Mesila Doda: PD-PS bashkë për ligjin e xhelatëve

24 Shkurt 2016, 15:37Politika TEMA

Deputetja Mesila Doda akuzon mazhorancën dhe opozitën në Komisionin e Sigurisë për projektligjin e rrëzuar “Për heqjen e dekoratave, xhelatëve të komunizimit”

“Trimat, hetuesit dhe ish-komunistët në Komisionin e Sigurisë, rrëzuan propozimin për heqjen e dekoratave xhelatëve të komunizimit. Kjo është akuza e rëndë që vjen nga deputetja Mesila Doda drejtuar  mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë.”

Komisioni i Sigurisë i drejtuar nga deputeti Spartak Braho dhe deputeti demokrat, Flamur Noka, nënkryetar i këtij Komisioni kanë vendosur pak ditë më parë ta konsiderojnë antikushtetues nismën ligjore të propozuar nga deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, për heqjen e dekoratave xhelatëve të Sigurimit të Shtetit.

Deputetja Doda pyet publikisht jo vetëm shumicën, por kryesisht opozitën a është dakord me këtë vendim të Komisionit të Sigurisë.

Deklarata e plotë

Në një akt të paprecedent për parlamentarizmin shqiptar, me dt 09 shkurt trimat, hetuesit, ish-komunistët dhe ish-sigurimsat e Komisionit të Sigurisë morrën në shqyrtim pa praninë dhe pa lajmërimin e iniciatorëve të ligjit për medaljet, për ndryshimin e ligjit për medaljet dhe titujt e nderit. Paralelisht me këtë draft dhe shumë i ngjashem me të u depozitua edhe ligji i deputetëve Taulant Balla dhe Edi Rama, i cili duke mos pasur kohë dhe në urgjencë të panevojshme e depozitoi ligjin si deputet i thjeshtë dhe jo si kryeministër.

Megjithatë, akti i Komisionit të Sigurisë lë pa fjalë këdo që ka marrë pjesë në jetën parlamentare shqiptare përgjatë këtij çerek shekulli, pasi nuk pranon ta shqyrtojë dhe e kthen për mendim tek Këshilli i legjislacionit duke e cilësuar si antikushtetues.

Komisioni i Sigurisë mund ta aprovonte apo rrëzonte, mund ta kthente për papajtueshmëri si komision përgjegjës me argumentin se ky ishte lëndë legjislative më e përshtatshme për Komisionin e Ligjeve, por që një komision ta dënojë me vdekje një ligj të propozuar, ku nuk është as prerogative e tij e as i takon . Për këtë shprehet Gjykata Kushtetuese ose vendimi, me të cilin kalohet në seancë plenare.Displaying IMG_0015.JPG

Sot, unë kam disa pyetje publike për anëtarët e Komisionit të Sigurisë.

Së pari, opozita në Komision është dakord me antikushtetueshmërinë e këtij akti? A është ky edhe mendimi i opozitës? Pra, zoti Noka si nënkryetar Komisioni bashkohet me zotin Braho që t’i heqësh xhelatëve dekoratat e nderit është e padrejtë dhe antikushtetuese?

Së dyti, pse nuk është dërguar bashkë me këtë ligj edhe ligji i propozuar nga deputetët Edi Rama dhe Taulant Balla? Objekti është i njëjtë, ndryshimet janë të ngjashme? Pse ka dy standarte, e turpshme si servilizëm ndaj Kryeministrit? A eshte dakord opozita me këtë akt?

Së treti, shërbimet përgjegjëse të Kuvendit të dërgojnë aktin për procedurë disiplinore ndaj atyre që kanë thyer rregulloren e Kuvendit dhe kanë dërguar në kalendat greke ligjin e medaljeve.

Së fundmi, e dinim që do ju dhimbte në shpirt heqja e dekoratave për xhelatet disa prej të cilëve jane në këtë Kuvend, përgjegjës për katrahuren  politike që jetojnë qytetarët shqiptarë, por kjo nuk na bën të tërhiqemi nga asnjë iniciativë e jona. Ditën për diell do dalin gjithë krimet që janë kryer dhe nderimet që nuk janë një e drejtë, por një mirënjohje që shoqëria jep për individët më të mirë të saj, ndaj këta nuk do munden t’i gëzojnë. Nuk do ndalemi, të kërkojmë respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit.

4 komente në “Mesila Doda: PD-PS bashkë për ligjin e xhelatëve”

  1. intelektuali says:

    Spartak Braho eshte ish Prokuror gjakatar i Enver Hoxhes dhe tani mafioz kurvash dhe prostitutash me Kokat e Durrsit dhe qe shkon dhe ben homazhe te varri i Sulo Gradecit Kryexhelatit te Enverit qe vrau Mehmetin si nje qen ne gjumin e nates dhe qe vriste foshnjat ne maternitetin e Tiranes me ndihmen e doktorit Frankenshtajn Glozheni, nje nga figurat me te errta dhe me kriminale te mjekesise shqyptare.

    prandaj:

    CFARE MUND TE PRESESH NGA EDVINI I SPIRO KOLEKES DHE NGA DELET SHQYPTARE QE PERMEND LU-JA?

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Cna duhet heqja e dekoratave kur kemi
    Komunistet sigurimsat bijte e tyre ne cdo institucion bijte e ish bllokut neper gjithe ambasadat tona ?
    Mesila kjo Pune eshte pjerdhur e ka marre ere tash 25 vjet.
    Vetem Zoti na shpeton nga farà e hisllit.
    Dy partite politike Tallin b me kete popull.

  3. qyetari B says:

    Zonja Mesila, dekoratat jane dhene ne nje kohe te caktuar dhe per merita te caktuara per ate kohe, po ashtu nuk mund te shuash me gome historine, te pakten duke bere ligje ne leter se nuk vlejne, per kedo femije qe lind se parardhesit e tyre nuk i pelqejne me. Eshte absurde, prandaj ti si me estravagante femer dikur ke marre dhe inisiative tjeter tek emisioni 7×7 i tvsh dikur per te fshire kenget dhe filmat e para viteve 1990. O duhet te jeshe e cmendur o psikopate. Me larte thua pyesni dhe une tu pergjigja. Ketu mori dekorate Sali Berisha qe akoma nuk eshte thare gjaku bulevardit deshmoret e kombit apo 1997-a apo 14 shtatori 1998. Te fala mendjes ty dhe Idrizit e kujdo tjeter qe mendon si ti. Pres pergjigje nga Mesila Doda.

    1. Shaqo says:

      Po e kruan shume, kjo bushter
      Do te behet protagoniste, kur nga historia eshte zero me bisht poshte.
      Ti qytetar mos kerko pergjigje nga bushtra se ajo shkon me shume qener.
      Edhe para ca kohesh e beri kete ne parlament, po iku me bisht nder shale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje