Turizëm me “çanta shpine”, Shqipëria mes vendeve më të mira dhe tërheqëse

22 Shkurt 2016, 09:16Kulturë TEMA

Europa është e mbushur me vende të pazbuluara dhe kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë të pasionuarit pas këtij turizmi. Britanikja “the besttravelplaces” rendit pesë qytete që nuk janë desitnacione shumë popullore për turizmin me “çanta shpine”, por që kanë një sërë arsyesh për t’u vizituar.

Sarajeva, Bosnje- Hercegovina

Kulturë e ndryshme, arkitekturë e mrekullueshme, atmosferë unike. Kjo është Sarajeva. Kryeqyteti i Bosnje –Hercegovinës vështirë se mund të krahasohet me një qytet tjetër të Europës. Xhamitë qëndrojnë afër kishave, duke e berë një destinacion tëveçantë për turizmin e religjonit.

Tirana, Shqipëria

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i anashkaluar nga vizitorët. Deri diku kjo është e kuptueshme sepse natyra shqiptare është rymëzuese dhe shumë preferojnë të eksplorojnëbregdetin dhe malet në vend të qyteteve. Megjithatë, Tirana mund të jetë një venqëndrim të paktën për dy apo tre ditë. Është një vend shumë i veçantë, i ndryshëm nga shumica e kryeqyteteve europiane. Para së gjithash, vendasit janë gjithmonë të gatshëm për të mikpritur vizitorënë kulturën shqiptare. Përveç kësaj, Tirana ka atraksione të shumta. Ushqimi është i lirë dhe e shijshme. Jeta e natës është vibrante. Ka klube, bare e restorante, njerës të rinj dhe energjikë.

Kjo është pikërisht ajo që është Tirana.

Wroclaw, Poland

Ka diçka të veçantë në lidhje me atmosferën nëWroclaw. -së. Është një qytet studentor, kështu që ka shumë të rinj. Jeta në tëështëplot energji. Në të mund të ndiheni rinorë.

Prizreni, Kosova

Jo vetëm Prizreni, por e gjithëKosova është duke u anashkaluar nga udhëtarët. Edhe turistët e aventurës, ata me çanta shpine e kanëharruar atë. Është për të ardhur keq.Nuk duhet të humbisni shansin për ta vizituar pasi njerëzit janë shumë mikpritës dhe tregohen shumë tëdashur me vizitorët.

Tartu, Estonia

Estonia është një “qoshe” misterioze e Europës. Ajo  nuk i takon destinacioneve turistike më të njohura të kontinentit. Në fakt, njerëzit kanë tendencë për ta parë atë vetëm nëhartë. Është e vogël dhe ndodhet në veri të Rusisë. Mos e lini pa vizituar.

Monitor

2 komente në “Turizëm me “çanta shpine”, Shqipëria mes vendeve më të mira dhe tërheqëse”

  1. Fotaqi says:

    Vetem iraku e afganistani mungon nga kjo liste.

    1. Atdhetari says:

      Ata qe vijne me,canta ne shpine jane pabuks zorraxhinj qe vjedhin dhe frutat e,pemeve neper rruge dhe i kam pare vete.Hane konserva dhe i hehi, kudo,bejne,pazar edheper bileten e autobuzit se duan me te lire se sa paguajne Shqiptaret.Thjesht nuk ndihmojne fare ekonomine se flene dhe ne,cadra por na demtojne floren dhe faunen.Gazeta tema dhe,gjithe pushtetaret me shume seriozitet me,reklamimin e ketij lloj turizmi shkaterrues halesh.Ne na duhet turizem elitar dhe jo pabuksish drogaxhinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje