Berisha vlerëson Enver Hoxhën dhe thotë: Do jetoj 120 vjeç, në Viçidol s'jam kthyer që kur ika 14 vjeç

19 Shkurt 2016, 09:10Politika TEMA

Gjatë një interviste të gjatë në “Debat në Channel One” me Roland Qafokun, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për grevën e urisë të studentëve 25 vite më parë që çoi në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, për të cilin çuditërisht bën një vlerësim pozitiv…

Në këtë intervistë, Berisha ka folur për origjinën e tij si edhe për Kosovën dhe zhvillimet e mëpasme, ku për herë të parë tregoi se Sigurimi i Shtetit mbante lidhje më shërbimin sekret serb.

Konkretisht, Berisha thotë: Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbacovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë, dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë”.

Është interesant fakti se pas 25 vjetësh, Sali Berisha, për herë të parë shqipton diçka pozitive për Enver Hoxhën. Berisha tha: “Nacionalizmi shqiptar çliroi Kosovën dhe kjo është një nga faqet më të ndritura në historinë e një kombi. Por po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenare. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë…”

Më tej gazetari e pyet: Edhe për largimin nga traktati i Varshavës?

“Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndërruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas Dardaneleve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë….”

Gjithsesi, duke u ndalur te qëndrimi i tij lidhur me Kosovën, Berisha tha: “Kosova ishte një çështje e tradhtuar, çështja kombëtare shqiptare ishte një çështje e tradhtuar në mënyrën më të paimagjinueshme”.

Ndërsa pyetjes së gazetarit: “Nga e njihnit ju kaq mirë këtë çështje?”, Berisha iu përgjigj:“Tropoja deri në Fierzë është Kosovë. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova.

Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëjë referendum pas mbarimit të Luftës. Një familje pa asnjë lidhje ideologjike me komunizmin, kishte përkrahur në mënyrën më të vendosur Luftën për këtë shkak dhe pas vendosjes së kufirit, burrat e shtëpisë sime ishin të brengosur në shkallën më të lartë që mund të imagjinosh. Unë ata s’i kisha parë kurrë të derdhnin lot as në mort, por janë përlotur për Kosovën.

Ne kishim një traditë të familjes së madhe ku veçanërisht dimrit, mblidheshin, bisedonin, këndohej me lahutë, çifteli. Biseda dhe kënga ishin gjithnjë Kosova. Këndonin me zë dhe nën zë duke ecur e punuar”.

Më tej biseda vijon:

-Po kullën e keni rikonstrukturar?

Djali po e rikonstrukturon, por nuk ka mbaruar. Është ngritur muri dhe është vendosur çatia. Nuk është prishur asgjë, vetëm muret sepse rezultoi që njëri mur ka pasur të mbështetur murin e shtëpisë së një kushëririt tonë. Dhe aty kishte shumë lagështirë që e kishte dëmtuar shumë murin kështu që jashtë parashikimit një pjesë e murit u prish. Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Aty ka lindur gjyshi im, por jo stërgjyshi, sepse ai ka jetuar gjatë, deri në 120 vjeç. Eshtë pasaportë e shkëlqyer..

-Pra kur thoni se do jetoj shumë e keni nga stërgjyshi?

Po, nga ata e kam. Pastaj është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit. Po të shkosh aty sheh se ajo ka një pozicion jo shumë të favorshëm, në kuptimin që është në udhëkryq, është rruga që shkon për në Gjakovë dhe rruga të cilën e përdor gjerësisht Hasi për të dalë në bjeshkët e veta. Ajo ka qënë kullë me odë..

-Kur keni qenë për herë të fundit atje?

Kam shumë shumë vite. Nga 14 vjeç që jam larguar, s’kam shkuar më.

-Kur të mbarojë rikonstruksioni do shkoni?

Do të shkoj…

24 komente në “Berisha vlerëson Enver Hoxhën dhe thotë: Do jetoj 120 vjeç, në Viçidol s’jam kthyer që kur ika 14 vjeç”

  1. avokati says:

    Ja ka qi dreqi trute, po i afrohet fundi bishes se Viçidolit.

    1. Artan X says:

      U bubu, edhe 46 vjet te tjera do durojme kete GOMAR!

    2. Naim Frasheri says:

      Komunizmi kurre ska Bashkepunuar me Serbin, po ky Njeri i Peshtire eshte Agjenti kryesor i Serbeve,
      Ky te Gjithe cfar nxjerr nga Goja e Ndyre i ka bere dhe i ben Vete, ndaj asnje Kosovar mos mashtrohet me Dhendrin Serb Sali Serbi

  2. I RIU KOMUNIST says:

    Sa me shume kalojne vitet aq me shume tregojne fytyren e felliqur Salistet dhe gjithe soji e sorrollopi i tyre dhe natyrisht aq me shume lartohet figura e Heroit Kombetar te shqiptareve ENVERIT ?
    Do vije shume shpejt koha kur gjithcka qe na eshte thene pas viteve ’90 do te konsiderohet thjesht njeMASHTRIM I MADH ?

  3. vlonjati says:

    po te roj edhe kaq sa thot ky truthari e ndau shqeperin ne kater se ky mut e vuri termat jug veri geg e tosk ishalla vdeksh neser te shpetoj m o fare keqe mallkuar qofsh ti dhe ramizi qe te pruri ty

  4. dajti says:

    Kullen mose e gzofshe se e ke ber me pare te vjedhura dhe me gjakun e 26 viktimave qe i dogje ne gerdec

    1. lona says:

      Do vije dita qe brezat e rinj do cuditen me historine e ketyre viteve, do tallen me nje njeri te tille qe po behet personazhi me qesharak i ketyre viteve, por mbi te gjitha neve qe e votojme do na vije turp nga vetja qe kemi votuar njerez si ky palaco.

  5. perlat spahiu says:

    sali-breke–skisha dhe dashuria,per edhjer-turk-hoxh-pederasti,ky bazhibozuk pyetet si baba i kombit.

  6. perlat spahiu says:

    sali-breke-skisha dhe dashuria per edhjer-turk-hoxh-pederast-kriminel.ku dallkauk e bazhibozuk i behen pytje pa kuptim ,e trgon brockulla.

  7. Iliria says:

    A keni me dyshime per Saleh kamunistin?

  8. mergimtari says:

    Zoti Berisha erdhi ne pushtet per te shkaterruar Shqiperine dhe ia arriti fale ndihmes se jashtme, lejoj nje zhvendosje te pakontrolluar te popullsise qe shkaterroj gjithe tokat bujqesore, qytetet ku per 25 vite nuk funksionuan zyrat urbanistike te qyteteve por vetem babzia e kryebashkiakeve, hodhi balte mbi luften nacional clirimtare dhe heronjte e saj perfshij edhe udheheqesin e luftes dhe te ndertimit te Shqiperise se re Enver Hoxha, shkaterrimet nuk kishin te sosur si shkaterroi sistemin shkollor nga ai fillor deri tek universitetet, sistemin shendetesor deri tek vreshtat , fabrikat, te vetmen gje qe nuk shkaterroj ishin hidrocentralet por edhe ato i falemintoi financiarisht, shiti te gjithe pasurine nen e mbitokesore qe fatkeqesisht po vazhdon edhe nga ky shalgjati Edi Rama. Saliu i pati te gjitha mundesite qe ta ribente Shqiperine por qellimisht nuk e beri, ai vetem hodhi balte por nuk e kuptoi se kjo balte e baltosi me shume surratin e tij. Ky person eshte i cmendur kur arrin te thote qe deshira e tij e madhe eshte ti dle Edi Rames ne enderr?!?!?! Ne ditet e sotme eshte kthyer ne nje llafazan te padurueshem ne parlament ku seancat e tij po te ishin ne nje vend tjeter eurpian do te ndaloheshin te jepeshin te TV para ores 2100., por vatkeqesia e ati vendi vazhdon dhe nuk ka te ndalur as me Edi Ramen ku edhe ky po vazhdon te shese cdo gje me ato koncesionet e tij dhe sot Shqiperia eshte ne ankand!!

  9. er says:

    ta hongsha bythen… rro ti se populli qe te voton si dele qe jan, ta lejon.
    ta hongsha bythen, kam i veshke teper, a e do.

  10. Tony uk says:

    Po vajte 120 vjec,te jesh i sigurte qe nja 45 vjet do ti kalosh ne burg me lulushen,prandaj me degjo mua o bishe vdis tani se do shpetosh!!Jam i sigurte qe nuk i del Edit ne enderr por ai ty.

  11. edmond(koder rreshen) says:

    Saliun me sa e kam degjuar,asnjeher si kane dalur parashikimet!!! Kur ishte kryeminister thonte; Po te me japi Zoti jet, Edi Rama sbehet kurr Kryeminister,por e verteta i doli kunder se po ate vit humbi postin.I njejti mendim nga ana e tij edhe sot ! I kerkon Zotit qe ta lej deri ne 120 vjec ……… Mooos o Zot mos je kaq i pameshirshem me Saliun si kur ishe ne votimet e fundit per zgjedhjet parlamentare se i bie qe sivjet ta percjellim per ne Boten tjeter ?

  12. sendi says:

    Ne burg ndyresira E Vicidolit, hajduti dhe llagemi me i ndyri shqiptar ne 1000000 vjetet e fundit
    Burgu per te asht shum pak
    hajdut ordiner e skizofren qe sje tu njoh kufi
    Kur te futesh ne burg o Sali Legeni do shpetoj Shqipnia

  13. perla says:

    Jeto sa te duash vetem lere rrehat kete popull se ja ke nxi jeten vetem mos te shofim me

  14. Ardiani kosove says:

    Cdo vend evropes mbi 2 mandate nuk vazhdojn me japin doreheqje te ne kosove dhe shqiperi deri vdesin nuk largohen nga karriga.!

  15. Majmuni says:

    Ik ore plehre e qelbur!!! Ti Je gjeja me e keqe qe i ka ndodhur kombit qe prej pushtimit otoman!!
    Pthuuu rrac muti!!!

  16. Kin Buba says:

    MOS VDEKSH PA U BA EDHE NJI HERE KRYEMINISTER!
    E di se nuk e publikoni komentin, prandaj po e uroj Berishen. ha-ha-ha.

  17. Cudi says:

    Po ky sikur tha në 2011 se do ishte kryeminister deri në 2022 ?? Ky shkoka në burg me NJE fjale

  18. Mel hysi says:

    Saliu, genjen kur thote se ne Vicidol eshte larguar ne moshen 14 vjec.Ai kur ka mbaruar shkollen e mesme ka punuar ndihmes mjek ne fshatin Dragobi qe kur ishte 18 ose 19 vec dhe nuk paska shkuar ne vicidol fare gjate kesaj periudhe fare ?????

  19. Na bashkoj kenga popullore says:

    Te lumt mo psikobastard se ja mberrite qellimit e shkatrrove komplet kombin SHQIPTAR

  20. demo says:

    Or cub malsie!Bjeri ketyre qytetareve dhjaksa,me 2 miljon vota,me dy kobure,por kane frike nga miu dhe sherri malokut.

  21. deja says:

    Cdo njeri mbetet per mire APO per keq ne mendjen e njerezve.
    Kush e mban mend shembjen e komunizmit te flliqur
    Enver Ramiz Kristaq e shume shurrave laberis
    Erdhi koha e demokracise falle rinise SE asaj kohe
    Dhe djemeve te malesise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje