Reagon ministri Tahiri: E patolerueshme dhuna ndaj gruas, polici të lirohet nga detyra

21 Shkurt 2016, 13:01Kronika TEMA

Pas skenës së dhunës në Liqenin Artificial ku një polic dhunoi një grua duke e goditur në fytyrë dhe duke e kapur për flokësh, ka reaguar ministri Tahiri.

“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.

Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.

Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.

Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në FB.

29 komente në “Reagon ministri Tahiri: E patolerueshme dhuna ndaj gruas, polici të lirohet nga detyra”

  1. KOZi says:

    Gabim MInistri ! Ku shkon policia po te fillohet me te shtyra,heqje kapele e me tej. Jam me POLICIN ! tung

    1. zef says:

      Replike me Kozi.

      Gruaja veproi gabim, dakort. Por edhe veprimi i policit eshte gabim i rende
      sepse polici perfaqeson shtetin dhe shteti te denancon dhe e pagun
      ne menyra te tjera dhunimin e uniformes.
      Polizia ben shkolle dhe ka ligje sepse perfaqeson shtetin dhe nuk
      mund te pergjigjet provokimeve me dhune fizike por duke te
      denuar me burg apo gjobe per cenim uniforme, prandaj populli e
      respekton polizine .

      1. Agim says:

        Turp Minister. I tridhni policat dhe prisni qe ata te na mbrojne kur kemi nevoje. Hapni YouTube she shikoni cte ben Policia amerikane po e preke. Pa le te besh veprime te dhunshme si ai I heqjes se kapeles. Te vdes me dru dhe te kalb ne burg per disa vite. Ktheni Policinin ne detyr dhe lerini Te bejne punen e tyre bazuar ne rregullore. Nese ka shkelur ndonje Nen Te rregullores na thuja se Cilin. Eshte Kaq e gabuar Te denosh policin bazuar ne perceptime emocionale. Si taksapagues dua Nje polici Te fort e jo Nje Polici Te tredhur

        Agim Tirane

      2. Sharmuta says:

        Foli “Beu I fshatit” Saimir Tahiri.
        Policet nuk jane kukulla ne doren tende zoti minister.
        Republika e Shqiperise ka ligje.
        Rregullo pune te tjera dhe zbato ligjin.
        Polici ka gabim qe nuk e ka arrestuar kete qytetare legene ashtu si je edhe ti.

    2. .... says:

      o katnor , po ca thu er taj ? dmth sipas teje gjykatesi duhet ta arkivoj kte ceshtje, dhe te arrestoje zonjen. ligji paska funksion per “heqje kapele” dhe jon dhun fizike. lali shko puno ne buqesi e mos i jep me mendje njeriu se per rrota kari si puna jota qe pale nga kan ardh eshte prish sot tirana. keni byth flisni dhe per tiranen pastaj, hipokrizi. 24 karat rrot kari
      hajt er taj se u baka qef ktu er taj

    3. ela says:

      Polici me shpula te kapi NENE, MOTREN; GRUAN dhe VAJZEN e VET. Polici ka ligjin ne krah, dhe duhej thjesht ta kishte shqerur ne komisariat zonjen sepse cenoi figuren e policit.

    4. Anton says:

      Z. Tahiri, jeni komplet gabim. Pa guxo te kundershtosh policin ne Amerike dhe do ta shikosh se ku e se si perfundon. Mund te jesh grua, burre, femije apo plak por ne ato momente po kundershton ligjin, shtetin, jo me te vesh duart mbi policin. Polici perfaqeson ligjin dhe shtetin. Nuk mund te kete shteti frike nga qytetaret e tij. Qytetaret duhet te mesohen te respektojne ligjin dhe jo shteti te lere kaosin te sundoje. Me lirimin e policeve te tille ti ju jep nje mesazh shume te gabuar te gjitheve atyre qe thyejne ligjin por edhe te gjithe policeve. Ata do te kthehen ne njerez neutrale qe nuk duan tja dijne me per ligjin edhe kur te thyhet. Kjo nuk eshte menyra. Polici beri shume mire qe e mbertheu per flokesh ate thyerse te ligjit dhe duhet ta kishte shtrire per toke, me fytyren ne dhe, dhe ta kish lidhur e cuar ne burg per ‘pengese te drejtesise’. Cdo person qe pengon forcat e rendit te bejne detyren, jo me te prekin policet me dore, konsiderohet ‘obstruction of justice’, dmth ‘pengim i drejtesise’. Ata cohen te gjithe ne gjygj dhe denohen ose me gjoba te majme ose burgim. Keshtu e kane mesuar Amerikanet ligjin. Ja perse jane shtet ku sundon ligji. Ligjit i binden te gjithe dhe nese e kundershton futesh brenda.

  2. LORA says:

    Je ne gabim shume te rende ,zoti Minister,,,,kapelja e policit eshte e shenjte per te dhe autoritetin e shtetit dhe ligjit.
    Kete duhet t’a ngulin mire ne koke qytetaret e Shqiperise,meshkuj a femra qofshin.
    Te guxojne kete sjellje me policet,jashte kufirit shqiptar,po e shikojne mire bythen e vicit.

    1. ben says:

      Kot me te pyet
      A nuk shkruajte te njejtat gjera dhe ne 21 janar ti?????????????
      A jane prape ata qe ishin me saliun qe mbrojne ramen. Apo ideali dhe aspirata e te majtes eshte baltosur keq.
      Sido qe te jete ky eshte nje turp I papare!!!
      Polici te kapi per flokesh nje grua se proteston kunder prerjes se pemeve.
      Mire qe nuk rrahen dhe sazanin e te thoshin se edhe ky eshte I berishes.
      Turp.

  3. tiku says:

    Jam me Saimirin. Shume mire beri qe e hoqi.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nxirrni ligje per mbrojtjen e figures se policeve dhe mesuesve,nuk jane maninkine qe femrat te provojne dufin e tyre.

  5. lakja says:

    o SAIMIR ketu ku jam une nje grua i tha policit :e di ti kush jam une!!! perfundimi ju vune prangat mqs po kundershtonte ju perplas koka pas makines dhe polici i tha:shko e thuaj gjykatesit kush je……..polici beri detyren

  6. Sokoli says:

    PO . E ke gabim zoti ministr! Policia nuk eshte lovace qe te tallen njerezit. Persee ka emrin polici ? Kur thyhen rregullat pse nuk duhet te veproj policia? Po qytetari kue gjen te drejten te preki policin ? Kjo po ndodh edhe ne shkolla ,ku nxenesit provokojne mesuesit,apo duan te prishin oren e mesimit ,mesuesi nderhune ,mesuesi perjasjtohet. Jo mor jo ! Qytetarit kur shkel rregullat duhet t’i shkoj shurra nder shal kur te shohi policine. Athere hiqeni policine dhe e lini ne dore te disa qytetreve si Alin Goixhaj e Ky superdhendrri. A ka i njoanci qe te kundershtosh pse ngrihet nje kend lojnash per femije? Edhe sikur te priten dy peme kendi i lojnave eshte me I vlefshem………

    1. anon says:

      seriozisht e ke ti edhe pse priten dy peme kendi i lojnave eshte me i vlefshem?…. oooooo Shqipni e mjera Shqipni

  7. Daniel says:

    Po dhunen e filloi protestuesja oh Z. Minister. Dhe dhunes duhet ti pergjigjesh me dhune. Shkarkimi demoralizon policine per te kryer punen. Ketu ne perendim ku une jetoi prej vitesh te guxhosh ti turresh policit, jo te godasin me shpulle, por e sheh veten te perplasur ne toke pas disa saltove ne ajer. Po qe ka shume te ngjare te goditesh me plumb. Mos u habisni. Por ne shqiperi mendohet se nuk eshte keshtu demokracia. Qytetari duhet e dhunoi ndersa shteti te ule kurrizin, e thene ndryshe individi te perdore dhune ndaj shoqerise,e kjo e fundit ta pranoi dhunen per hire te demokracise.Dhe neser jo vetem serish dhune, por ndonje do te hip ne peme e do kercenoi se do te hidhet, e policia do ti lutet te mos hidhet. Perse qeveria e rilindjes e koncepton keshtu demokracine. Vertet jemi ne vendi me demokratik ne Europe ,ku demokracite duet te na marin si model.

  8. Nardi says:

    Jo mor zotni minister. Nese do ti lirosh policat nga detyra sepse dikush i fyen dhe cenon dinjitetin ne detyre atehere vendose vet kapelen e policit dhe dil e ndeshu me putanat e Sali Rames.
    Polici ka ba vetem detyren. Ajo zonje duke i heq kapelen policit, ka ofendu jo vetem ate si individ, por te gjithe policine e shtetit dhe shtetin vete.
    Te arrestohet edhe ajo zonje, sic do te ishte vepruar ne France, Gjermani, Angli, SHBA dhe ne Russi.

  9. 17nentori says:

    ne perendim policet trajnohen te reagojne menjehere dhe me aq force sa duhet qe te neutralizojne agresionin. ne shba polici justifikohet te perdori edhe armen e zjarrit derisa te kontrolloje agresorin… nese nuk arrin dot ndryshe.

    kjo gruaja ka perdorur force fizike per te kundershtuar policin dhe fyer ate. ne perendim, trajnimi thote qe polici duhet te reagoje menjehere se keto raste kur qytetari arrin te sulmoje policin klasifikohen si flagrante kur qytetari eshte i pergatitur te provokoje dhe me pas te vazhdoje me rrembimin e armes apo te rrezikoje jeten e policit.
    ne shba polici do ta kishte shtrire barkas kete gruan dhe do kishte dhjete police mbi trupin e saj qe ta neutralizonin dhe dhjete te tjere me arme zjarri qe kjo mos te levizte as gishtat.

    gruaja duhet te veje dhe ti kerkoje falje policit.

    1. uahtaraku says:

      Per rolin e policise ne nje shtet demokatike, si nje polici ne sherbim te qytetareve, mendoje se Ministri veproje shume drejte qe e largoje nga policia ate police. Shteti eshte i qytetareve. Ky police nuk perfaqeson policine shqiptare dhe politiken e shteteve demokratike europiane qe e vene qytetarin ne vend te pare. Policia eshte e duhet te jete ne sherbim te qytetarit dhe jo xhandar e dhunues i tyre.

  10. atanas nikitin says:

    Polici nuk duhet te ndeshkohet me urdher,qofte edhe nga ministri, por te pezullohet ,te gjukohet nga sektoret kompetente te policise,apo MB dhe pastaj te vendoset.Ngjarja duhet pare mire.jane te gjitha te filmuara.Zonja e kaluar ne histeri e ka solmuar policin, e ka shtyre, eshte perpjekur ti shkepuse nga duart nje te ri qe e dhunon dhe kundershton me force policin,pastaj e ka goditur mbi balle duke i fluturuar kapelen.Me pas ka filluar te kunderveproje polici me mjete ekuivalente,pra jo me shkop gome apo me mjete te tjera.Fakti qe eshte femer nuk i jep asnje te drejte me shume se cdo mashkulli.Te dy,si mashkulli dhe femra jane njesoj para ligjit.Veprimi i policit eshte rrjedhoje e dhunes se ushtruar ndaj tij,si dhe ndaj ligjit.Uniforma e cdo ushtaraku,perfshi edhe policin eshte e paprekeshme.

  11. HIGO says:

    Shkarikimi i polizit nga detyra nga ana e ministrit Zoti Tahiri ose eshte hipokrizi ose pa aftesi e minstrit
    per te vlersuar rrolin epolizis se shtetit.
    Zoti Minister nje raste i a tille po te ndodhi ketu ne Gjeramn, qe dikush te godasi polizin, qofshin keta femra apo meshkuj, te jeni i bindur
    se polizia vepron ne grup dhe te prplase per toke deri sa te neutralizoj cdo veprim te agresorit , te vendos prangat e te perplase ne makinen e polizis si deng leshi.
    Gabimi i poplizise eshte se duhet te vepronte keshtu si ne gjeramin, qe rrugacet dhe rrugacet duhet ta dine mire se cfare do te thote te prekesh
    plicin e shtetit kur ajo eshte ne kryerje te detyres.
    Gabimi i juaj zoti Ministei i rendit, eshte se shkarkimi i policit pse goditi nje kurve , do te thote se ju keni debulese per kurvat.

  12. ky veprim demoralizon figuren e punonjesit te policise. ky eshte mentaliteti shqiptar Kurt dal in e protestojne me partite qe mbeshtesin NGA prapa qe mund te bejne cdo gje me figure e policit mjaft qe te bejne shov si simpatizzante te partise qe mbeshtesin. polici nuk preket ne asnje cast. po te ishte diku tjeter kjo grua do neutralizohej ne vend me nja 3apo 4 polic siper shpines….e kuptoj ministrin qe me kete xhest kerkon tu mbylli gojen pozites.. por jo te matesh ne per kemb figuren e ruajtesit te rendit. ky persone la familje per te ushqyer…e dergove per te rujtur qetesine e rendin.. por Jo si manikin…. peticion NGA te gjithe shqiptatet qe polici te kthehet ne detyre.. dhe MOS te behen kurban policia per arsye politoke dhe per shov demokracie…….

  13. Gladiator says:

    Gabim qe u dergua policia ne vendngjarje, kur ka trazira dergohen forcat speciale te kontrollit te turmes nuk dergohen policet me kapele!!!

  14. Piro says:

    Me falni Z.Minister Tahiri qe po ju shkruaj por them se bej mire ne kete rast mbasi dua tju pergezoj per aritjet e deritanishme ne te gjitha fushat qe mbulon Policia e Shtetit e cila eshte vene ne eficence ne intereses te mbrojtjes se popullit dhe zbatimit te ligjit.Duke mare shkas nga protesta e sotme ne parkun e Liqenit dua tju bej me dije se ashtu sic kerkoni nga policia zbatimin e ligjit duhet te kerkoni edhe zbatimin e ligjit nga populli qe jo vetem ben nje proteste te paligjeshme por dhunon edhe punonjesin e policies ne detyre dhe ju merni mase perperjashtim nga radhet e policies duke mbrojtur keshtu nje person qe ka fyer dinjitetin e shtetit.Them se u duet te jeni mbrojtes I punonjesit tuaj ne kete rast mbasi Z. ne fjale jo vetem ka vepruar ne kundershtim me ligjin duke mare pjese ne nje proteste te pa ligjegjeshme por ka vene dore mbi policing .veprim qe eshte I pa tolerushem ne nje vend demokratik.Ne raste te tilla policia te ve hekurat dhe te con atje ku e meriton gjithsejcili qe ben veprime te tilla.Policia dhe polici duhet te jene te shenjte dhe te pa prekshem nga kushdo qofshin,vetem keshtu mund te zbatohet ligji.

  15. Milazim says:

    E po qe boll pisa jane do do, kur tnalin nrruge, por nksi raste, polici smundet te bahet me faj…

  16. niku says:

    Une jam i mendimit qe policet duhen ndrruar me robota, duke i programuar qe te japin nga nje trendafil kush i dhunon.

  17. Eri says:

    O Konentues rilindas po per 21 janar si duhet te vepronte policia qe i gjuajten me hunj

  18. asd says:

    Une jam me te dobetin; Me gruan.
    Polic – Fshatari te mbeshtjelle e te frenoje me mire ndjenjate tij personale.
    Nuk me pelqen Tahiri por kete here ka vepruar me integritet.

  19. Treviso says:

    Me duket nje veprim i nxituar i ministrit te brenshem per masen qe ka marre, per punonjsin e policise ne protesten e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje