mbushi me rilindas, jo me socialistë, në një kuptim ndenjën 8 vjet në opozitë, pse jo, por edhe më shumë se kaq, nuk flas për gjëra personale. Mua ma kanë hequr të drejtën e përfaqësimit prej 2 vjetësh, në Elbasan ky kolegu im merret me punësimet, ka një zyrë pune edhe brenda PS dhe është nga gjërat e drejta, por as kam për ta thënë, aty kishte zgjedhje, unë nuk e dija, në një kuptim ka 2 vjet që jam shmagur nga funksionet si deputet, por është më shumë se kaq, nuk është vetëm problem personal, shumë i qetë, si kam bërë asnjë dëm atij qyteti. I kam shkurtuar listën e asistencës sociale, jo se kam bërë unë, kam gënjyer në parlament? Unë nuk shkoj se kam turp për grupin tonë. Edhe më trishtueshme, shkova në Elbasan, dolën njerëz që kam bërë fushata me ta, ju e patë që s’kam asnjë gjë personale. Më thanë më gjej punë, duke e ditur që s’kam mundësi, 30 min pas meje shkoi Edi Rama, po mirë mo si thanë atij pse nuk më gjete punë, pse nuk i bërtitën Ramës? Temperaturën që morëm nga konflikti me mua t’ja përcillnin Edi Ramës, Blushi e ka gabim na pengon karvanin, a ka mundësi të na gjesh një punë. Jam deputet, isha në vendin tim. Kanë frikë ti kërkojnë këtij njeriu se i heq edhe atë që e kanë, nuk mund ti penalizojë, kurse Edi Rama nëse i dalin edhe i thonë, i thotë edhe punën e premtuar, ndaj ajo shfaqe atë ditë aty është spektakolare, çfarë terrori ka në PS, nuk i ankohen atij që ka në dorë, më vjen keq për miqtë në Elbasan.

Rakipi: Zoti.Rama vazhdimisht deklaron se qeveria po ndjek politika të mira në drejtim të punësimit.

Blushi: Është e pavërtetë, edhe unë kam bërë kompromiset e mia në jetë, e kam rregulluar gjuhën, jam përpjekur të mos gënjej, por në emër të partisë nuk gënjej më. Kjo është një nga gjërat e pavërteta, s’kemi hapur vende pune, ekonomia është tkurrur, eksportet kanë rënë, importet kanë rënë, në dogana mblidhen më pak lekë se hynë më pak mall, njerëzit blejnë më pak, emigracioni po rritet, malli që esportojmë është material njerëzor, ne importojmë material njerëzor, ne çojmë fuqi punëtore, këta emigrojnë. Kemi pasur debat në Komision, shifrat janë të paqarta, që kemi hapur 120 mijë vende pune, edhe Instituti i Statistikave të qeverisë thotë 80 mijë, janë zbardhje, nëse më parë ka punuar në të zezë, firma e ka deklaruar. Bëni një xhiro në zyrat e punës, i kam dhënë trajta cinike, sarkazme. Pretendon qeveria ka hapur aq shumë vende pune sa njerëzit nuk duan të punojnë, që qeveria të thotë po ju japim punë po jeni dembelë, po ju japim mundësi mekanik, portier, roje, policë po shqitparët nuk duan të punojnë, shqiptarët nëse marrin një punë nuk do të emigronin. S’mund të ketë vende pune nëse nuk ka prodhim, vendet e punës krijohen nga biznesi privat, ça prodhojmë ne?

19 komente në “Ben Blushi: Rama ka 18 vjet në pushtet, njerëzit s’kanë ça presin më nga ai. Është bërë më keq se Saliu”

  1. shih shih says:

    Ne fakt ne presim vetem nga Edi Rama dhe ekipi i tij,qe te reformoje realitetin shqiptar (shume gjera ka bere ne fakt,duke filluar qe nga Tirana-qytet e deri te reformimi i shtetit shqiptar sot)! Ne nuk presim asgje nga tipa si puna e Blushit qe kane me shume se 18 vjet qe llapin e llapin por nuk marrin persiper asnje pergjegjesi,por vec bla bla bla ?

    1. Agamemnoni says:

      Keqardhje per Blushin. Aq me teper tani qe gjithkush ka kuptuar lojen e tij. Eshte po ashtu teper e qarte se arsyeja perse Blushi e ben kete eshte treheqja e vemendjes. Blushi kerkon te jete prezent kudo.

  2. tregolf says:

    Aha, iku edhe shkrimtari qe perdor PS per te bere reklame per librat e tij. Madje ben libra ku shan elbasanllinjte.. Merret me Ramen, po sdi te merret, se nje njeri qe e beson populli ne 2 pale zgjedhje nuk ka se si te jete sali. Rama ska vrare Ben, Rama ka ndertuar Tiranen, po ben jo pak gjer per ti dhene nje sy tjeter vendit

    1. Gege says:

      Si berisha eshte Blushi qe flet si ai kunder partise se tij. PS e ka perdor me shit libra vetem, e sot, si kac islami eshte ne autobuz per te Saliu. Ja qe e verteta eshte ndryshe Blush, e ti do te ngresh fryme duke share partine qe te lindi, rriti, beri ky qe je

    2. adi says:

      golfi shoku ti e sigurt qe je refugjat po ketu brenda venit
      ose ndonje lepires per ndonje lek qe te hedhesh skedine.
      komunen e parisit rama e filloi ta ndertonte kur ishte fushe ndersa sot nuk ka trotuare.
      kete lloj shkaterimi dhe kete lloj babezie katunaret si puna jote e quajne zhvillim
      po ju jeni gjithe plerat qe mbajtet me vota nje te cmendur e destruktiv per 25 vjet si sali berishen.
      jeni te njetet plera qe tani gezoheni me skizofrenin e rradhes.

  3. Elsa says:

    Loja e pandershme e Blushit. Blush, je bere ti si saliu qe thua c thote ai kunder partise tende. Ne socialistet nuk mundemi kurresesi te mbrojme ty, kur ti je e flet i Saliu. Turp

  4. BUFFON says:

    Blush nuk je me kredibel plako, seriozisht. Ishe i pelqyeshem deri ne nje fare mase por tani realisht e bajatose komplet. Je edhe shkrimtar, shquhesh per pene te holle, as kaq nuk kupton. Do ishte e udhes te jepje kontributin tend ne Partine Socialiste te Shqiperise si nje kritik i rregullt por qe edhe jep zgjidhje. Hiqe nga mendja, nuk behesh dot kryetar, eshte kostum i madh per ty, realisht.

    1. Gerti says:

      Sic thoshte Rama per Salen, keshtu thote dhe Blushi per Ramen. Zgjidhja eshte “Fajin e ka Edi!!” Ju ishit dakord atehere me “Fajin e ka Saliu!”, pse nuk ju pelqen kjo zgjidhje qe ofron Blushi?

  5. Bayoneta says:

    Blushi thote hiqeni psikopatin qe te vij une 18 vjet te tjera.Lufta mes tyre ne kurriz te kombit.
    Me duket se ky Blushi nuk e reja per shqiptaret se ka shume vite qe han qyl pervete.Me mire Erionin se kete harpagon.
    Llogaritni Blushi kur nuk don ata qe vjedhin e i hane bashke sa shume e do kombin shqiptar dhe te ardhmen e tij.

  6. eli-tiv says:

    …nuk patur mundesi te lexoj ndonje liber nga te blushit…as kam blere..per arsye fizke (distance)…por me sa shoh nuk javlen…me duket se eshte torrobello….!!

    1. Kostandin says:

      eli-tiv nga Tel-Aviv, lexoji edhe librat e Blushit e pastaj fol..

  7. neritani says:

    ka vetem nje menyre per te percaktuar sesi i rrin kostumi i kryetarit dikujt…
    ME VOTE.

  8. Astrit vetiu says:

    BENI NJE ANALIZE ME TE SPECIALIZUAR KOMENTEVE TE MESIPERME SHUME TE SJELLSHME DHE TE SOFISTIKUARA DUKEN,TE PERGATITURA NGA ZYRTARE TE SPECIALIZUAR SI KUNDER KORPE NDAJ CDO MENDIMI TJETER.ROJTARET E VIGJILENCES REVOLUCIONARE.

  9. E po kjo pune! says:

    O Beno, jep doreheqjen si deputet dhe ti se u bete si byroja dhe ju. Pastaj sfidoje Ramen ta mbylle dhe ai me kete mandat. Edhe te persosur te jeni, vendi ka nevoje per gjakun e ri sepse ndryshe mbysni endrrat e rinise. Ky eshte dallimi mes monarkise dhe republikes, cdo qytetar ne republike duhet te kete te drejten te enderroje te behet nje dite drejtues, ju e vrisni ate enderr dhe bashke me te dhe shpresen se vendi behet duke nxitur apati politike. Filloje ti i pari.

  10. çobani pe Blushi says:

    KY DUKET SE KA PROBLEM PSIQIKE—
    Personalisht nuk me rruhet per babain e Zahos aqe me teper qe ska asgje te perbashket me te ‘mengjeren’ e B.. por te degjosh nje idjot me emerin Beni te thote qe Rama ka 18 vjet ne pushtet kur ‘dinastija Bliushi ka 70 vjet eshte ose ky nuk di kuptimin e shtetit e pushteteve o nuk njeh vehten dhe ka humbur perfundimisht nocionet .kohe e hapesire.Shkurt nuk ka per te ecur kurre vete!

  11. Tjetri says:

    Nga komentet qe jane shkruar duket qe te eshte bere faqja si ajo e 55-es dhe RD-se o Mero. Nje faqe qe mbledh rreth vetes vetem militant partie si mizat pas mutit, duket sa duhet konsideruar per lajmet qe nxjerr, ne pergjithesi. Meqe ra fjala te kjo e fundit.. si nuk e pane njehere mutin nga te dyja anet por vetem me nje ane, shqiptaret.

  12. +++ says:

    Blushi etj , te ngjashem si Blushi ,
    boll cove uje ne ne mullirin e djallit te Islamit ,
    o shqiptare +
    si mundet te tregoheni kaq idiote e ju percaj fara e djallit ,islami !
    Ne vend qe te mbeshtesni njeri tjetrin ne cdo rast ,ne gjithcka ,
    deri ne vdekje te bashkuar ,sepse vetem ashtu i sherbeni Shqiperise ,
    e jo duke u ber loje e djallit islami .
    Largohini ate kapricio me vllain tuaj ,shtrengoni radhet e tregohuni burra ,
    e pastaj shifni si i kap bizga faren e djallit ,
    perndryshe do merrni me vehte vetem mallkimin e te pareve tane .

  13. Ivani i madh says:

    Kesaj i thone tall hunda buzen, si nga vitet e puna. komenti i gjate eshte i kote.

  14. Lana says:

    Je peme pa kokera o Blushi. Ti duhet te ishe ne krah te Kacit vite me pare, por u struke jo se kuptove gabimet , por se keshtu te udhezoi saliu. qe te vazhdoje lojen tende te ndyre kunder Partise Socialiste. S,a per Ramen ska pse te na thuash ti se si eshte se e njef populli shqiptar, qe e votoi masivishte. Ke garuar edhe njehere me Ramen dhe more vetem voten tende. Sta ka fajin kush se je i pabesueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje