Qytet meksikan i Chilpancingo-s është ndoshta më vdekjeprurësi në botë.
Të paktën kështu thontë shifrat dhe banorët e tij.
Historitë e tij janë nga më të frikshmet dhe të dhimbshmet e mundshme.
Rrëmbime fëmijësh, vjedhje banesazh, vrasje, drogë pafund dhe terror të vazhdueshëm.
Rrëmbi i fëmijëve është kthyer në një normalitet në këtë qytet.
Trafikantët e drogës kryejnë tregtinë në sy të policëve duke sfiduar haptazi ligjin, i cili nuk ekziston.
Eudecia Gonzales (e dyta ne foto), është nëna e tre fëmijëve të rrëmbyer.
Asaj i rrëmbyen të tre fëmijët brenda një harko kohor prej 9 muajsh.
Fillimisht ata i kërkuan para për lirimin e fëmijëve.
Por pasi ajo gjeti paratë ata refuzuan shkëmbimin.
Trafikantët e kërcënuan se do ta vrisnin nëse kryente denoncim.
Ajo thotë se jeton me mallkimin e “fatit më të keq se vdekja”, duke mos ditur nëse fëmijët e saj janë gjallë apo të vdekur.
Më shumë se 50 mijë njerëz, kryesisht meshkuj të rinj, janë zhdukur që prej 2007.
Nuk dihet fati i tyre, nëse jetojnë ende apo jo.
Besohet se shumë prej tyre përdoren për trafik kokaine në SHBA, por ekzistone dhe frika e shitjes së organeve.
E teksa të rinjtë zhduken dita-ditës, nënat jetojnë gjithë kohën me pamundësinë për të ditur fatin e bijve të tyre./ Përgatiti Amarildo Lumani/ Daily Mail