Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori: Lidhjet familjare të prokurorëve antikorrupsion të propozuar nga Adriatik Llalla

20 Shkurt 2016, 16:01Politika TEMA

Menjëherë pas dekreteve të miratuara nga presidenti Nishani, kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë emërimin e katër prokurorëve të rinj tek njësia antikorrupsion.

Por burime të lapsi.al thanë se këto emërime janë në konflikt të pastër interesi dhe dëmtojnë rëndë seriozitetin dhe efikasitetin e luftës kundër korrupsionit tek njerëzit e drejtësisë.

Kohët e fundit, nën presionin e opinionit publik por veçanërisht të faktorit ndërkombëtar, kryeprokurori Adriatik Llalla po përpiqet të japë shenja të vullnetit të prokurorisë në drejtim të hetimit dhe goditjes së korrupsionit në drejtësi.

Disa raste periferike të vënien nën akuzë të prokurorëve apo gjyqtarëve të veçantë si dhe rihapja (pasi ishte mbyllur nga vetë Llalla) e njësisë antikorrupsion, u panë si lëvizje në këtë drejtim.

Por emërimet e fundit të katër prokurorëve kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e kësaj përpjekje.

Kështu, prokurorja Pranvera Pustina (Hoxha) dhe Arenc Çela janë në koflikt interesi të hapur për të qenë pjesë e njësisë antikorrupsion.

Pranvera ka vëllain e saj dhe njërën kunatë tek Gjykata Penale dhe kunatën tjetër tek Gjykata Civile në Elbasan, ndërsa Arenc Çela ka gruan gjyqtare në Gjykatën Administrative dhe vëllain gjyqtar e kryetar gjykate në Shkodër.

Struktura ku ata sapo janë caktuar të jenë pjesë, ka si funksion primar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pra, këta prokurorë do të duhej të hetonin të afërmit e tyre, gjë që është në konflikt të pastër interesi.

Po kështu, burime nga prokuroria i thanë lapsi.al se edhe drejtuesi i njësisë antikorrupsion tek Krimet e Rënda, Gent Osmani mund të jenë vet në konflikt interesi, pasi bashkëshortja e tij është gjyqtare në Gjykatën Administrative.

Në këtë rrjetë të lidhjeve familjare do të duhej të ndaleshin për të vëzhguar me kujdes personat dhe institucionet që janë përgjegjës për emërimet.

Presidenti Nishani nuk dekretoi prokurorin Ramadan Troci, por ndërkohë edhe emërimet e tjera duhen analizuar nëse janë në konflikt interesi e, për pasojë, kompromentojnë seriozitetin e luftës kundër korrupsionit në drejtësi.

Lapsi.al

5 komente në “Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori: Lidhjet familjare të prokurorëve antikorrupsion të propozuar nga Adriatik Llalla”

  1. LORA says:

    Germoni edhe ca ,o lapsi I thyer,te bindni veten tuaj se llalleria jane nje kancer kombetarisht krethemeles.
    Merruni me germime ,o te vonuarit lapsaxhinj,se shqiptaret jane bindur me kohe qe llallleria dhe korporata kriminale e dreqesise “gjin gjoni” duhen ngritur zgupthi e duhen flakur ne plehra;pa kthim.

  2. Jimi says:

    Estrada e Balleshit!
    Nese nuk qerohen keto plehra as ka per tu bere shtet ndonjehere ketu!

  3. Loni says:

    Ju qe shkruani njifni vetem grate motrat e vellezerit e prokuroreve po te thelloheni do gjeni mbi 10 niper mbesa e kushurinj te pare . Kjo eshte drejtesia ne shqiperi

  4. Gerdeci says:

    Eshte è kot te diskutojme nqs nuk behet reforma ne drejtesi dhe te zbatohet ashtu sic è kerkon amerika gje e cila u kerkua edhe nga xhon kerry ky vend nuk behet , prape nga sali 21 janari do drejtohet dhe prokuroria e gjykata do vazhdoj te mbushet me kushurinje te pare dhe burgaxhinje e narkotrafikant se ja ka lene token bab gerdeci

  5. dajti says:

    Hiqni kete pleher se eshte pjelle e Saliut nuke lutohet korrupsjoni me njerez te korruptuar si LLalla e Nisheni dhe fundrrina te tjera si keto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje