Nga miliarderi Trump, te “fukarai” Sanders: Pasuria e kandidatëve për president në SHBA

22 Shkurt 2016, 17:34Bota TEMA

Të kandidosh për president të SHBA-vë veç ideve dhe oratorisë duhet edhe një xhep i mbushur plot, por kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në fushatën presidenciale në Amerikë.

Duke parë të dhënat e votimeve deri tani mund të thuhet se paratë thuajse nuk kanë ndikuar aspak.

Megjithatë portali “WalletHub” ka zbardhur pasuritë e tre kandidatëve kryesorë, që janë favoritë për Shtëpinë e Bardhë.

I pari ndër republikanët me pikë në sondazhe, por edhe me para është Donald Trump.

Ai ka një pasuri prej 2,1 miliardë dollarë.

Demokratja Hillary Clinton është shumë larg kësaj pasurie.

Ajo zotëron 52,7 milionë dollarë.

Demokrati tjetër, Bernie Sanders është edhe më keq se Clinton.

Pasuria e tij është vetëm 737 mijë dollarë.

Megjithatë për të kanë dhënë para qindra mbështetës.

1 komente në “Nga miliarderi Trump, te “fukarai” Sanders: Pasuria e kandidatëve për president në SHBA”

  1. korcari says:

    Mire thane qe ne fillim zoterinjte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje