SMS gjyqtarit të Gjykatës së Lartë: Më sill 8 mijë dollarë, ndryshe….

24 Shkurt 2016, 15:52Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka thirrur për të pyetur si dëshmitare bashkëshorten e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, i cili është gjobitur tre vjet më parë.

Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese e po ashtu ish anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i gjobitur me një mesazh në telefon.

Për këtë çështje po gjykohet shtetasi Arjan Kalaja nga Shkodra, i cili akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, raporton TCH.

Çështja është mbajtur tepër sekret për shkak të statusit të personit ndaj të cilit është vendosur gjoba, një jurist i njohur prej 24 vitesh dhe që aktualisht është pjesë e kolegjit penal në Gjykatën e Lartë.

Burimet thone se i pandehuri Kalaja ka dërguar në vitin 2013 një mesazh ne telefonin e gjyqtarit Thanza me tekstin “Më sill 8 mijë dollare ndryshe do të çoj tek Fiksi”.

Për tre vjet organet e hetimit kanë hetuar se kujt i përkiste numri i telefonit, i cili ishte blerë në tregun e zi e për pasojë ishte e vështirë të identifikohej. Procesi penal drejtohet nga gjyqtari i krimeve të rënda Fran Prendi, ndërkohë që i dyshuari po gjykohet në gjendje të lirë.

Vetë i akuzuari ka deklaruar se mesazhi i gjobëvënies ishte dërguar nga djali i tij, i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje. Gjyqtari Admir Thanza, më herët ka qënë gjyqtar në gjykatën e Tiranës, anëtar i KLD-së nga 2004 deri në 2009, anëtar i Gjykates Kushtetuese nga 2009 deri më 2013 e më pas anëtar i Gjykates së lartë.

 

6 komente në “SMS gjyqtarit të Gjykatës së Lartë: Më sill 8 mijë dollarë, ndryshe….”

  1. sapa says:

    Sa keq se do i kishte marre paret e ndershme ketij shkodranit gjygjtar njerit prej hajduteve kriminele te drejtesise shqiptare.Edhe gruaja e tij notere eshte per tu dhimbsur.

  2. korrupsioni lulezon says:

    Sa I dhimbsen parate ketij hajduti .po te njejten dhimbje kane patur te tjeret hallexhinje nga ku I ke bere dhe parate.e pergezoj arjan kalajan per guximin e ndermare per tia mare parate jo hallall hajdutit te gjykates.pershendetje nga Anglia.

    1. Shkodra111 says:

      Mesa duket ti “korrupsion i lulezon” ,nuk i njifke hic keto dy persona .
      Njeni 24vjet gjygjtar e tjetri 44 vjet batakci.
      I njef shkodra te dy keta persona .

  3. stili says:

    Pse vetëm 8000 dollarë të ka kërkuar,mos të kërkoj gjë lëkurën,se ajo kasta e juaj edhe atë e meriton,,!

  4. Arber Trebeshina says:

    Fix fare eshte mase e lehte, se edhe ky sherbim po kthehet pa vlere, jo se nuk bene nje pune te shkelqyer, por as nuk marrin mundimin organizmat e drejtesise, per te ndjekur rastet e shemtuara qe vetem shqiptaret I bejne keto. Cfare mut gjyqtari dhe cfare drejtesie jep shqiptari me thundra e toge te zeze, kur merr rushfet(mitmarrje)! Pse nuk shohe asnjehere gjyqtare, prokuror ne konfrenca shtypi, intervista dhe tavolina debate, duhet pa tjeter se ata po tallen hapur me ate popull injorant. Do ta vertetoje koha, por Sali Berisha ka sabotuar shume ate vend, qe nuk e merr veten per 100 vjet! Ju lutem kryeredaktore pse nuk thirren gjyqtaret e ndershem(se pa tjeter ata jetojne me rrogen e beneficet qe u takojne) dhe te behet nje diskutim I gjere para miratimit te reformes! Si eshte e mundur qe nje jurist transformohet aq shume qe nga bankat e universitetit dhe kethehet ne nje kriminel qe populli e kercenon edhe me arme. kaq I poshter behet zogu I shqiptarit per shqiptarin?!!!

  5. sopiqoti says:

    Dhe per cfar na duhet ne kjo histori ?Kesaj i thone : ” pralla me mbret “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje