LETRA/ Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi

24 Shkurt 2016, 22:29Politika TEMA

Deputeti Armando Prenga ka vendosur të tërhiqet nga Kuvendi deri në vendimin e formës së prerë nga Gjykata.

Armando Prenga tha se është vendim personal.

Të mos merrem unë si pikë referimi nga opozita”.

“Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, dëshiroj t’ju bëj me dije vendimin tim për t’u vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.

Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time, dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhet të ishin përpara drejtësisë, më kanë kthyer në tabelë qitjeje, siç e kanë zakon se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.

Unë nuk dua t’i jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.

Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që Partia Demokratike lë të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si heroi të partisë në luftën për demokraci”, thotë Prenga në letrën e tij.

Deputeti Prenga u përfshi në konfliktin për Lagunën e Patokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje