Shtetasi Land Kaçorri i cili dyshohet si autor i ngjarjes së sotme në Lezhë, ku një biznesmen u qëllua me armë në kokë, është person me preçedentë penale të mëparshëm.
Konkretisht, me vendimin nr. 168 datë 17.10.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar këtë shtetas për vepren penale të “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Gjithashtu dhe në vitin 2004, Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim” të një shtetasi shqiptar, shkruan Panorama.
Njoftimi i policisë për autorët:
Nga veprimet e shpejta hetimore dhe verifikuese nga ana e grupit hetimor të policisë ka rezultuar se autorë të dëmtimit të shtetasit Landi Noka, janë shtetasit:
Landi Kaçorri
Gjergj Kaçorri
Të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Dyshohet se ngjarja ka motiv konkurencën në fushën e lëndëve drusore dhe qymyrit.
Si ka mundesi qe nje person i denuar per vrasje ne bashkpunim ne 2004 ne Firenze dhe ne 2008 ne Lezhe nuk eshte ne burg?
po si k.. e ka mbiemrin ky, noka apo ndoka, se spo meret vesh, nje artikull ndrysh e nje ndrysh, esht i njejti person apo jan 2 persona, i q.. jeten dhe te burgosurit do i benin me te sakta artikujt